Connect with us

Gjykim

Ministri Sveçla dëshmon në gjykimin ndaj ish-inspektorëve të Komunës së Prishtinës

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla është dëgjuar në cilësinë e dëshmitarit në gjykimin ndaj katër ish-inspektorëve të Komunës së Prishtinës, Ismet Haliti, Mërgim Shala, Skender Canolli dhe Vehbi Abdullahu, të cilët po akuzohen për korrupsion.

Ministri Sveçla, ishte paraparë të dëgjohej në seancën e 6 majit, mirëpo zyrtarja e tij kishte njoftuar gjykatën se i njëjti e ka të pamundur të jetë  në gjykatë, për shkak të një takimi të rëndësishëm, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, në seancën  e 15 dhjetorit 2021, prokurorja Hajdari  e ka ndryshuar aktakuzën, ku në pikën e parë të aktakuzës, të akuzuarit Haliti dhe Canolli akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, të kryer në formën e bashkëpunimit- bashkëkryerjes në vazhdimësi siç tha ajo.

Në pikën e dytë të aktakuzës së ndryshuar, që ka të bëjë me objektin “Dodona”, sipas prokurores Hajdari, i pandehuri Abdullahu akuzohet se në bashkëkryerje me të pandehurit Haliti dhe Canolli kanë kryer në formën e bashkëpunimit- bashkëkryerjes veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, lidhur me nenin 31.

Në pikën tre të aktakuzës së ndryshuar, prokurorja Hajdari tha se kjo pikë ka bëjë me të pandehurit Haliti, Canolli dhe Abdullahu me objektin në lagjen “Ilirida”, rruga “Xheladin Kurbaliu”, e që në aktakuzën bazë ishte në pikën 1.10, ku sipas aktakuzës së ndryshuar, prokuroja tha se të pandehurit e lartcekur akuzohen se në formën e bashkëpunimit-bashkëkryerjes kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.

Ne pikën katër dhe pesë të aktakuzës së ndryshuar, të cilat pika sipas prokurores Hajdari kanë të bëjnë me objektin nga investitori “Ramiz Sadiku” dhe “Simon Invest”, i akuzarit Haliti akuzohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 të Kodit Penal.

Ndërsa, krejt në fund të pikave të dispozitivit të kësaj aktakuze të ndryshuar, konkretisht në pikën gjashtë, i pandehuri Shala akuzohet për veprën penale e cila ishte në pikën 1.4 në aktakuzën bazë,  për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të Kodit Penal.

Ndryshe, sipas aktakuzës së parë, Ismet Haliti, Skender Canolli, Blerina Syla, Vehbi Abdullahu, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala, Granit Cenaj dhe Drita Rukiqi, akuzohen se në pozitën e inspektorëve të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, gjatë periudhës kohore 2010 – 2014, nuk i kishin përmbushur detyrat zyrtare sipas ligjit.

Dy nga të akuzuarit në këtë rast, Ismet Haliti dhe Skender Canolli ngarkoheshin edhe me veprën penale të armëmbajtjes pa leje, kurse për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve akuzohej edhe biznesmeni Qemajl Pozhegu.

Fillimisht, në gjykimin e parë, Gjykata Themelore në Prishtinë më 20 prill 2018, të akuzuarin Haliti e kishte dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe me 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje, duke iu konfiskuar edhe vetura dhe para në shumën prej 11 mijë euro si dhe një pistoletë.

Skënder Canolli për keqpërdorim të pozitës zyrtare ishte dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim si dhe me 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Atij i ishte konfiskuar makina e tipit “Passat” dhe 10 mijë franga zvicerane.

Inspektorja Blerina Syla ishte dënuar me 2 vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Vehbi Abdullahu, gjithashtu me 2 vjet burgim, Blerim Ibishi me 2 vjet, Mergim Shala, me 2 vjet dhe gjithashtu i ishte konfiskuar banesa në lagjen “Kalabria”, derisa Drita Rukiqi ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj, Arbenita Ajeti 1 vit e 6 muaj, Ardian Muhadri me 1 vit burgim dhe Granit Cenaj 1 vit burgim./Media Ndërtimi.

Gjykim

Mbrojtësi i Pal Lekajt thotë se aktakuza është e pabazuar, nuk tregohet ku shkuan 53 milionët e famshëm

Published

on

Mbrojtësi i të akuzuarit Pal Lekaj, avokati Musa Damati deklaroi se mbrojtja qëndron në tërësi pranë kundërshtimeve të deponuara. Po ashtu, shton se kjo aktakuzë nuk i përmbush kërkesat bazike ligjore, është në vete kundërthënëse dhe e paqartë dhe se pika 1 dhe 2 aktit akuzues nuk ka arritur që të përshkruajë saktë dhe në mënyrë koncize se në çfarë vendi, mënyre dhe kohe dhe cilat janë veprimet inkriminuese të të mbrojturit tim, ish ministrit Pal Lekaj.

Në deklarim të tillë, avokati Damati e ka bërë të premten në seancën e shqyrtimit të dytë derisa Pal Lekaj tha se nuk ka asgjë për të shtuar, por se e mbështet qëndrimin e mbrojtësit të tij.

Avokati Damati tha se është me interes krucial se akti akuzues i kundërshtuar nuk ka arritur që të zgjidhë misterin e asaj se ku kanë mbetur ose ku ka përfunduar 53 milionëshi i famshëm, në llogari të kujt kanë shkuar, në llogari të të mbrojturit tim asesi jo.

Sipas tij, ky akt akuzues nuk ka arritur as të bëjë gjurmimin e tyre, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Projekti i autostradës “Arbën Xhaferi”, sipas tij është themeluar dhe ka filluar me vendimin e Qeverisë nr.06/78 të datës 12 qershor 2012, pra shumë kohë para se klienti im, ish-ministri Lekaj të merrte përgjegjësitë dhe mandatin e tij si ministër. Po ashtu, e gjithë rrjedha e procedurës nga i mbrojturi im, është procesuar përmes komitetit drejtues ndërministror, i cili nuk ka qenë i përbërë vetëm nga ministri i infrastrukturës, por nga gjithsej 5 ministra”, ka thënë avokati Damati.

Më 4 maj, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj  dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm në rastin e “53 milionë eurove”.

Në këtë rast të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare përveç Pal Lekajt janë edhe Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i Pal Lekajt, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2021, kishte ngritur aktakuzë Lekajt dhe të tjerëve në rastin e 53 milionëve të autostradës.

Tutje, avokati Damati ka thënë se kontrata e cila është objekt i aktit akuzues është nënshkruar me konsorciumin “Bechtel Enka” është nënshkruar më 1 korrik 2014, shumë kohë para se klienti i tij të merrte mandatin e ministrit.

“Puna dhe procedimi i vendimmarrjes në këtë çështje ka qenë kolegjiale dhe jo individuale, ashtu siç pretendon Prokuroria. Ka qenë vendimmarrje në procedurë të hapur të votimit, për të cilat ekzistojnë transkripte”, ka thënë ai.

Sipas avokatit Damati, i mbrojturi i tij, si konsekuencë e veprimeve të trashëguara nga paraardhësit e tij, nga qeveritë e kaluara, ka qenë në një situatë, në të cilën do të kishte rrezikuar arbitrazhin për Republikën e Kosovës dhe në këtë mënyrë vepra penale për të cilën ngarkohet, keqpërdorimi i detyrës apo autoritet zyrtar, do të mund të manifestohej edhe me mos veprim, duke i kushtuar buxhetit të shtetit edhe më tepër./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Gjykim

Prokuroria kërkon dënimin e ish-drejtorit të Inspektoratit dhe tri inspektoreve të Fushë Kosovës

Published

on

Prokurorja Merrushe Llugiqi në fjalën përfundimtare, ka kërkuar dënimin e ish-drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Fushë Kosovës, Afrim Krasniqi dhe inspektoreve të ndërtimit Mobere Hyseni, Doruntina Dumani  Valbona Ferati, ndërsa këta të fundit kanë kërkuar lirimin e tyre.

Këto deklarime u bënë në seancën e së enjtes në gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku katër të akuzuarit po ngarkohen për dallavere me leje ndërtimore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fjalën përfundimtare, palët në procedurë përveç të akuzuarit Krasniqi, e kanë dorëzuar me shkrim.

Prokuorja Llugiqi gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare ka thënë se vërtetimi i gjendjes faktike të përshkruar në aktakuzë është arritur në bazë të provave, në bazë të dëshmive të dhëna nga dëshmitarët, në bazë të ekspertizës së ndërtimtarisë dhe ekspertizës gjeodezike.

Mbi bazën e këtyre, Llugiqi ka thënë se është vërtetuar se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale për të cilën po akuzohen.

“Konsideroj se nga të gjitha provat e lartcekura, në tërësi janë vërtetuar rrethanat kyçe të kësaj çështje penale”, ka thënë Llugiqi.

Në anën tjetër, i akuzuari Krasniqi, në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se nga të gjitha provat e dhëna në këtë gjykatë është vërtetuar se të njëjtit kanë vepruar drejt dhe në bazë të ligjit.

I akuzuari po ashtu ka deklaruar se në fillim nuk ka besuar në drejtësi, pasi që nuk ka qenë i akuzuar ndonjëherë për ndonjë vepër penale, mirëpo ai tha se tani beson se në gjykatë ka drejtësi, mirëpo nuk beson se ka drejtësi në hetuesi dhe në prokurori.

“Tani e di se ka drejtësi në gjykatë, por nuk ka drejtësi në hetuesi dhe në prokurori”, ka thënë i akuzuari Krasniqi.

Sipas aktakuzës së ngritur më 14 dhjetor 2016, të akuzuarat Mobere Hyseni dhe Doruntina Dumani, në cilësinë e inspektoreve të ndërtimit, në Drejtorinë e Inspekcionit në Fushë Kosovë, përgjegjëse për rrugën “Shefki Kuleta” dhe “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, nuk e kanë përmbushur detyrën e tyre zyrtare që kanë qenë të obliguara ta kryejnë në bazë të detyrave të tyre zyrtare.

Dumani dhe Hyseni, thuhet se gjatë vizitës së punishtes më 30 maj 2014, kanë marrë pjesë në vendosjen e pikave të ndërtimit për ndërtimin e objektit numër l, sipas lejes ndërtimore të “Princesha Construction”, dhe kanë bërë zhvendosjen e këtij objekti nga pikat e parapara sipas lejes dhe vijës ndërtimore të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban e Komunës së Fushë Kosovës.

Aktakuza thotë se Valbona Ferati dhe Doruntina Dumani si inspektore të ndërtimit, dhe Afrim Krasniqi në cilësinë e drejtorit të departamentit të ndërtimit, gjatë periudhës kohore 2015-2016, nuk i kanë ndërprerë punimet kundërligjore dhe nuk kanë nxjerrë vendim për rrënim, duke i mundësuar në këtë mënyrë “Princesha Construction”, të përfitojë nga ndërtimet kundërligjore në dy objekte banesore tetë katëshe, i cili ka pasur tejkalimit të lejes ndërtimore.

Si rrjedhojë e kësaj, të akuzuarat Hyseni, Dumani dhe Ferati, thuhet se i kishin mundësuar investitorit të vazhdojnë ndërtimin e objekteve me tejkalim të lejes, t’i përfundojnë ndërtimet dhe të pajisen me leje plotësuese, duke mos respektuar lejet ndërtimore, për të cilin tejkalim ka qenë në njohuri edhe i akuzuari Krasniqi, mirëpo i njëjti nuk ka ndërmarrë asgjë për të parandaluar këtë ndërtim.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarat Ferati dhe Dumani kanë hartuar edhe procesverbale dhe vendime për rrënim edhe atë jo në fazën e hershme të ndërtimit, por këtë e kanë bërë në kohën kur objektet ishin në fazën e avancuar të ndërtimit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Gjykim

Ish-inspektorja: Isa Mustafa më tha të mos merrem me “Hysi Group”

Published

on

Të hënën, në cilësi të dëshmitares është dëgjuar ish-inspektorja e Komunës së Prishtinës Zyhrije Pllana, e cila ka thënë se në një takim që e kishte pasur me kryetari e atëhershëm të komunës, Isa Mustafa, kishte diskutuar rreth “Hysi Group”, derisa ky i fundit sipas saj, i kishte thënë se “mos u merr me këtë punë se merrem unë”.

Ajo këtë deklaratë e ka dhënë në gjykimin ndaj katër ish-inspektorëve të Komunës së Prishtinës, Ismet Haliti, Mërgim Shala, Skender Canolli dhe Vehbi Abdullahu, të cilët po akuzohen për korrupsion.

Gjykata Supreme me 20 shtator të këtij viti, kishte aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të të akuzuarve Haliti, Canolli, Abdullahu dhe Shala, dhe çështjen e kishte kthyer në rigjykim dhe rivendosje vetëm sa i përket veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, dëshmitarja Pllana duke u përgjigjur pyetjeve të prokurores Florije Shamolli ka sqaruar se gjatë vitit 2010 në Komunën e  ka punuar si inspektore, për 6 muaj deri sa ishte suspenduar nga kjo pozitë.

Ajo tha se ka inspektuar zonën në qendër, ku ka përfshirë Lakrishten, Dardaninë dhe pjesën e Qendrës dhe në këtë zonë kishte punuar së bashku me Blerina Sylën dhe Avdi Kadriun.

Tutje, tha se në këtë zonë ka qenë e përfshirë edhe objekti i “Hysi Group” dhe se së bashku Sylën dhe me Kadriun kanë dal për të parë gjendje në terren.

Dëshmitarja Pllana ka thënë se nuk është e sigurt mirëpo kur e kanë marrë këtë pjesë për të inspektuar,  objekti i  “Hysi Group” kishin qenë bodrumet e përfunduar dhe është pritur që etazhi i parë për të filluar.

Pas kësaj, në rastin “Hysi Group” ka thënë se çdo herë që kanë shkuar në vend punishte dhe kanë kërkuar dokumentacionet për inspektim nuk i kanë gjetur me arsyetimin që i ishte dhënë se janë në komunë.

Duke shtuar se gjatë punës në terren së bashku me Blerina Sylën kishin dyshuar në një vendim të njëjtën e kishin fotografuar dhe e kishin dorëzuar në Komunë.

E pyetur nëse shkak për suspendimin e saj ka mundur të jetë raporti që e kishte bërë në terren, dëshmitarja tha se ndoshta ka mundur te jete arsyeja.

Në anën tjetër duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësi të të akuzuarit Ismet Halit, avokatit  Ramiz Krasniqi, dëshmitarja Pllana ka thënë se arsyeja që kishte pasur takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës në atë periudhë Isa Mustafa kishte qenë letra interne, në mes të shkresës ka qenë edhe objekti “Hysi Group”.

Duke shtuar se nuk ka pasur arsye tjetër që të i bëjë shkresë kryetarit dhe se pjesë e diskutimit ka qenë leja e objekti “Hysi Group”.

Po ashtu, ajo tha sa i kujtohet ka shprehur pakënaqësi për lëndën i ishte tërhequr për 3-4 ditë nga shefi i inspekcionit Haliti, më pas është i takuar dhe me drejtoreshën e Urbanizimit dhe nënkryetarin, ku drejtoresha e ka parë lejen e ndërtimit dhe ka ngritur dyshimet se nuk është konform ligjeve pozitive.

Më pas, dëshmitarja tha se, marrëdhënia e punës i ishte ndërprerë pas takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës në atë periudhë Isa Mustafa.

E pyetur se a është e vërtetë që në deklaratën e dhënë më parë ku në pyetjet e avokatit Krasniqi kishte thënë se Isa Mustafa “i kishte thënë që kjo është punë e imja lidhur me objektin “Hysi”, ajo tha se nëse ka dhënë deklaratë është e saktë.

Dëshmitarja tha se pasi që ishte publikuar letra dhe nga komisioni ishte vërtetuar që të njëjtën nuk e kishte publikuar dhe pas kësaj ishte transferuar në Drejtorinë për Kapitale dhe ishte ngritur në gradë.

Ndërsa, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të të akuzuarit Abdullahu, avokatit Ali Beka,  dëshmitarja tha se Drejtoria e Investimeve Kapitalit është e njëjta vetëm që atëherë e ka pasur emërimin Drejtoria e Infrastrukturës.

Ajo ka thënë se kryetari i komunës në atë periudhë kohore, Isa Mustafa në takim ku ishte diskutuar edhe rreth “Hysi Group”  kishte thënë se “ mos u merr me këtë punë se merrem unë” kurse e njëjta tha se me siguri i ishte përgjigjur të njëjtit “Për qata i keni pranuar inspektorat në punë” dhe se inspektorat janë për të i ndërprerë dhe me i mbikëqyrë punimet.

Duke shtuar se në letrën interne kishte thënë se “Inspektorat po funksionojnë si kukulla”.

Ajo tha se në këtë letër interne ka përfshirë parregullsitë gjatë  inspektimit në terren dhe që vendimet që merren nga inspektorat e komunës nuk zbatohen, në të cilën letër ka qenë e përfshirë edhe “Hysi Group”.

Dëshmitarja duke u përgjigjur pyetjeve të trupit gjykues tha se gjatë periudhës sa kishte qenë inspektore në Komunë nuk i kujtohet sa vendime janë marrë për rrënim mirëpo një rast për rrënim të një objekti, i cili ka qenë i një profesori në lagjen Arbëria.

E pyetur rreth ndërtimit të “Hysi Group”, e njëjta tha se në atë zonë ku ka qenë ky ndërtim fillimisht e kishin pasur kolegët paraprak, si dhe  pas ardhjes së saj si inspektore në atë zonë kishte vazhduar me inspektim deri sa është suspenduar nga puna.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), kishte ngritur aktakuzë më 12 qershor të vitit 2015 me pretendimin se të pandehurit Ismet Haliti, Skender Canolli, Blerina Syla, Vehbi Abdullahu, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala, Granit Cenaj dhe Drita Rukiqi, në pozitën e inspektorëve të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, gjatë periudhës kohore 2010 – 2014, nuk i kishin përmbushur detyrat zyrtare sipas ligjit.

Dy nga të akuzuarit në këtë rast, Ismet Haliti dhe Skender Canolli ngarkoheshin edhe me veprën penale të armëmbajtjes pa leje, kurse për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve po akuzohej edhe biznesmeni Qemajl Pozhegu.

10 ish-inspektorët thuhet se nuk i kanë parandaluar ndërtimet kundërligjore ndaj objekteve të investitorëve Isen Sadiku nga kompania ”Hysi Group”, Ymer Veliu ”Naki Trade”, Arbër Kryeziu ”Al Petrol”, Bedri Prishtina, “Tregtia”, Shefik Rexhepi  “Euro Abi”, Azem Rusinovci ”Reforma”, Bejtush Gashi ”VG Construction” dhe Fisnik Morina nga kompania “ART Group”.

Tutje, të akuzuarit thuhet se nuk i kanë ekzekutuar vendimet e Inspektoratit për rrënimin e këtyre objekteve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending