Connect with us

Aktuale

Mungesa e fuqisë punëtore alarmon Gjermaninë

Published

on

Sipërmarrjet gjermane së shpejti mund të kenë mungesë të miliona punëtorëve. Agjencia Federale e Punësimit dëshiron të marrë kundërmasa mbi të gjitha me trajnime të mëtejshme. Askush nuk duhet të humbasë nga jeta e punës, thotë kreu i autoriteteve të Nurembergut.

Në luftën kundër mungesës së madhe të punëtorëve të kualifikuar në tregun gjerman të punës, ekspertët thonë se sa më shumë njerëz duhet të vazhdojnë të punojnë – përfshirë edhe ata me më pak kualifikime. “Është e rëndësishme që të fitojmë sa më shumë punëtorë potencial në Gjermani dhe të mos humbasim askënd”, tha kryetari i Agjencisë Federale të Punësimit, Detlef Scheele. Në të ardhmen, do të hapen po aq vende të reja pune sa do të eliminohen si pasojë e procesit të automatizimit dhe transformimit – por punëtorët duhet të kenë një profil tjetër, raporton DW Shqip.

Kërkimi i fuqisë punëtore në vendet e tjera

Kjo është arsyeja pse Gjermania ka nevojë të sjellë fuqi punëtore të kualifikuar nga vendet e Bashkimit Evropian, por edhe vendet jashtë BE-së – që tani vijnë infermierë dhe punonjës që kujdesen për të moshuarit nga vendet si Kolumbia, Meksika ose Indonezia. Gjermanisë i duhen urgjentisht këta punonjës që vijnë nga BE-ja dhe nga vendet e treta. Nëse nuk do të vinin në numër të mjaftueshëm, Gjermania mund të përballet me vështirësi në rritjen ekonomike. Mungesa e ardhjes së të huajvemund të frenojë rritjen ekonomike.

Nuk ka dyshim se përgatitja e mëtejshme profesionale duhet të jetë një fushë thelbësore e ndryshimit strukturor. Por kush duhet të jetë përgjegjës për të? Sindikatat e shohin qeverinë si përgjegjëse. Ajo duhet të mbështesë punonjësit në ndryshime strukturore, për shembull me të drejtën për kualifikim dhe mësim, thotë shefi e DGB-së, Reiner Hoffmann.

Kryetari i Shoqatës së punëdhënësve Rainer Dulger, nga ana tjetër, thotë: “Kompanitë nuk kanë nevojë për rregulla burokratike të pakoordinuara ligjore”. Trajnimet janë “e nesërmja” e sipërmarrjeve dhe fuqia punëtore duhet të jetë sa më fleksibël. “Kompanitë dhe punonjësit e tyre mund të vendosin më së miri për opsionet individuale dhe kushtet që kërkohen.”

Trajnimi i mëtejshëm është një nga sfidat që sjell ndryshimi strukturor, tha Dulger. “Ne kemi nevojë për një revolucion të mëtejshëm arsimor – ai duhet të ndodhë dhe do të ndodhë në kompani.” Dugler mendon se shuma prej rreth 41 miliardë eurosh që kompanitë tashmë kanë investuar në trajnime të mëtejshme do të vazhdojë të rritet./Media Ndërtimi.

Aktuale

Falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova, arrestohen 17 persona në Serbi

Published

on

Në Serbi janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente për shqiptarët nga Kosova dhe në këtë mënyrë kanë krijuar përfitime të paligjshme financiare në shumë prej të paktën 100 mijë euro.

Sipas urdhrit të Prokurorisë Publike për Krim të Organizuar (PKO), në bashkëpunim me Shërbimin për Luftën Kundër Krimit të Organizuar (ShLKKO) arrestimi i tyre ka ardhur për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale të falsifikimit të dokumenteve në periudhën nga prilli i vitit 2023 deri më sot, dhe për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Grupi i parë i organizuar kriminal, siç thuhet, përbëhej nga gjashtë persona, përkatësisht: M.N, N.G, V.S, L.R.S, S.B dhe N.P, ndërsa grupi i dytë i organizuar kriminal përbëhej nga 11 persona dhe përkatësisht: R.B, A.B, B.D, D.G, I.D, Z.V. , M.B, M.P, S.K, B.Gj dhe S.K

Siç shkruan portali serb “N1”, nga Prokuroria për krim të organizuar kanë thënë se “ekziston dyshim i bazuar se këto grupe të organizuara kriminale kanë prokuruar dhe krijuar dokumente të falsifikuara, përkatësisht: karta identiteti, kontrata e autorizime që kanë të bëjnë me blerjen dhe shitjen e ngastrave kadastrale në Kosovë në pronësi të personave serbë të zhvendosur nga Kosova, dhe në këtë mënyrë u mundësonin personave të nacionalitet shqiptar nga Kosova, të cilët janë të interesuar të marrin statusin e shtetasve të Serbisë, të regjistrojnë vendbanimin, të marrin shtetësinë dhe dokumentet personale”.

Gjithashtu, sipas portalit serb, personave të interesuar u janë dhënë vërtetime të falsifikuara, diploma të arsimit të mesëm dhe të lartë dhe në këtë mënyrë u kanë mundësuar që këto dokumente të falsifikuara t’i përdorin si të vërteta.

“Në këtë mënyrë kanë krijuar rreth 400 dokumente të ndryshme dhe kanë përfituar përfitime pasurore të kundërligjshme në shumën prej 100 mijë eurosh deri më tani”, citohet të ketë thënë Prokuroria.

Mes anëtarëve të këtyre dy grupeve të organizuara kriminale janë dy ofiqarë, një pjesëtar i MPB-së, një ish-punonjës i Universitetit “Megatrend” dhe një këshilltar i punësuar në Ministrinë e Arsimit të Serbisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ministria e Turizmit përgatit aplikimin për futjen e Vjosës në UNESCO

Published

on

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka njoftuar nisjen e punës për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore të mbrojtura nga UNESCO, nën programin “Njeriu dhe Biosfera”.

Kumbaro ka pasur një takim me delegacionin e UNESCO-s që ka mbërritur në Tiranë, i cili do të ndjekë përgatitjen e dosjes së aplikimit. “E lumtur të prisja në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit ekipin e UNESCO, me të cilët nisim punën për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore përmes programit “Njeriu dhe Biosfera”. Është ky program global që synon të krijojë një bazë shkencore për të përmirësuar marrëdhëniet midis njerëzve dhe natyrës ku jetojnë, për zhvillimin e qëndrueshëm që mbron mjedisin.

Na pret një punë intensive në përgatitjen e dosjes së aplikimit, që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura do të dorëzojnë në UNESCO brenda këtij viti, për t’i dhënë një tjetër pasaportë ndërkombëtare mbretëreshës së lumenjve europiane e për të shtuar një tjetër xhevahir shqiptar në listën e UNESCO”, shprehet Kumbaro.

Vjosa u shpall Park Kombëtar në mars të vitit 2023. Më herët, Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO Audrey Azoulay vizitoi Vjosën me ftesë të Ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro me qëllim përfshirjen e saj në listën e siteve të mbrojtura nga UNESCO, duke e vlerësuar si një prej lumenjve të fundit të egër në Europë dhe i pari Park Kombëtar i një lumi të paprekur.

Përgatitja e aplikimit është një proces i gjatë sipas standardeve të Organizatës Botërore të Kombëve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, dhe Shqipëria do të asistohet nga ekipi i programit “Man and Biosphere”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

AKP-ja shpall për shitje dy asete në Mal të Zi

Published

on

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26 aseteve atraktive që gjenden në Kosovë, raporton Ekonomia Online. Zëvendësdrejtori i AKP-së Muharrem Arifi, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit duke e bërë të ditur se për herë të parë janë ofruar për shitje dy prona jashtë republikës së Kosovës.

“Ne sot po e përmbyllim procesin e tenderimit për – shitjen e 26 aseteve te Ndërmarrjeve Shoqërore ne likuidim përmes kësaj metode. Më lejoni të ju njoftoj se deri më tani janë privatizuar 2, 939 asete të ndryshme përmes shitjeve të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore në administrim të Agjencisë. Nga privatizimi i përgjithshëm i ndërmarrjeve shoqërorë dhe aseteve të tyre deri më tani janë grumbulluar 784 milionë e 114 mijë euro”, tha ai.

“Nga numri i përgjithshëm prej 602 Ndërmarrjeve Shoqërore në administrim te Agjencisë procesi i likuidimit deri me tani ka filluar për 589 Ndërmarrje. Deri me tani shuma e fondeve te shpërndara tek kreditorët e ligjshëm është 61 milionë e 700 mijë euro për 307 ndërmarrje shoqërore në likuidim. Për sa i përket shpërndarjes së 20 për qind, Agjencia po vazhdon me miratimin e listave të punëtoreve dhe shpërndarjen e shumës se 20 për qind të të  hyrave nga shitjet e aseteve për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore dhe deri me tani kemi arritur te shpërndajmë 163,379.229. EUR numri i përgjithshëm i përfituesve te 20 për qind është 52, 092 ish-punëtorë”, deklaroi ai.

Në rajonin e Prishtinës ofrohen për shitje 4 lokale afariste të madhësive të ndryshme duke filluar me lokalin 113m² në rrugën “Luan Haradinaj” deri në 24.66m² lokali në Dardani, të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive afariste. Në rajonin e Prishtinës, konkretisht në Lipjan ofrohet poashtu një objekt për shitje si dhe në Gadime.

Në rajonin e Mitrovicës ofrohen 9 lokale afariste për shitje, lokalet kanë hapësira të ndryshme duke filluar prej 168m² deri tek lokali me 56.4m². Në rajonin e Mitrovicës në këtë shitje është përfshirë edhe toka dhe objekti i NSh Agrokultura Stacioni i Vjetër i Veterinës në rrugën “Adem Voca”.

Ndërkaq në rajonin e Prizrenit ofrohen tri lokale atraktive të përshtatshme për zhvillim të industrive të ndryshme tjera afariste me hapësirë prej 134m² deri tek lokali me hapësire prej 60m². Në këtë shitje janë përfshirë edhe dy lokale të NSh IMF në Podgoricë, Mal të Zi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending