MMPH nxjerr udhëzimin administrativ për Leje Mjedisore

0

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Leje Mjedisore, të dalë nga Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit

Nëpërmes  këtij udhëzimi, MMPH ka thënë se do të rregullojë kriteret e marrjes së Lejes Mjedisore për të parandaluar dhe zvogëluar ndikimet negative në mjedis të veprimtarive publike dhe private.

“Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohen kushtet dhe procedurat e dhënies së Lejes Mjedisore, dokumentacioni dhe aplikacioni për Leje Mjedisore, përmbajtja e sajë, refuzimi, vazhdimi i vlefshmërisë dhe transferit eventual të Lejes”, thuhet nga MMPH.

Udhëzimin mund ta lexoni duke klikuar mbi të: UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPH- NR. 07/2017 PËR   LEJE MJEDISORE.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here