Connect with us

Aktuale

Muhaxheri thotë se Drejtori i Urbanizmit në Pejë ka punuar ndershëm, arrestimin e quan shantazh ndaj tij

Published

on

Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar në emisionin Pressing në T7, se Drejtori i Urbanizmit në Pejë, Rajan Arapi, ka punuar ndershëm, teksa tregon se si prokuroria nisi hetimet pas letrës anonime të cilën e lexoi në studio.

“I nderuar kryetar i komunës zoti Muhaxheri, dëshiroj të nju njoftoj se drejtorët e juaj të urbanizmit janë duke u angazhuar në aktivitete kriminale gjatë kohës së parazgjedhjeve me qëllim të përfitimit të paligjshëm duke u mbështetur me kërkesat e disa ndërtuesve në l89dhje me dhënien e disa lejeve ndërtimore. Kërkojmë nga ju që të ndërmerrni dicka në të kundërt edhe ju jeni të përfshirë së bashku me drejtorët.”, shkruan në letër.

Kryetari i Pejës, thotë se denoncimi i parë ka qenë tërësisht politik dhe ka shtuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj qytetarit në fjalë për shantazh ndaj tij dhe drejtorit të urbanizmit.

“Me 12 maj, prokuroria nis hetimet në bazë të kësaj letre. Ata ia lejojnë prokurores më të guximshme, zonja Haxhosaj që të merret me këtë rast”, thotë ai.

“Ky është shantazh publik ndaj meje dhe drejtorit për urbanizëm. Unë i shkoj kryeprokurorit në Pejë dhe bëj kallëzim penal ndaj këtij personi për shantazh. Pse po them që është shantazh, sepse Drejtoria e Urbanizimit i ka rritur të gjitha objektivat e planit dhe i ka tejkaluar me punë të ndershme”, shtoi Muhaxheri./Media Ndërtimi.

Aktuale

Vazhdon aksionin i prokurorisë për verifikimin e ndërtimeve në Brezovicë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj bën me dije se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencinë Kadastrale.

“Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhet në njoftim.

Një aksion i ngjashëm ishte zhvilluar edhe më datën 4 gusht.

Inspektorët kishin dalë në terren për identifikimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar./Media Ndërtimi.

 

Continue Reading

Aktuale

Në Han të Elezit protestohet kundër rritjes së çmimeve të çimentos

Published

on

Në Han të Elezit është protestuar për të kundërshtuar ngritjen e çmimeve të çimentos.

Dhjetëra kamionë kanë marrë pjesë në protestë, duke lëshuar boritë e tyre si shenjë kundërshtimi për këtë rritje.

Naim Mahmutaj, përfaqësues i Shoqatës së Betonjerkave të Kosovës, tha se kjo ngritje është bërë drastike dhe e papërballueshme.

“Jemi mbledhur sot në këtë tubim të qetë për të shprehur kundërshtimin dhe shqetësimin tonë të thellë lidhur me ngritjen e vazhdueshme të çmimit të çimentos. Siç jeni të informuar së fundmi, nga fabrika e çimentos “SharrCem” për ngritje të sërishme të çmimit të çimentos për 17.81 euro për ton, duke përfshirë TVSH-në, që do të hyjë në fuqi nga data 08.08.2022. kjo është ngritja e tretë e çmimit të çimentos brenda këtij viti. Meqenëse nga data 1 janar deri më sot, çmimi i çimentos është ngritur nga 82.01 euro për ton, në 129.80 euro për ton” tha ai.

Mahmutaj gjithashtu përmendi edhe shqetësimet e kësaj shoqate.

“Shqetësimet tona janë: ngritja e shpeshtë e çmimit të çimentos, mungesa e arsyetimit përmbajtjesor për këto ngritje, ngritja në mes të sezonit të punës, ngritja pa paralajmërim paraprak dhe në afat shumë të shkurtër kohor”.

Protesta ishte e qetë dhe pa incidente./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Kërkohet të hetohet ngritja e çmimit të çimentos në Kosovë, vendet e origjinës nuk e kanë rritur çmimin!

Published

on

Kërkohet të hetohet ngritja e çmimit të çimentos në Kosovë, vendet e origjinës nuk e kanë rritur çmimin!

Çmimi i një toni beton në Kosovë është rritur për 60 euro, në treg kushton 150 euro

Prodhuesit e betonit në Kosovë i janë drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një letër ku i ankohen për ngritjen e çmimit të cementit, si lëndë e parë për prodhimin e betonit.

Ata thonë se çmimet janë të papërballueshme meqë nga janari kanë pësuar rritje të madhe.

“Ndryshimet vetëm në vitin aktual janë të papërballueshme për mbarëvajtjen e procesit të punëve tona si prodhues dhe të gjithë sektorit të ndërtimtarisë, kjo pasi që nga janari që ishte çmimi 90 euro për ton në këtë moment ka arritur deri në 150 euro për ton”, thuhet ndër të tjera në letër.

Gjithashtu, ata kanë thënë se derisa kanë kontrata të mëhershme për furnizim me beton me çmime më të vogla, kjo po iu shkakton humbje, raporton Nacionale.com.

Kërkojmë nga autoriteti i konkurrencës që të hetojë këtë dukuri pasi që sipas informacioneve që kemi ne si tregtarë, fabrikat e cementit në vendet e origjinës nuk e kanë ngritur çmimet, por ngritja e çmimeve është duke ndodhur vetëm në Kosovë”.

“1.2 milionë tonë me ndryshim në çmim prej 60 euro për ton, 72 milionë euro ndryshim që konsiderojmë se i fitojnë prodhuesit e cementit dhe tregtarët e cementit në dëm të prodhuesve të betonit dhe sektorit të ndërtimtarisë. Poashtu, marrë parasysh që kemi kontrata të mëhershme për furnizim me beton me çmime të volitshme, kjo po bëhet e papërballueshme dhe do të na shkaktojë humbje”, thuhet më tutje në letër.

Në fund, ata thonë se nëse nuk ndërmerren masa për këtë çështje nga qeveritarët, do t’iu duhet të ndërpresin aktivitetet e tyre./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending