Featured
Monumenti i 1927-s, që rrugëtoi nga Hotel “Nacional” në dyqan tekstili [foto]
Ndërtesa e ish-Hotel “Union”, aktualisht dyqan për shtije të tekstilit me emrin “Benetton”, është një prej shembujve të ndërtesave të shquara të stilit arkitektonik të modernizmit, në periudhën e ndikimit austro-hungarez në Prishtinë, e ndërtuar në shekullin XX, saktësisht në vitin 1927.
Ndërtesa ka planimetri në formë të shkronjës “L” me një sipërfaqe prej 500 m². Sipas etazheve është e ndarë në bodrum, dy etazhe dhe nën kulm të tipit “mansarde”. Dominon vëllimi qendror i fasadës së ndërtesës, i realizuar në vendtakimin e dy krahëve të ndërtesës, në formë harkore, me kulm në formë shatori rrethor. Hyrja në kënd të ndërtesës është e theksuar me shtylla ndërsa dritaret janë të theksuara me dy shtylla dhe arkitrarë në formë timpanoni.
Ndërtesa është realizuar për të kryer funksione hotelerie. Në fillim është quajtur Hotel “Nacional”, ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore ndryshon emrin në Hotel “Skender Beg”, pas luftës ndryshon përsëri emrin në “Nova Jugoslavija” dhe dekadave të fundit të shek. XX dhe deri në vitin 2013 quhet Hotel “Union” dhe pas këtij viti kalon në funksion afarist-tregtar të quajtur Qendra Tregtare “Benetton”.
Materialet e ndërtimit janë tradicionale, gurë, tulla të argjilës së pjekur dhe konstruksionet nga druri. Dominon mbulesa me pllaka të petëzuara të bakrit. Objekti gjatë kohës ka pësuar transformime kryesisht të vogla.
Në vitin 2009 objekti është djegur. Gjatë shndërrimit në qendër tregtare mbështjellësi i objektit është ruajtur ndërsa brenda struktura e objektit është transformuar krejtësisht për t’i shërbyer funksionit të ri me plan të hapur.
Ndërtesës i janë ndërruar dritaret e djegura dhe kulmi i është rindërtuar. Dy kënde të ndërtesës janë hapur për t’u vitrifikuar dhe kulmit i është shtuar një hapësirë në formën “L” të lakuar. Objekti sot është gjendje të mirë.
-
Infrastrukturë14 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë12 hours ago
Tenderi 1.2 milionë euro që u vlerësua nga ‘dostat’ për t’ia dhënë shokut të Përparim Ramës!
-
Infrastrukturë3 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Aktuale2 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë2 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Infrastrukturë11 hours ago
Zv.ministri Durmishi njofton një projekt të ri, në rrugën Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren
-
Infrastrukturë2 days ago
Shumica e banesave në Gjilan janë të banueshme dhe pa certifikatë të përdorimit!
You must be logged in to post a comment Login