Tech

Mercedes-Benz me vetëm një mbushje të baterisë shkon deri në 1 mijë kilometra

Published

on

Një veturë eksperimentale elektrike me bateri prej 100 kWh, me ftohje me ujë, me aerodinamikë të përkryer dhe shumë pak shpenzime, do të dëshironte ta kishte çdokush.

Në teori një veturë e tillë mund të përshkojë mbi 1.000 kilometra me një shpenzim mesatar prej 8.7 kWh në 100 kilometra të kaluara, transmeton Telegrafi.

Vlerësimet e mëparshme kanë treguar një shpenzim prej 10 kWh në 100 kilometra. Por teoritë mbesin vetëm në letër, kështu në Mercedes vendosën ta testojnë konceptin Mission EQQX.

Koncepti rezultoi me një test të suksesshëm pasi përshkoi mbi 1.000 kilometra, nëpër rrugët publike me vetëm një mbushje të baterisë. Fjala është për rrugën mes Sindelfingen të Gjermanisë e deri në qytetin Cassica të Francës.

Kjo rrugë ishte e hapur për të gjithë kështu që Vision EQXX ka qenë i “ekspozuar” në zonat urbane, të kaosit të trafikut dhe masës që kishin dalë nga afër për ta parë konceptin dhe të fotografohen pranë tij.

ESH është një prej veturave më të reja të Mercedes që shërben për hulumtime, zhvillime dhe vlerësimin e sistemit të infortainmentit sa i përket veturave elektrike. Gjatë udhëtimit, temperatura ka variuar nga 3 deri në 18 gradë, e shpejtësia mesatare e lëvizjes së konceptit ishte 87 kilometra.

Kur arriti në cak pas më shumë se 1.000 kilometra në përshkuara, bateria kishte edhe 15 për qind të kapacitetit, që janë mjaftueshëm për të kaluar rreth 140 kilometra tjera./Media Ndërtimi.

Trending

Exit mobile version