Connect with us

Infrastrukturë

Ndërtimi i Spitalit të Prishtinës nevojë për trajtimin e pacientevë në kushte më të mira

Published

on

Komuna e Prishtinës ka prezantuar planin e fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës, për të cilin u tha se është tejet i nevojshëm për prishtinasit.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se bashkërisht me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama kanë diskutuar për këtë projekt.

Ai derisa shpalosi disa nga prioritet e tij, theksoi se shëndetësia kosovare ka nevojë për investime në infrastrukturë, raporton Kosova Press.

Latifi tha se modernizimi i SHSKUK-së, është tejet i nevojshëm për të ofruar kushte më të mira për trajtim të pacientëve, por edhe për stafin shëndetësor.

“Kujdesi në spitalin tonë është i mrekullueshëm, por infrastruktura në spitalet tona ku shërohen pacientët, ku punojnë ditë e natë punëtorë shëndetësor ka vend për rindërtim, për tu krijuar në fillim pacientëve por edhe personelit hapësirë dinjitoze ku bëhet puna e mrekullueshme e mjekëve dhe infermierëve tanë”, u shpreh Latifi.

Kurse, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se për qytetarët mungesa e një spitali të përgjithshëm ka qenë disfavor.

Ai tha se ky spital është i nevojshëm për qytetarët e Prishtinës.

“Spitali Qendror i kryeqytetit të Prishtinës, siç e dini, çdo qytet tjetër i madh i Kosovës kanë spitalet e veta, kryeqytetit ende i mungon spitali i saj. E kemi QKUK-në që ofron shërbime edhe sekondare dhe terciare, pra qytetarët e kryeqytetit janë në disfavor me të tjerët për shkak të mungesës të një spitali, për këtë arsye këtu jemi bërë bashkë dhe kemi pas edhe biseda të shumta dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirëfilltë me MSH-në dhe ministrin, Latifi rreth nevojës së një spitali për kryeqytetin…”, theksoi ai./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Vonesa në kryerjen e punëve dhe pa pranimi teknik projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i projektit: Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.

Objektivë e këtij auditimi ishte të vlerësohej nëse Komuna e Ferizajt ishte efikase në planifikim dhe menaxhim si edhe nëse janë arritur objektivat e këtij projekti.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka audituar projektin që nga zanafilla e tij në dhjetor të vitit 2017 e deri në prill të vitit 2022, përfshirë planifikimin, procedurat e prokurimit, menaxhimin dhe arritjen e objektivave të projekti.

Subjekt i këtij auditimi janë Komuna e Ferizajt dhe departamenti i Financave në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i cili është përfshirë në fushëveprim sa i përket çështjes së pagesave të kryera në emër të projektit.

Auditimi ka konstatuar se Komuna e Ferizajt nuk ishte efikase në planifikimin dhe menaxhimin e projektit “Bashkimi i qytetit” sepse kishte marrë më shumë kohë dhe kishte kushtuar më shumë se që ishte paraparë.

Auditimi ka nxjerrë në pah, se si pasojë e planifikimit jo të mirë të projektit, komuna kishte kontraktuar shumë punë të cilat nuk ishin parashikuar në fillim dhe për pasojë kishte kosto shtesë, menaxhim jo efektiv të kontratave, kishte vonesë në kryerjen e punëve dhe ende nuk është bërë pranimi teknik i projektit.

Po ashtu, komuna nuk ka bërë vlerësim lidhur me nivelin e arritjes së objektivave të ndërtimit të projektit, që do të thotë se nuk ka informacion se çfarë vlere i ka shtuar investimi jetës së qytetarëve të komunës.

Komuna nuk e kishte përfshirë projektin në dokumentet strategjike duke e zbehur kështu transparencën ndaj qytetarëve. Nuk ishin buxhetuar mjete të mjaftueshme për realizimin e projektit dhe si pasojë projekti nuk ka arritur të realizohet me kohë.

Komuna nuk kishte marrë të gjitha masat për të siguruar parakushte për ndërtim të papenguar të projektit. Përveç kësaj, kishte kontraktuar shërbime apo punë me çmim shumë më të lartë se vlera e parashikuar e kontratave duke e kufizuar konkurrencën mes operatorëve ekonomik. Kemi gjetur edhe se Komuna i kishte paguar operatorit ekonomik punë të cilat ende nuk janë përfunduar dhe në anën tjetër operatori ekonomik ka përfunduar punë për të cilat ende nuk është paguar.

Komuna nuk ka njohuri se a i ka arritur objektivat e projektit sepse nuk ka hartuar një metodë për të matur ndikimin që do të ketë projekti në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca,  lidhur me këtë auditim ka shprehur shqetësimin lidhur me mungesën e kontrolleve në fazën e planifikimit, tenderimit dhe menaxhimit të projektit dhe ka deklaruar se është më se  e nevojshme që fondet publike të shpenzohen me përgjegjshmëri të plotë. Planifikimi i dobët dhe menaxhimi jo efektiv i kontratave publike që ndërlidhen me projektin “Bashkimi i qytetit” i ka kushtuar buxhetit të Kosovës shpenzime shtesë, dhe, edhe pas katër viteve projekti nuk ka përfunduar. Projektet e tilla me interes publik dhe me kosto të lartë financiare, duhet t’i nënshtrohen një diskutimi gjithëpërfshirës dhe me kohë me qytetarët dhe duhet të ketë objektiva të qarta dhe të matshme për realizmin e tyre.

Me qëllim të përmirësimit të procesit të menaxhimit të projekteve të tilla ndërtimore kemi dhënë dy rekomandime për Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe 11 rekomandime për Komunën e Ferizajt.

Continue Reading

Infrastrukturë

Ndahen 50 milionë euro për 300 kompani ndërtimi në Shqipëri

Published

on

Akti normativ i qeverisë që kompenson çmimet e materialeve të ndërtimit ka shkaktuar debate mes mazhorancës dhe opozitës në parlament.

Ministrja e financave, Delina Ibrahimaj bëri me dije se nga ky akt do të përfitojnë 300 kompani dhe se vlera që do i kushtojë buxhetit të shtetit kapë shifrën e 6 miliardë lekëve.

“Rritja ndjeshme e çmimeve në treg për materialet e ndërtimit ka ngadalësuar një pjesë të madhe të kontratave publike pasi ecuria e mëtejshme e tyre do të shkaktonte humbje të parikuperueshme për kompanitë e tyre deri në falimentimin e tyre. Kjo situatë do të detyronte ndërprerjen e punimeve si pasojë do të kishim ngadalësim të përfundimit të objekteve që janë të parashikuara këtë vit në buxhet”, u shpreh ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Deputetja demokrate, Grida Duma akuzoi qeverinë se po favorizon disa kompani.

Kritikat nuk ishin vetëm nga opozita, por edhe nga vetë brenda grupit parlamentar socialist. Erion Braçe tha se nisma e qeverise është e duhura por ka nevojë për më shumë transparencë

“Ndërkohë ky akt ka një boshllëk shumë të madh, të thellë që rrezaton mënyrën sesi kapitalistët tanë por edhe ne në ndonjë rast mendojmë. Do paguajmë më shtrenjtë hekurin, çimenton, bitumin, tubat, telat madje edhe me çmimet qe janë drejtpërdrejtë abuzim i një grushti tregtarësh në tregjet tona të përqendruara”, u shpreh Erion Braçe.

Qeveria do te kompensoje ndërtuesit e kontratave publike nga 5-30% për çmimin e rritur të materialeve të ndërtimit./Media Ndërtimi.

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Tre çerdhe të reja pritet të ndërtohen në Prishtinë

Published

on

Në mbledhjen e pestë të Kuvendit të Kryeqytetit, është diskutuar në lidhje me propozimi vendimin për caktimin e lokacioni ku do të ndërtohen tre çerdhe të reja.

Në këtë mbledhje është diskutuar për:

Propozimvendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e institucionit parashkollor në lagjen “Kolovicë e re” në Prishtinë;

Propozimvendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e institucionit parashkollor në lagjen “Mati 1” në Prishtinë;

Propozimvendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e institucionit parashkollor në lagjen “Kolovicë e vjetër” në Prishtinë.

Gjatë kësaj mbledhje është diskutuar edhe për:

Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës në shfrytëzim Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu “KOSTT” sh.a;

Propozimvendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e një memoriali dhe çezmeje në lagjen e “Muhaxherëve”./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending