Aktuale
Mbi 1 miliard euro të hyrat e buxhetit gjatë vitit 2017
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 29-të, në të cilën mbledhje ndër të tjerash ka miratuar Raportin e pasqyrave preliminare financiare për ekzekutimin e buxhetit gjatë vitit 2017.
Ky raport do të procedohet në Kuvendin e Kosovës për informim.
Sipas Raportit, të hyrat në Buxhet gjatë vitit 2017 kanë qenë në total 1 miliard e 920 milionë euro, dhe janë për tetë për qind më të larta se viti paraprak. Shpenzimet kapin shumën 1 miliard e 835 milionë euro dhe janë më të larta për katër për qind se në vitin paraprak.
Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme janë aprovuar ndryshimet e tabelave të bashkëngjitura në Ligjin për Buxhetin e vitit 2018. Ndryshimet janë në funksion të përmbushjes së obligimeve të pakryera financiare nga viti paraprak për projektet kapitale shumëvjeçare. Ky vendim procedohet edhe në Kuvendin e Kosovës, thuhet në komunikatën për medie.
-
Infrastrukturë2 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë2 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Aktuale2 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë1 day ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë1 day ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York
-
Ndërtim1 day ago
Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave të butë?
-
Infrastrukturë1 day ago
Hapësirat publike dhe roli i tyre kryesor në ndërtimin e qëndrueshmërisë klimatike