Trashëgimia
Ndërtimet “ngulfasin” Çarshinë e Vjetër në Shkup
Ndërtimet e reja dhe të njëpasnjëshme nga dita në ditë po ngulfasin Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Mbindërtimet shtesë të kafeneve, restoranteve dhe objekteve tjera të ndryshme humbin dhe zbehi arkitekturën e dikurshme të Çarshisë. Qytetarët e anketuar thonë së ndërtimet të tilla nuk duhet të lejohen veçanërisht në pjesët që më historike.
“Hapësira është shumë e ngushtë edhe për të kaluar, ja e shihni edhe vetë. Lejet që jepen për të ndërtuar e mbi ndërtuar, çarshisë ja humbasin atë autentikën. Çarshia e Vjetër duhet të mbetet e tillë, të riparohet, të rregullohet por prapë të mbetet në stilin e vjetër, me pamje të vjetër siç ishte në kohën e më hershme.”
“Po është e zënë pak por çfarë të bëjmë. Po, humbet ajo pamja e vjetër e Çarshisë. Duhet që ndërtimet e reja të bëhen në përputhje me ato të vjetrat që janë në Çarshi.”
“Ajo që ishte më herët në Çarshinë e vjetër në Shkup gjithsesi se po humb. Unë mendoj se nuk është mirë kjo që po ndërtohet kështu. Po humbet historia”, – ankohen qytetarët.
Ndërkohë shumë qytetarë u shprehën nostalgjik për pamjen e dikurshme të Çarshisë dhe për jetën që ofronte ajo në kohërat e kaluara. Siç thonë ata lëvizja e njerëzve, jeta shoqërore që zhvillohej, arkitektura e bukur, ishin disa nga elementet që ia shtonin edhe më shumë bukurinë kësaj qendre.
“Më kujtohet si student kur isha, ishte shumë mirë. Edhe tani është ambienti i mirë por nuk e di sa njerëzit e kanë atë ndjenjë. Çarshinë e Vjetër të gjithë e dimë me bukuritë, me arkitekturë të vjetër e të bukur, me shoqëri, etj.”
“Çarshia e vjetër ka pasur shumë dallim prej kësaj të tashmes. Shumë më e zhvilluar ka qenë. Pamja ishte shumë më ndryshe, tash është ndërtuar pak dhe është bërë pak më ndryshe. Çarshia Vjetër ishte shumë më e mirë, kishte më shumë lëvizje. Normal që humbet nuk mund ta zëvendësojnë atë të vjetrën që ishte”,- shprehen qytetarët.
Çarshia e Vjetër ishte ndër qendrat e para dhe më të mëdha në Ballkan. Ajo u dëmtua nga tërmetet e viteve 1555 dhe 1963, si dhe nga dy luftërat botërore. Pas rindërtimit të disa objekteve, arkitekturës osmane dhe bizantine iu shtuan edhe elemente të arkitekturës moderne. Në vitin 2008 ajo u përfshi nën mbrojtjen ligjore si objekt i trashëgimisë së veçantë kulturore.
Trashëgimia
11 asete të reja i shtohen trashëgimisë kulturore të Kosovës
Trashëgimia
Shqipëria u përgjigjet kritikave të UNESCO-s për Gjirokastrën dhe Beratin
Trashëgimia
Kulla e shekullit XVIII në Deçan është shndërruar në muze etnologjik
-
Infrastrukturë1 day ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim2 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale2 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Aktuale2 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë1 day ago
Oligarku rus i sanksionuar më në fund shet aksionet në Strabag