Arkitekturë
Ndërron jetë arkitekti i famshëm nga New York-u
Arkitekti modern dhe novatori i strehimit social, Neave Brown, ka ndërruar jetë pas betejës së tij kundër kancerit.
I lindur në Nju Jork më 1929, ai njihej më së miri për skemat e tij të strehimit të pas luftës në Londër dhe investimin e tij në komunitetin lokal. Njohur për përpjekjet e tij pioniere dhe shqetësimin për mirëqenien e banorëve të banesave sociale, Neave Brown u prezantua me Medaljen e Artë të Arkitekturës 2018 të RIBA-s për Arkitekturë tetorin e kaluar, në emër të lartësisë së saj Mbretëreshës së Anglisë.
Ben Derbyshire, Presidenti i RIBA-s, i bëri homazh Brownit i cili fatkeqësisht vdiq me 9 janar.
“Komuniteti i arkitekturës ka humbur një gjigant, ai na tregoi se si rigoroziteti intelektual, urbanizmi i ndjeshëm, aftësia e tij e lartë e dizajnit dhe vendosmëria mund të sjellin mirëqenie për komunitetin lokal që ai ka shërbyer aq mirë në Camden” tha Derbyshire.
“Kontributi i Neave në arkitekturë nuk do të harrohet, vizioni dhe idealet e tij do jetojnë në gjeneratat e arkitektëve, të cilët ai i ka frymëzuar” shtoi ai.
Kompleksi Alexandra Road ishte një nga projektet më të njohura të Broën. Ndërtuar në vitet 1970 nga Këshilli i Londrës në Camden, banesat me densitet të ulët siguruan një hapësirë private për të gjithë banorët. Ajo ende qëndron si një prototip për strehimin social sot.
Tre javë pasi Neave Brown u nderua me Medaljen e Artë të RIBA-s për Arkitekturë, një audiencë prej gati 1,300 njerëzish morën pjesë në një aktivitet të organizuar nga The Architecture Foundation për ta dëgjuar atë të flasë në Teatrin e Perandor Hackney në Lindje të Londrës.
Shikoni intervistën e plotë më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=pH3PU2kWHIM
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë3 days ago
Pse nuk filluan punimet për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë?
-
Infrastrukturë1 day ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë3 days ago
Srebrenica do t’i riemërtojë rrugët duke injoruar gjenocidin
-
Dizajn2 days ago
Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Aktuale2 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë2 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Aktuale2 days ago
USAID dhe Agjencia Kadastrale diskutojnë çmimet e shitblerjes dhe vlerësimet e pronave