Connect with us

Aktuale

Ndahet buxheti për ndërtimin e shtatë qendrave regjionale për patentë-shoferë, njësitë nuk operojnë në Stacionet e Autobusëve

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, mbajti konferencë për media në lidhje me lansimin e E-testimin për patentë-shofer, për pjesën teorike, projekt ky i cili po lansohet në shtatë qendrat e patentë-shoferëve.

Realizimi i projektit të E-testimit, është reformë shumë e rëndësishme për vendin, ku përmes këtij aplikacioni do të rritet cilësia e testimit të kandidatëve për patentë-shofer në pjesën teorike, efikasiteti në testim, transparenca gjatë testimit, si dhe dixhitalizimi i sistemit.

Para të pranishmëve në konferencë, zv. Ministri Durmishi shprehu:

“Sot jemi këtu për të prezantuar një të arritur shumë të madhe në fushën e patentë-shoferëve, një projekt i cili ka filluar që një kohë të gjatë, në fillim si një pilot projekt, mirëpo tani jemi në përfundimin e projektit në shtatë qendrat e patentë-shoferëve. Bëhet fjalë për E-testimin, një projekt ky në fushën e patentë-shoferëve, i cili do të lehtësoj punën në të gjitha njësitë si dhe po ashtu do të shkurtojë kohën e pritjes së menjëhershme për pjesën teorike të provimit për patentë-shofer. Për më shumë, do t’i eliminoj gabimet e mundshme teknike në mënyrën se si është praktikuar testi deri më sot. Kjo është një reformë shumë e madhe në njësinë e patentë-shoferëve, ku gjatë muajit dhjetor, kemi pasur fazën testuese të projektit në të gjitha qendrat regjionale të Kosovës dhe në fillim të muajit Janarit do të fillojmë në shtatë qendrat regjionale që të implementojmë në tërësi projektin e E-testimit. Tani i kemi shtatë qendra regjionale të patentë-shoferëve dhe në të gjitha këto qendra prej datës 5 Janar, të vitit 2022, do të filloj implementimi i këtij projekti.”

Zëvendës Ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi deklaroi se është ndarë buxheti për fillimin e një projekti që lidhet me ndërtimin e shtatë qendrave regjionale për patentë-shoferë, për shkak se ato operojnë në objektet e stacioneve të autobusëve. Me ndërtimin e objekteve të reja, do të sigurohen kushte shumë më të mira për mirëmbajtjen e pajisjeve, dhe dixhitalizoimi i procesit të marrjes së patentë-shoferëve në të ardhmen./Media Ndërtimi.

Aktuale

USAID dhe Agjencia Kadastrale diskutojnë çmimet e shitblerjes dhe vlerësimet e pronave

Published

on

Në një takim të përbashkët në zyrat e USAID-it në mes të përfaqësuesve të USAID-it, Agjencionit Kadastral të Kosovës, Ministrisë së Financave përkatësisht Departamentit të Tatimit në Pronë dhe përfaqësuesit nga shoqata e vlerësuesve privat të pronës u diskutua lidhur me publikimin e çmimeve të shitblerjes dhe vlerësimet e pronës.

Në këtë takim u diskutua modalitetet e publikimit të këtyre të dhënave duke krijuar një aplikacion ku do të kenë mundësi përmes telefonit të marrin të dhënat për njësitë kadastrale në rastin kur çmime të shitblerjeve dhe duke marr të dhënat mbi vlerësimin e pronës për qëllime të tatimit. Poashtu në rastin kur për njësi kadastrale të caktuara ka edhe të dhëna mbi vlerësimin nga vlerësuesit privat do të shfaqen edhe ato të dhëna.

Të gjithë qytetarët do të kenë qasje në këtë aplikacion pa pagesë dhe të gjitha palët e interesuara për qëllime të ndryshme për njësitë kadastrale ku do të rritet transparenca mbi të dhënat e çmimeve të shitblerjeve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Duan ta shesin për 1€ arin”, avokati denoncon AKP-në, Gjykatën e Komunën për tokën e vlefshme në Fushë Kosovë

Published

on

Është një copë toke mbi një hektar. I takon ndërmarrjes shoqërore “Slloga”. Para luftës ishte e destinuar për ndërtim, por dikush e shndërroi në tokë bujqësore. “Po duan që ta privatizojnë për një euro arin…e pastaj dikush ta shet 100 mijë një ari”, denoncon publikisht avokati që i përfaqëson ish-punëtorët e kësaj ndërmarrje. Insajderi sjell detaje nga zhvillimet për këtë ndërmarrje që sipas avokatit në këtë rast janë të përfshirë AKP-ja, Gjykata e Komuna e Fushë Kosovës.

Ish-kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimi (AKP), Blerim Rexha tri vite më parë ishte bërë lajm nacional me një deklaratë.

Pesë mijë ari tokë janë shitur nga një euro ari. E kam kundërshtuar këtë proces të privatizimit me këtë çmim mjaft të ulët. Ndërsa, në bord anëtarët me thoshin, ‘po të dhimbset toka e Kosovës?’. Andaj, kjo ka qenë një ndër arsyet e dorëheqjes”, pati deklaruar ai parak një komisioni hetimor të Kuvendit të Kosovës për privatizimet.

“Historia mund të përsëritet”, druan avokati Vehbi Halili i cili përfaqëson ish-punëtorët e ndërmarrjes shoqëror “Slloga”, me të cilët ka nisur një betejë ligjore, siç thotë ai, për të parandaluar një veprim të ngjashëm të AKP-së.

Toka për të cilën ai dhe ish-punonjësit e “Sllogës” po shtyhen nëpër gjykata me AKP-në gjendet në Fushë Kosovë, afër ndërtesës së kësaj komune.

Është një copë toke prej një hektarë e tetëmbëdhjetë ari. Siç thotë ai, tash iu ka mbetur vetëm përdorimi i atyre që quhen mjete të jashtëzakonshme në Gjykatën Supreme, që të mos lejohet që edhe kjo tokë të shitet lirë.

Nga tokë ndërtimore, në bujqësore – kush e bëri ndryshimin?

“Po duanë që ta shesin me një euro arin. Ndoshta edhe dy euro. Diçka që e kemi parë edhe më herët dhe pse gjykata po kërkon të provohet kjo, tashmë ky është fakt i njohur”, thotë avokati i ish-punonjësve të “Slloga”, Vehbi Halili në një prononcim për Gazetën Insajderi.

Ai ka treguar se kur u autorizua nga ish-punonjësit e kësaj ndërmarrje që të mbronte pronë e saj në Fushë Kosovë, gjeti që para luftës së fundit të vitit 1999, kjo tokë ishte e destinuar si tokë ndërtimore- që rrjedhimisht ia shton vlerën.

Me datë 6 shtator 2023, në Dhomën e Posaçme u deponua një propozim për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit lidhur me ndalesën dhe shitjen e pasurisë së patundshme nga neni 297, 306 lidhur me nenin 304 të LPK-së.

“Në këtë propozim theksohet se asetet e ndërmarrjes “Slloga” në Fushë Kosovë janë definuar për shitje si tokë bujqësore nga AKP, vendim ky i cili është në kundërshtim me provat materiale, të cilat i posedojnë punëtorët e kësaj ndërmarrje p.sh., nga vendimi i ashtuquajturit (iratit) d.m.th. tokës nga Komuna e Prishtinës në OSH “Slloga”, në Fushë Kosovë, i datës 1 gusht 1989 e regjistruar me datë 17 nëntor 1989, Akti i quajtur “Spisak Promena” për vitet 1989-1996, Komuna Kadastrale në Fushë Kosovë, vendimi nr. 452 dhe shenja 16369/21 i datës 15 shkurt 2012 në të cilin vendim shihet se të gjitha parcelat e O.SH “Slloga” në Fushë Kosovë janë toka ndërtimore si dhe libri nga arkivi i vitit 1966”, thuhet në padi.

Këto parcela të cilat tashmë i disponon AKP, sipas padisë  “pas lufte ishin regjistruar si toka bujqësore e jo siç kanë qenë toka ndërtimore në bazë të provave të i posedonte Agjencioni Kadastral i Fushë Kosovës, e një pjesë e konsiderueshme i mban të uzurpuara Komuna e Fushë Kosovës e qëllimi i tyre dhe i AKP-së është ndërrimi i destinacionit nga toka ndërtimore në tokë bujqësore, pra shitja si tokë bujqësore”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias hapet më 18 prill

Published

on

Ministria e Kulturës ka njoftuar për inaugurimin e instalacionit skulpturor “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës” të artistes Doruntina Kastrati dhe kuratores Erëmirë Krasniqi që sivjet përfaqësojnë Pavijonin e Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se të gjithë janë të ftuar të bashkohen në inaugurim.

“Hapja e Pavijonit të Kosovës për mediat mbahet më 18 prill 2024, ora 14:00, kurse inagurimi i Pavijonit të Kosovës në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venecias mbahet të enjten me datë 18 prill nga ora 15:00 në Museo Storico Navale della Marina Militare (në mes të hapësirave ekspozuese të Arsenales dhe Giardinit)”, njofton MKRS.

Më tutje thuhet se “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës” ka për komisionare Hana Halilajn dhe organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending