Connect with us

Aktuale

Ministria e Infrastrukturës kishte investuar kot në rrugët që i la me gjysmë asfalt

Published

on

Për ndërtimin e rrugës Vojnik -Osojan, Llot 1, me gjatësi 3.6km me gjerësi 6m, që ishte paraparë të lidh fshatrat e komunës së Skenderajt me ato të komunës së Istogut, punimet kishin filluar në fund të janarit të vitit 2016 por nuk kanë përfunduar ende, edhe pse me planin dinamik ndërtimi i saj ishte paraparë të kryhet për 155 ditë. Në këtë segment të rrugës punimet kishin vazhduar deri në qershor të vitit 2017 kur edhe ishin ndërprerë pa afat.

Gjatë inspektimit fizik të rrugës kemi konstatuar se punimet ishin zhvilluar vetëm përgjatë 2.4km të rrugës, (ishin kryer gërmimet e dheut dhe shtruar baza e rrugës me zhavorr), një pjesë e së cilës ishte mbuluar nga shembja e dheut nga skarpatet. Në pjesën e mbetur të rrugës prej 1.2 km, MI-ja kishte kryer vetëm gërmimin e dheut.

Shkak që kjo rrugë të realizohet vetëm pjesërisht ishin problemet pronësore meqë kjo rrugë ishte rrugë tërësisht e re dhe ishte paraparë që e gjithë traseja të kalonte nëpër prona private, të cilat nuk ishin shpronësuar para nënshkrimit të kontratës. Investimi i bërë në këto pesë vite në këtë rrugë s’kishte ndonjë vlerë për qytetarët e komunave përfituese meqë rruga nuk ishte kompletuar, asnjë pjesë e saj nuk ishte në dispozicion për përdorim.

Edhe pse kontrata ishte nënshkruar në vitin 2016 rruga nuk është as afër përfundimit të ndërtimit dhe qytetarët nuk mund ta shfrytëzojnë atë as pas pesë viteve nga fillimi i punimeve. Koha e paraparë për ndërtimin e segmentit tjetër të rrugës Vojnik-Osojan – Llot 2 me gjatësi 6.5 km dhe gjerësi 6m, ishte 155 ditë pune, ndërsa në këtë rrugë ishin zhvilluar gjithsej 184 ditë efektive pune (përfshirë edhe ditët me shi) mirëpo as gjysma e rrugës nuk ishte ndërtuar, shkruan në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Punimet kishin filluar në prill të vitit 2016, por, MI-ja kishte hasur në pengesa nga pronarët e tokave nëpër të cilat ishte paraparë të ndërtohet rruga. Në ditën e tetë të punimeve banorët e kishin paralajmëruar OE-në se nuk do ta lejonin të zhvillonte punimet, megjithatë menaxheri i kontratës i caktuar nga ana e MI-së kishte urdhëruar zhvillimin e punëve pavarësisht se ishte njoftuar për këtë çështje.

Sipas tij, problemi ishte raportuar te mbikëqyrësit e tij, në takimet javore që rregullisht i mbante Drejtoria e Rrugëve e MI-së, mirëpo asnjë masë nuk ishte ndërmarrë për të zgjidhur problemin e pronësisë.

Pas inspektimit fizik të rrugës kemi konstatuar se vetëm rreth 3.5 km, apo afërsisht gjysma e rrugës, ishte ndërtuar/asfaltuar, pjesa tjetër kishte mbetur e pakryer. Shkak për këtë gjendje ishte komunikimi jo-efektiv mes MI-së dhe komunave përfituese.

Komunat nuk kishin ndërmarrë asgjë për të kryer shpronësimin e trasesë së rrugës ndërsa MI nuk ishte siguruar se komunat e kanë kryer shpronësimin.

Kësisoj, MI-ja kishte dhënë kontratë për ndërtimin e kësaj rruge pa u plotësuar parakushtet.

Për pasojë MI-ja, përkatësisht komunat përfituese, nuk e kishin arritur objektivën e vet për ndërtimin e kësaj rruge që lidhte lokalitetet përkatëse të dy komunave./ Media Ndërtimi.

Aktuale

Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

Published

on

Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

“Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Energjia elektrike në Kosovë më e lirë për konsum mbi 800 kWh

Published

on

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh – Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës

Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka ardhur pas një periudhe vlerësimi dhe kujdesi të madh në raport me nevojat dhe aftësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Ymer Fejzullahu, kreu I zyrës së rregullatorit për energji, ka bërë të ditur se kjo masë synon të ndikojë në vetëm 25% të konsumatorëve të energjisë në Kosovë. Ai ka shtuar se një prej qëllimeve të kësaj vendosjeje është që të kundërshtohet tendenca e kompanive për të kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke e bërë atë më të qasshme për qytetarët dhe bizneset.

Fejzullahu gjithashtu ka përmendur faktin se vendosja e bllok-tarifës është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e energjisë. Ai ka theksuar se, megjithëse ky vendim ka prekur rreth 25% të konsumatorëve, 70% janë mbetur të paprekur, duke reflektuar një ndërhyrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme të autoriteteve për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të mbajnë një balancë të qëndrueshme në treg.

Në kujtesën e tij, Fejzullahu ka rikujtuar vitin 2017, kur heqja e bllok-tarifave u shoqërua me një rritje të paparë të konsumit të energjisë elektrike. Ai ka theksuar se kjo rritje e papritur ishte në kundërshtim me direktivën e Bashkimit Evropian dhe ishte një nxitje e dëmshme për ambientin. Kjo histori e mëvonshme bën që vendosja e kësaj bllok-tarife të jetë edhe më e rëndësishme për të parandaluar rikthimin në situata të ngjashme.

Continue Reading

Trending