Connect with us

Featured

Ministrja Reshitaj dhe “një planifikim i duhur hapësinor”

Published

on

Shkruan: Ylber Vokshi -Ylli

Në një prononcim publik gjatë një takimi me kryeministrin Haradinaj e para e MMPH-së (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor), deklaroi se Kosovës i duhet ”një planifikim i duhur hapësinor” dhe kjo çështje do të jetë prioritet i ministrisë që do ta udhëheqë ajo.

Pas tërë asaj çka  ishim në gjendje t’i bëjmë territorit të vendit tonë kjo deklaratë befason për të mirë, por duhet me qenë realist për me konkluduar sa është realiste kjo deklaratë e Ministres, pasi kthimi i situatës ku do të respektohen ligjet, normat dhe standardet ndërkombëtare të planifikimit hapësinor atij urban dhe arkitektonik do jetë shumë vështirë të aplikohen, pasi për 18 vite ato nuk janë respektuar, mu nga kjo klasë politike që deri me tani e ka udhëhequr Kosovën. Për atë e kemi kaosin me ndërtime në vendbanimet urbane dhe rurale në tërë vendin, ku kualiteti i jetës është shumë i varfër.

Në shekullin e ri në Kosovë është ndërtuar ashtu si kanë diktuar individët e privilegjuar, grupet e ndryshme të interesit, të përkrahura nga klasa jonë politike në pushtetin lokal dhe qendror. Ajo çka është ma tragjike ka munguar kontrolli shtetëror, që ka ndikuar direkt në kualitetin dhe SIGURINË e ndërtimeve në të gjitha anët e Kosovës. Të jetë ironia ma e madhe mu partia e kryeministrit Haradinaj (AAK) që nga fillimi i funksionimit të MMPH (2002) e ka udhëhequr këtë Ministri deri në vitin 2007. Menaxhimi skandaloz me keqpërdorime të mëdha me hapësirën dhe urbanistikën e vendit në ato 6 vite, ishte bazament i mirë që të ketë vazhdimësi kriminale edhe nga pasardhësit e tyre deri në ditët e sotit.

Pretendimet e Ministres Reshitaj për ”një planifikim të duhur hapësinor” aq janë abstrakte,po duken të pa mundura për momentin pasi kërkojnë sakrifica dhe veprime të dhimbshme, për të iu kthye rrugës së drejtë në respektimin e ligjeve, normave dhe standardeve të planifikimit hapësinor, urbanizmit dhe arkitekturës në tërësi. Këtë e vërtetojnë veprimet dhe lejimet 18-vjeçare të kësaj klase aktuale politike, e cila nuk është në gjendje t’i bënë ndryshimet e duhura. Vetëm ndryshmet rrënjësore politike dhe ardhjen e një gjenerate e re të politik-bërësve të pa komprometuar, të bazuara në profesionalizëm dhe të arriturat shkencore të botës së civilizuar, do të jepte shpresë se fusha e planifikimit hapësinor dhe urbanizmi do  të ndryshoi për të mirë edhe tek ne.

Ndoshta një shpesë e vogël ekziston për ndryshime pozitive, nga e dhëna se z.Haradnaj ka pasur kohë të mjaftueshme dhjetë (10) vjeçare në opozitë parlamentare, me pa gabimet e mëdha që janë bërë në ato vite dhe si degradoi në ekstrem funksionimi i kësaj Ministrie deri në ditët e sotit nga qeveritë pasardhëse, me pasoja tronditëse për tërë territorin e vendit që do të reflektohet negativisht në të ardhmen tonë. Për të riparuar situatën e krijuar, atë që ka mundësi teknike, do të duhen intervenime të dhimbshme në hapësirë e cila kërkon kohë dhe shpenzime të mëdha materiale. Në të kundërtën duhemi me i detyruar gjeneratat reja me jetuar në kushtet primitive urbane dhe rurale që iu kemi krijuar në shekullin 21.

Isha pjesë e kësaj Ministrie që nga fillimi që si profesionist i fushës së planifikimit hapësinor dhe urban, sado pak me të tjerët të kontribuoj në formësimin dhe funksionalizimin e saj, që duhej të kishte trajtim të veçantë në procesin e forcimit të shtetit të Kosovës. Ferrin profesional që e përjetova atyre viteve (5) më detyroi që të reagoi haptas, pasi kurrsesi nuk u pajtova me mënyrën e punës dhe mospunës në atë dikaster shtetëror, që për fat të keq ka vazhduar deri në ditët e sotit. Trajtimi i problematikës që i takon kësaj Ministrie në këto vite ishte skandaloz me pasoja katastrofave, posaçërisht në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban që ka krijuar një situatë kaotike, dhe përfundoi me 350 000 ndërtime pa leje në një pjesë të Kosovës, të cilat ende po ndodhin në disa pjesë të vendit.

Ka shumë probleme të mëdha që kjo Ministri duhet t’i trajtojë seriozisht në periodën vijuese nën udhëheqjen e znj.Reshitaj, që së paku të fillojë të funksionoi ashtu si e kërkojnë normat dhe standardet ndërkombëtare në fushën Planifikimit Hapësinor,do të iu rikujtoj disa ma të rëndësishmet :

  • Rishikimi të gjitha ligjeve aktuale që kanë të bëjnë me fushën e ndërtimit e posaçërisht ligji i Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor të bëra në vitin 2012 dhe 2013, të cilët tërësish e pa nevojë e ndryshuan këtë veprimtari, kinse në emër të reformave progresive në fushën e ndërtimeve. Në thelb vetëm krijuan një situatë konfuze, e cila nuk është përcjell me përpilimin e akteve nënligjore as sot e kësaj dite për t’i bërë ato funksionale.
  • Rishikimi i të gjitha dokumenteve ekzistuese hapësinore,përpilimi i të rejave realiste dhe të zbatueshme, e jo si deri me tani formale dhe që nuk ishin të bazuara në gjendjen faktike në terren.
  • Monitorimi i realizimit të tyre si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Kjo çështje u tregua shumë e dëmshme, pasi u lejuan komunat që në mënyrë të kundër ligjshme të bëjnë çka të donë me urbanistiken e tyre.
  • Realizimi i kontrollit shtetëror të kësaj veprimtarie në nivelin qendror dhe lokal. Ky trup ishte themeluar në vitin 2010, por Qeveria Kosovës as që ishte e interesuar për dokumentet që i kishte bërë Këshilli për Planifikim Hapësinor i Kosovës deri në vitin 2013, kur në mënyrë perfide arritën ta largojnë dhe ta  shuajnë tërësisht këtë  institucion profesional në të dy nivelet shtetërore,që do t’i ndihmonte Shtetit për të avancuar dhe kontrolluar problematikën Hapësinore, Urbane dhe Arkitektonike,  përkundër kundërshtimeve të shumta me argumente të profesionistëve.
  • Kontrolli shtetëror i veprimtarisë së profesionistëve me anën e LICENCIMIT të tyre,proces i cili në mënyrë të turpshme u pezullua, pas punës dhe përgatitjeve disa vjeçare në Ministri. Ende sot pjesëmarrësit në procesin e ndërtimit nuk detyrohen ti japin përgjegjësi shtetit fal gupeve mafioze të interesit.
  • Trajtimi i ndërtimeve pa leje duhet tërësisht ndryshuar pasi “lojërat” e luajtura deri me tani që 18 vite u treguan të suksesshme. Propozimet për legalizime skajsmerishtë do të dëmtojnë shtetin dhe funksionimin normal të tij në të ardhmen.

Ka edhe shumë çështje tjera që duheni trajtuar seriozisht por në ketë shkrim të shkurtë kam potencuar vetëm disa ma të rëndësishmet, që qeverisja e ardhshme e Ministres Reshitaj domosdo duhet trajtuar dhe tejkalua, duke u bazuar në kërkesat reale të popullit të Kosovës për zhvillimin e territorit shtetëror.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending