Featured
Ndërprerja e punimeve në kolektor e kanalizim rrezikon banorët e Kalabrisë [foto]
Në lagjen Kalabria tash e disa javë punët për ndërtimin e “kolektorit betonarme” dhe kanalizimit fekal mbi lumin Prishtina janë ndërprerë.
Ne vendin ku është punuar gjendja është e shumë e keqe. Kjo pasi janë vendosur vetëm disa pengesa te cilat në mbrëmjen e sotme, pas të reshurave të shiut dhe erës se madhe kanë rënë në tokë.
Situata duket të jetë shumë e rrezikshme, sidomos nëse lëvizin fëmijët, pasi kolektori është shumë i thellë, raporton lajmi.net.
Veç kësaj, aty edhe trotuari ka filluar të shembet pas gërmimeve duke paraqitur kërcenim serioz për banorët.
Ky projekt ka filluar në tetor të vitit 2016, dhe synohet të eliminohet problemi i erës nga kanalizim që i ka bezdisur të gjithë banorët e kësaj lagjeje.
Gjatësia e rrugës mbi lumë është 1240 metra, vlera e projektit është mbi 2 milionë euro, ndërkaq punimet që nga dita e nisjes do kanë afat të kruhen për 200 ditë pune.
-
Infrastrukturë2 days ago
Kontraktori austriak Strabag blen prodhues të qëndrueshëm të materialeve të ndërtimit
-
Infrastrukturë2 days ago
Rruga Prishtinë-Pejë po bëhet, protestat s’po ndalen, banorët e 3 fshatrave kërkojnë ndihmën e Albin Kurtit
-
Infrastrukturë2 days ago
Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!
-
Infrastrukturë1 day ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë2 days ago
“Kryevepër arkitektonike”, Rama mbron velën e betonit në Durrës
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Aktuale2 days ago
Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për shkarkim trafiku