Connect with us

Aktuale

“Mos paguaj kafen pa kupon fiskal”, kërkohet që Gastronomia kosovare të formalizohet për ndërtimin e shtetit

Published

on

Të dashur Gastronom.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës

Në këto ditë të vështira që masat nuk po ndryshojnë, prapë se prapë mendoj të ndaj diçka që gjithmonë po kritikohemi.

Për më shumë se 1 vjet e 8 muaj jam duke u marrë vullnetarisht me shoqatën duke e mbrojtur biznesin në të cilin e kalova jetën edhe Gjithë Gastronomin.

Afër 20 muaj duke u munduar ti bëjë bashkë të gjithë Gastronomet e të lidhemi “krahë për krahë” si në të mirë e si në të keq të kësaj situate.

Lutja ime nuk i adresohet shtetit por i adresohet vetës sime dhe të gjithë juve Gastronomëve.

Gastronomë, mos te presim gjithmonë që shteti të bëjë diçka për ne, ejani të bëjmë edhe ne diçka për shtetin.

Gastronomia në vendin tonë zë vend shumë të rëndësishëm në ekonomi, sektori i 3-të i punësimit më i madhi në vend mirëpo formalisht ne mund të dalim dhe në vend të 2-të, ne mund t’ia kthejmë namin gastronomisë.

Si?

Nëse pak jeni matematicient, ne po blejmë me 18% e po shesim me 8% është turp të mos kalojmë 100% në formalitet.

Nuk duhet ta bëni vetëm për shtetin, duhet ta bëjmë për vetën tonë, për të ardhmen tonë!

Duke u formalizuar ne, ndryshe na shikon shteti dhe gjithë populli, KUR jemi ndër taksapaguesit më të mëdhenj, nuk është më si dikur kur na bëhej padrejtësi me arkat fiskale, tani mund t’i bleni ato 9.90 Euro me ofertë mujore.

Me qarkullimet tona formale mund të marim kredi të mëdha që t’i realizojmë ëndrrat tona për zhvillim.

Në realitet e ulim një kosto të panevojshme nëpër bizneset tona, e cila askund në botë nuk ekziston (bllogerin ose kontrolluesin) sepse kur paraqesim 100%, s’ka si të zhduket stoku jonë, rritet transparenca.

Duke paguar 5% taksën e punëtorit ne, e 5% ai te veten ne i’u krijojmë punëtorëve tanë një të ardhme më të mirë, pension e gjithçka tjetër.

Më lehtë merrini viza, e më lehtë paguani me kartela kudo në botë.

Jo formaliteti është edhe konkurrencë jo formale, sepse nëse dikush nuk paguan tatim ai i ka çmimet më të vogla edhe punëtorve i’u jep para në dorë më shumë gjë që prish dhe tregun, konkurrencë joformale.

Ejani të gjithë së bashku të ndihmojmë njëri-tjetrin të ndihmojmë Kosovën e të ndihmojmë edhe veten.

Unë në restaurantin tim tash e tutje do ti vendosi letrat që nëse nuk i’u vjen kuponi fiskal mos paguani.

P.S. E pasi që i bëjmë të gjitha këto atëherë mund t’i ndërrojmë rregulloret komunale e ligjet të cilat nga 2010 janë të njëjta dhe janë formuluar pa prezencën tonë. Bashkë i’a dalim. (Opinion nga Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës)./Media Ndërtimi.

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending