Ndërtim

Mos miratimi i zoonimit të Bjeshkëve të Nemuna vonon ndërtimin e Qendrës Turistike ‘Borea’

Published

on

Gjendet në bjeshkët e Rrafshit të Dukagjinit, vetëm 900 metra larg qytetit të Pejës, maja ku po planifikohet të shndërrohet në një qendër rekreative turistike, e quajtur “Borea”.

E kjo për shkak të pozitës së saj atraktive, që atë e bënë një ndër vendet më tërheqëse në rajon.

“Borea” si projekt kishte filluar rreth gjashtë vjet më parë, në kohën kur në krye të shtetit ishte ish-kryeministri Isa Mustafa, e cila edhe sot e asaj dite ka mbetur si projekt i pezulluar duke mos arritur të finalizohen punimet e parapara për këtë qendër skijimi në qytetin e Pejës.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri në një intervistë për Telegrafin, deklaroi se si projekt ka filluar që prej vitit 2016, por që pengesa kryesore ishte mos miratimi i zoonimit të parkut të Bjeshkëve të Nemuna.

“Si projekt është nis prej vitit 2016, mirëpo ne kemi filluar përgatitjet një vit më herët për këtë projekt madhor për Komunën e Pejës por edhe për komplet komunat e tjera rreth Pejës. Ky projekt do t’i ndihmonte shumë në zhvillimin ekonomik, të komplet Rrafshit të Dukagjinit. Pengesa kryesore në thonjëza po e them ka qenë se nuk është miratuar zoonimi i parkut nacional në Bjeshkët e Nemuna. Edhe pse projekti si i tillë ka kaluar në Komisionin Ndërministror dhe është dhënë drita e gjelbër nga ministri i atëhershëm i Planifikimit Hapësinorë dhe katër ministra të tjerë të Komisionit bashkë me kryetarin e komunës e kanë miratuar fillimin e procedurës për ndërtimin e kësaj qendre”, tha Muhaxheri.

Borea, e cilësuar si projekti më i madh i realizuar në Republikën e Kosovës, sipas Munaxherit ka shumë përfitime duke filluar që hapja e vendeve të reja të punës e deri te mirëpritja për skijim të bashkatdhetarëve tanë, gjatë stinës së dimrit.

“Ky projekt mundëson punësim të njerëzve të rijnë, pengim të shpërnguljes dhe ndoshta do të kontribuon në pengimin e njerëzve për të shkuar jashtë vendit dhe hapjen e bizneseve, në Komunën e Pejës. Ne kemi shume bashkëqytetar tonë që jetojnë në Zvicër në Gjermani dhe vende të tjera të Evropës dhe shohim që skijimin gjatë muajve të dimrit e kryejnë në Itali, në Spanjë, në Austri po besojmë që në të ardhmen do të vinin në vendin e tyre për të skijuar”, ka përfunduar Muhaxheri.

Operatori fitues i tenderit për ndërtimin e “Borea” në Bjeshkët e Kopranikut të Pejës është konsorciumi italiano-zviceran Leitner AG Spa & Filav SA./Media Ndërtimi.

Trending

Exit mobile version