Connect with us

Aktuale

Me ligjin e ri për tatim në prona do iu mundësohet Komunave ulja e pragut të normës tatimore

Published

on

Kryesuesi i drejtorëve të Financave në kuadër të Asociacionit të Komunave, Jeton Abazaj, është deklaruar lidhur me reagimet në opinion për ngritjen e çmimit të tatimit në pronë.

Abazaj ka sqaruar se fatura e tatimit përmban vlerën e pronës për m2 të përcaktuar nga Ministria e Financave dhe normën tatimore të përcaktuar nga Komuna.

Ai ka thënë se sipas Ligjit Nr 06/L-005 për tatimin në pronë respektivisht nenit 18, Ministria e Financa e ka për obligim që t’i bëj vlerësimet e pronave çdo 3 vite, dhe se ky vlerësim që ka bërë Ministria është bazuar në çmime të tregut dhe kjo ka ndikuar që të jetë kjo rritje në faturat e tatimit në pronë.

“Tash njëkohësisht është draftu edhe ligji i ri i tatimit në pronë, unë si kryesues që kam qenë pjesë e këtij ligji dhe kam propozu që në ligin e ri Komunat mos të kenë kufizime në përcaktimin e normës në mënyrë që pastaj ne të kemi mundësinë e përcaktimit të normës më të ultë. Duke u bazu në këto më lartë e lus Ministrinë e Financave që sa ma shpejtë ta dërgon ligjin në Kuvend në mënyrë që të aprovojnë ligjin e ri e me të cilin ju mundësohet Komunave ulja e pragut të normës tatimore, me këtë ka mundësi që të ulet vlera e faturës!” – ka shkruar Abazaj i cili njëkohësisht është drejtor i Financave në Komunën e Pejës.

Abazaj më tej sqaron se Komunat e përcaktojnë normën tatimore siç e shpjegon neni 9 i këtij ligji, edhe këtu Komunat kanë të drejtë të përcaktojnë mes minimumit dhe maksimumit 0,15% deri 1%.

Ai ka lutur Ministrinë e Financave që sa më shpejtë ta dërgojë ligjin e draftuar në Kuvend në mënyrë që t’iu mundësohet Komunave ulja e pragut të normës tatimore, dhe sipas tij, me këtë ka mundësi që të ulet vlera e faturës.“Në fund as Komuna e Pejës e as Komunat tjera nuk janë fajtore për rritjen e faturave të tatimit në pronë, ashtu siç po e shihni që vlerësimet për m2 bëhen nga Ministria e Financave!” – ka përfunduar ai./Media Ndërtimi.

Aktuale

Rritet çmimi i faturës së mbeturinave nga 4.70 euro në 6.20 euro

Published

on

Çmimi i faturave të mbeturinave do të rritet nga 4.70 euro në 6 euro e 20 cent. Kjo pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi rregulloren e re.

Kryeshefi i kompanisë Pastrimi, Petrit Reçica tha për Radio Kosovën se kjo nuk është ndonjë rritje e madhe pasi që kompania ka shpenzime të mëdha. Ndërkohë që Radio Kosova merr vesh se faturat do të rriten nga janari  2024.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar të enjten rregulloren e re për menaxhimin e mbeturinave, e cila parasheh ndryshime në fatura të mbeturinave. Kryeshefi i ndërmarrjes “Pastrimi”, Petrit Rreçica, tha për Radio Kosovën se në rregulloren e re përfshihet edhe rritja e çmimit të faturave nga 4.70 cent në 6.20 cent.

“Në mesin e ndryshimeve në rregullore të re përfshihet edhe ndryshimi i çmimit të tarifës për shërbime të qytetarëve. Nuk është ndonjë rritje e madhe nga 4.70 euro është diku 6.20 cent”, tha ai.

Reçica, tha se si kompani e kanë mirëpritur këtë rritje për shkak të shpenzimeve jashtëzakonisht të mëdha, siç thotë ai të kompanisë. Ai shtoi se këto çmime do të ndikojnë në sigurim të makinave të reja dhe shërbime sa më cilësore për qytetarët.

“Kemi shpenzime jashtëzakonisht të mëdha duke përfshirë derivatet, pjesëve, mirëmbajtjes së kamionëve dhe duke shtuar faktin se ka ndryshime edhe të çmimeve kanë prekur edhe operimin tonë çdo ditë. Ne si kompani kemi shpenzime jashtëzakonisht të mëdha edhe në deponi, ku ne kemi një vendim të qeverisë i cili rritë me automatizëm çdo 1 janar të vitit për një euro në ton. Prandaj kjo rritje e faturave do të ndikojë sadopak që si kompani të arrijmë të sigurojmë makineri të reja dhe të ofrojmë shërbim sa më cilësor edhe për qytetarët”, shtoi ai.

Reçica, nuk bëri të ditur se prej cilës datë do të zbatohet rritja, mirëpo Radio Kosova merr vesh se kjo do të ndodhë në janar 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Tregu i Fundvitit në Prishtinë, bizneset do të përzgjidhen me short

Published

on

Komuna e Prishtinës ka thënë se për arsye të numrit të lartë të bizneseve të cilat i kanë përmbushur kriteret e thirrjes publike për Tregun e Fundvitit dhe numrit të kufizuar të shtëpizave, është vendosur që përzgjedhja të bëhet përmes procedurës së shortit.

Ata kanë ftuar të gjitha bizneset të cilat i kanë plotësuar kriteret dhe emrat i gjejnë në listën që sot në ora 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal të jenë të pranishëm në zhvillimin e procedurës së përzgjedhjes me short.

Tutje është thënë se bizneset të cilat nuk i kanë përmbushur kriteret, rrjedhimisht nuk janë ftuar në procesin e shortit, kanë të drejtë ankese tri ditë.

Ankesa u tha se duhet të drejtohet në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Targat KM gati po zhduken nga veriu i Kosovës

Published

on

Targat me shkurtesën KM (Mitrovicë e Kosovës) dikur përbënin shumicën e targave të automjeteve që qarkullonin në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Mirëpo, vetëm gjatë javëve të fundit, mijëra serbë të Kosovës i kanë konvertuar ato në targa RKS, nën frikën se do t’iu ndalohet qarkullimi.

https://www.evropaelire.org/a/veriu-pa-targat-km-/32708694.html

Continue Reading

Trending