Connect with us

Ndërtim

Ndërtimi i Rrugës A ndërmjet renderit dhe realitetit, vitin tjetër tenderohet edhe një km

Published

on

Drejtori i Investimeve Kapitale të Prishtinës, Krenar Xhaferi, në një intervistë të dhënë për Paper Radio, ka folur rreth projektit të ndërtimit të Rrugës A.

Ai ka treguar se tenderimin e kanë në procedurë të prokurorimit dhe se kanë afat edhe 2-3 muaj për zgjidhjen e problemeve deri tek kontaktori.

Më tutje ka treguar se projektin e rrugës A e kanë filluar me javën e parë të punës, ku për këtë projekt  kanë planifikuar 1.5 kilometra të rrugës.

‘’Domethënë javën e parë që kemi shku në zyre ne e kemi nis projektin e rrugës A. Për projektimin e kësaj rruge e kemi bo 1.5 kilometra të rrugës A, të njëjtën e kemi përcjell për tenderim e në vazhdim e kemi përmbylljen e komplet projektit të rrugës. Rruga A është diku 6km, 1.5 e kemi në tenderim të sivjetit, vitin tjetër do ta tenderojmë edhe një km.

Kështu qe procesi i rrugës  vetëm do të merr formë. Pjesa e tenderime është pjesa kryesore, që zgjidh pjesën e komunikacionit në Prishtinën e re. Do të jetë diku rreth 200\300 metra pjesa e Kalabrisë dhe do të jetë pjesa mbi Veternik deri tek rruga B’’, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se rruga “Nekibe Kelmendi” do të asfaltohet javën tjetër, kurse nga viti tjetër do të vazhdojnë deri tek rruga e Gjilanit, ku kjo do të bënte një zhvillim më të mirë të komunikacionit./Media Ndërtimi.

Ndërtim

Kodet e ndërtimit po e pengojnë përdorimin e printimit 3D për ndërtimet jorezidenciale

Published

on

Pse printimi 3D është ende i sheshtë në ndërtimet komerciale?

Sipas një ekzekutivi të Buro Happold, kodet e ndërtimit – jo aftësitë apo dizajni – po e pengojnë teknologjinë.

E shpallur si një mënyrë më e shpejtë, më e sigurt dhe më e pastër për të ndërtuar, teknologjia e printimit 3D ende nuk është përshkallëzuar në një mënyrë kuptimplote për ndërtimet jorezidenciale.

Ndërkohë që qeveria amerikane ka dhënë para nga granti për të hulumtuar aftësitë e printimit 3D në hapësirë, dhe disa projekte të provës së konceptit nga urat në kazermat e ushtrisë kanë grumbulluar tituj, përdorimi i aplikuar i printimit 3D në ndërtimet komerciale mbetet i sapolindur.

Patti Harburg-Petrich, drejtoreshë në zyrën e Los Anxhelosit të firmës inxhinierike Buro Happold me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se fajtori i vërtetë ka të ngjarë të jetë ai që të gjitha risitë e reja të ndërtesave janë të detyruara të lundrojnë: vetë kodi i ndërtimit.

Këtu, Harburg-Petrich flet me Construction Dive për atë që e pengon printimin 3D dhe ku mund të gjejë adoptim më të gjerë në ndërtimet jashtë vendit dhe sektorin jorezidencial./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Ferizaj do të bëhet me Spital Rajonal e QKMF të re

Published

on

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, priti në vizitë, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kryetari i Ferizajt deklaroi pas takimit se gjendja në sistemin e shëndetësisë në Ferizaj është me kapacitete të kufizuara, si me spitale ashtu edhe me resurse humane.

Megjithatë,  sipas tij, lajmi i mirë për këtë komunë është se do të përfundojë ndërtimi i Spitalit Regjional të Ferizajt dhe i QKMF-së së re.

E  ministri Arben Vitia deklaroi se punimet do të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të zgjidhet ky problem.

“Sa më shpejt që është e mundur do të fillojnë punimet, apo do të vazhdojnë në fakt punimet në ndërtesën aktuale” tha Vitia.

Pas vizitës në komunë, ministri Vitia ka vizituar Spitalin Rajonal dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Kundërshtohet ndërtimi i stacionit të policisë kufitare në Veri

Published

on

Lista Serbe i ka dërguar një letër proteste vendeve të QUINT-it, BE-së e KFOR-it, pas vendimit të Qeverisë e cila i shpalli me interes të veçantë publik disa prona të paluajtshme në komunën e Leposaviqit, më saktësisht në zonat kadastrale Dren dhe Leshak.

Subjekti më i madh politik i serbëve në Kosovë po konsideron se tokat “po rrëmbehen me shpronësim të paligjshëm nga Kurti”.

Për ta shpronësimi po bëhet pa bazë ligjore dhe këto “lëvizje të njëanshme kuptohen si dhunë institucionale dhe kidnapim i tokës serbe”.

“Në të njëjtën kohë në letër, u bëhet thirrje të gjithëve që urgjentisht të ndalojnë këto veprime të paligjshme dhe të parandalojnë rrezikimin e mëtejshëm të paqes, sigurisë ligjore dhe fizike të popullit tonë nga regjimi i Albin Kurtit”, kanë njoftuar Lista Serbe përmes një komunikate./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending