Mbi 4 mijë euro për një kanal të ujësjellësit në Ferizaj dhe Kaçanik

0

Kompania Regjionale e Ujit dhe Kanalizimit ”Bifurkacioni” do të bëjë ndërrimin e rrjetit të ujësjellësit në disa rrugë të komunës së Ferizajt dhe asaj të Kaçanikut.

E, në mënyrë që të bëhet shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në gjatësi 4500 metra, KRU “Bifurkacioni” tashmë ka dhënë kontratën në vlerë 4 mijë e 450 euro për hapjen dhe mbylljen e kanalit të këtij rrjeti, shkruan Ndërtimi.info

Këto punë do t’i kryej operatori ekonomik “Radius” SH.P.K nga Prishtina, me të cilën kontrata planifikohet të nënshkruhet më 18 të këtij muaji.

Ndërsa, për këtë punë ishin pranuar dy tenderë.