Ndërtimi i objektet të reja rrezikon që Butrinti të largohet nga mbrojtja e UNESCO-s

0

Objektet e reja për qëllime biznesore, të cilat po ndërtohen në qytetin e Butrintit rrezikojnë që këtë qytet ta paralizojnë më largim lista e trashëgimive kulturore që janë në mbrojtje të UNESCO.

Qëllimi i UNESCO-s është të kontribuojë për paqen dhe sigurinë duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar përmes reformave arsimore, shkencore dhe kulturore me qëllim të rritjes së respektit universal të drejtësisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut së bashku me lirinë themelore të shpallur në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Është pasardhësi i Komitetit Ndërkombëtar të Lidhjes së Kombeve për Bashkëpunimin Intelektual.

Ndër qindra qëllime dhe objektiva që UNESCO ka, doja të veçoja posaçërisht njërin: “Marrëveshjet e bashkëpunimit Ndërkombëtar për të siguruar trashëgiminë kulturore dhe natyrore botërore” duke iu referuar pikërisht skandalit të ndërtimit në Butrnit, ku u përfshinë shumë faktorë. Së pari, Butrinti, Gjirokastra dhe Berati, janë vetëm  tre nga 1073 trashëgimit kulturore që mbrohen nga UNESCO.

Sipas kushteve, kritereve dhe rregullave të organizatës, një bord i kryesuar nga Ministri i Kulturës dhe stafi profesional, janë përgjegjës për menaxhimin e pronës së Trashëgimisë Botërore. Instituti Kombëtar i Monumenteve të Kulturës dhe Instituti i Arkeologjisë janë përgjegjës për të gjitha hulumtimet, gërmimet dhe konsolidimin e mbetjeve arkitekturore dhe arkeologjike, shkruan konica.al.

“Parku Kombëtar i Butrintit u fut në Listën e Trashëgimisë Kombëtare të Monumenteve të Mbrojtura në vitin 1948. Aktualisht,  mbrojtja dhe ruajtja e monumenteve arkeologjike mbulohet nga Ligji për Trashëgiminë Kulturore. Vlerat natyrore të Ligatinave të Butrintit u njohën nga Konventa Ramsar në vitin 2002.  Në vitin 2005, bazuar në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, Butrinti u shpall Park Kombëtar dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 86 km².”

Pas lajmit se në Butrint po ndërtohej një biznes privat që u pretendua se ishte konfrom ligjit dhe e miratuar nga Ministria, reagimi i parë ishte ai i ministres Kumbaro ku deklaroi:

“Nuk ka beton dhe hekur në atë kuptim që e thoni ju. Është një projekt i miratuar 100% brenda kritereve dhe rregullave”. Por menjëherë pas kësaj, skandali u thellua kur ishte vetë drejtoresha e UNESCO-s, Mechtild Rossler, e cila në një intervistë për mediat shqiptare, deklaroi sot, duke nxjerrë zbuluar ministren Kumbaro se organizata që mbron trashëgiminë kulturore, nuk ishte në dijeni të këtij ndërtimi. Duke qënë se sipas marrëveshjes, nuk lejohet asnjë ndërtim që të ndikojë në ndryshime, dëmtime, ndotje apo rreziqe të tjera, pa marrë më parë miratimin nga UNESCO, kjo solli një frikë në publik për shkak se vendi ynë rrezikon mjaft nga kjo papërgjegjësi.

Së dyti, sipas UNESCO-s :“Shtetet që janë pjesë e Konventës duhet të informojnë Komitetin, nëpërmjet Qendrës së Trashëgimisë Botërore, për qëllimin e tyre për të ndërmarrë ose për të autorizuar në një zonë të mbrojtur sipas Konventës, restaurime të mëdha ose ndërtime të reja të cilat mund të ndikojnë në vlerën universale të pronës. Njoftimi duhet të jepet sa më shpejt që të jetë e mundur (për shembull, para hartimit të dokumenteve bazë për projekte të veçanta) dhe para marrjes së vendimeve që do të jenë të vështira për t’u kthyer, në mënyrë që Komiteti të ndihmojë në kërkimin e zgjidhjeve të përshtatshme për të siguruar që prona të ruhet plotësisht e padëmtuar.”

Së treti, UNESCO ka një liste të posatshme ku rreshton disa nga faktorët që ndikojnë negativisht dhe nuk lejohen në asnjë mënyrë të bëhën pa autorizimin e tyre në një trashëgimi e mbrojtur nga ata. Ndër të tjera në listë specifikohet se NUK lejohet ndërtimi i   Bizneseve Individuale

Zona industriale / parqe

Ndërhyrje / ndryshime në horizont etj

Strehimi i vizitorëve dhe infrastruktura përkatëse

Strehim të madh dhe infrastrukturë (hotele, restorante, fusha golfi, ski

vendpushime, etj)

Objektet turistike të mëdha / të përhershme me kosto të lartë (pontonet, skelat, observatorët, makinat kabllore, zona kampingu etj).

Siç u tha më lart, Qendra e Trashëgimisë Botërore dhe Organet Këshillëdhënëse gjithashtu marrin informacion nga burime të tjera si (OJQ, individë, artikuj të shtypit, etj.) nëse ka ndonjë shkelje në dëm të trashëgimisë së mbrojtur.  Në raste të tilla, në përputhje me Paragrafin 174 të Udhëzimeve Operacionale, informacioni i marrë i komunikohet Shtetit Palë për të verifikuar burimin dhe përmbajtjen e informacionit dhe për të marrë sqarime mbi çështjen e raportuar. Përgjigja e palës shtetërore më pas shqyrtohet nga Organet Këshilluese përkatëse dhe integrohet në raportin e SOC nëse kërcënimi është i vërtetë.

Thënë këto, Ministrja Kumbaro e cila ra ndesh me deklaratën e saj se gjithçka ishte e ligjshme, është absolutisht e gabuar duke qënë se vetë UNESCO e ndalon kategorikisht ndërtimin e bizneseve private dhe mbi të gjitha pa u njoftuar. Pasojat mund të jetë mjaft të rënda. UNESCO parashikon që nëse marrëveshja është shkelur, sipas konventës, mund të kërkojnë madje dhe fshirjen dhe përjashtimin e një vendi, nga lista e trashëgimisë së vendeve të mbrojtura.

Burimi: UNESCO/konica.al