Connect with us

Ndërtim

Masat që lehtësojnë efiçiencën e energjisë në shtëpinë tuaj

Published

on

Përdorimi i energjisë në ndërtesa është rritur në vitet e fundit për shkak të kërkesës në rritje të energjisë së përdorur për ngrohje dhe ftohje. Pa energji ndërtesa nuk mund të operojë apo të jetë e banuar.

Përmisimet janë bërë në izolim, ndriçim, ngrohje, ftohje dhe këto janë karakteristika të rëndësishme që ndihmojnë drejt arritjes së një ndërtese efikase të enegjisë. Efiçienca e energjisë do të thotë përdorimi i sasisë minimale të energjisë për ngrohje, ftohje, paisje dhe ndriçim, sasi kjo që njëkohësisht është e nevojshme për të ruajtur kushtet dhe rehatinë në një ndërtesë.

Të ndërtosh një ndërtesë efiçiente presupozon projektimin, procesin e ndërtimit të ndërtesës së re të termoizoluar dhe izolimin e asaj ekzistuese. “Efiçienca e energjisë” nënkupton raportin në përqindje, të energjisë në dalje me energjinë në hyrje, në të njëjtin sistem energjetik, që në rastin tonë është ndërtesa.

Përfitimet nga një ndërtim efiçient janë:

  • Kursejmë energji dhe si rrjedhim para në faturat tona të energjisë.
  • Më shumë komfort dhe më shumë cilësi të jetës.
  • Jetë më të gjatë të ndërtesës.

Kontribut në mbrojtjën e mjedisit dhe reduktimin e emetimeve ndotëse në mjedis.

Masat që duhen marrë për rritjen e efiçiencës së energjisë në ndërtesa janë:

  • Termoizolim i ndërtesës
  • Dyert dhe dritare dopio xham
  • Elemente mbrojtëse nga dielli
  • Ngrohje qëndrore
  • Përdorim i burimeve të rinovueshme të energjisë në ndërtesë

Humbjet për transmetim nga pjesa mbështjellëse e ndërtesës janë:

  • Muret
  • Dyshemeja
  • Çatia
  • Dritare, dyer

Termoizolim i ndërtesës

Duke pasur parasysh që humbjet më të mëdha të nxehtësisë shkaktohen nëpërmjet strukturave rrethuese të ndërtesës atëherë dhe masat për reduktimin e saj merren duke vendosur në to shtresë termoizoluese. Termoizolimi i ndërtesave bëhet me materiale me veti termoizoluese të larta (me koeficient të përcjellshmërisë termike ë=0.029-0.044 Ë/moK). Disa nga materialet më të përdorshme në termoizolimin e ndërtesave janë polisteroli, panelet me pambuk minerali ose xhami. Kosto për termoizolimin e një ndërtese të re sillet 1.5 % ÷ 2 % e kostos totale për ndërtimin e saj.

Dritaret

Dritaret janë një element shumë i rëndësishëm i pjesës së jashtme mbështjellëse të ndërtesës që mundëson ndriçimin e hapësirës së brendshme. Humbjet nga dritaret klasifikohen në humbje për transmetim dhe humbje për ventilim. Po ti shtojmë humbjeve për transmetim ato për ventilim del se nga dritaret humbet më shumë se 50%  e humbjeve totale të nevojshme për ngrohjën e ndërtesës. Humbjet e nxehtësisë ndodhin përmes kornizës së dritarës dhe xhamit të saj njëkohësisht .Preferohet të aplikohen dritaret me dopio xham dhe kornizat e dritarëve, pavarësisht nga materiali me të cilën ato janë bërë duhet që të shmangin urat termike, të mundësojnë hapjen e thjeshtë dhe duhet të ketë një transmetim të ulët të nxehtësisë.

Elementët mbrojtëse nga dielli

Fitimet e nxehtësisë diellore luajnë një rol të rëndësishëm në bilancin energjetik të ndërtesës. Për të arritur mbrojtjën efektive nga rrezet diellore janë përdorur këto zgjidhje:

  • Arkitektura e ndërtesës: orientimi, ngjyra e fasadës, bimët dhe pemët, ballkone me mbulesë, etj;
  • Elemente të jashtme të mbrojtës diellore: të luajtshme dhe të paluajtshme si tenda dhe grila;

Elemente të brendshme të mbrojtjës diellore: grila, perde etj

Zgjedhja e përshtatshme e ngrohjës, ventilimit dhe sistemit të ajrit të kondicionuar (HVAC) në ndërtesa varet nga nevojat dhe karakteristikat e zonës ku është vendosur ndërtesa dhe natyrisht nga kërkesat e banuesve të saj

Përdorimi i burimeve të rinovueshme të emergjisë

Burimet e rinovueshme më të përdorura në banesat tona janë: energjia diellore biomasa. Përdorimi i një paneli diellor me sipërfaqe 3-4m2 të instaluar në tarracën/çatinë e ndërtesës për ngrohjën e ujit sanitar kursen energjinë e përdorur për këtë qëllim më shumë se 60% të saj.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Ndërtim

Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave të butë?

Published

on

Në gjithë globin, ciklet rajonale të dimrit shihen si periudha në rënie për produktivitetin e ndërtimit, por një raport i ri nga institucioni financiar holandez ING sugjeroi se tregu evropian ka rritur efikasitetin mes stinëve të ftohtë.

“Moti më i ngrohtë i dimrit do të thotë që kontraktorët evropianë të ndërtimit po përjetojnë më pak ndërprerje të biznesit ndërsa klima jonë ngrohet,” tha ekonomisti i lartë i ING Maurice van Sante në raportin e titulluar Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave më të butë.

Duke ofruar të dhëna të përpiluara nga ING Research, NASA dhe Our World in Data, van Sante vuri në dukje se anomalitë e temperaturës në hemisferën veriore arritën lartësi rreth dy gradë (Celsius) më të larta, mesatarisht, se në 1985.

“Ne donim të shihnim nëse temperaturat në rritje kanë pasur tashmë një ndikim të matshëm në ciklet vjetore të prodhimit të kompanive evropiane të ndërtimit,” tha Van Sante, duke vënë në dukje se dy tregues janë përdorur në matje:

Pjesa e kompanive që përmendin nivelet e tyre të prodhimit ishte e kufizuar gjatë periudhave të dimrit (janar dhe shkurt) dhe verës (korrik dhe gusht) për shkak të kushteve të motit.

Ndryshimi i vëllimeve aktuale të ndërtimit në këto periudha

Ajo që gjeti studimi ishte një reduktim me më shumë se 30% i kontraktorëve të BE-së, gjatë tre dekadave të fundit, të cilët thanë se aktivitetet e tyre ishin të kufizuara për shkak të motit të keq nga janari në shkurt.

Vera me vapë mbytëse nuk është problem për ndërtimin evropian!

Gjersa fitimet në produktivitet në dimër mund të shihen si pozitive, temperaturat në rritje globale – në përgjithësi – nuk janë.

Megjithatë, van Sante tha se një humbje reciproke e produktivitetit në verë (nga nxehtësia ose moti ekstrem) thjesht nuk po ndodh në një mënyrë të matshme.

Megjithatë, ai vuri në dukje se nivelet rekord në verë po rrisin shpeshtësinë e ditëve të punës të anuluara.

Përderisa mund të duket sikur se një planet në ngrohje ka krijuar një mjedis ideal për aktivitetet e ndërtimit në disa seksione të Hemisferës Veriore, van Sante paralajmëroi në raportin e tij se këto ndryshime janë ‘diamante’ në atë që është bërë një mjedis gjithnjë e më i ashpër./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023

Published

on

Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në volum në sektorin e ndërtimit janë frenuar disi në vitin 2023, sipas të dhënave që INSTAT ka grumbulluar te kompanitë e ndërtimit.

Zakonisht në 3-mujorin e fundit të çdo viti ka një rritje të shitjeve në banesa, për shkak të blerjeve që bëjnë kryesisht emigrantët në këtë periudhë (shiko grafikun bashkëngjitur).

Në 3-mujorin e fundit të 2023, volumi i shitjeve në ndërtim u rrit me vetëm 1% nga 16.1% që ishte rritja në tremujorin e fundit 2022.

Gjatë gjithë tremujorëve të 2023, ritmet e rritjes së shitjeve në volum ishin më të ulëta se më 2022.

P.sh. në tremujorin e dytë 2023, volumi i shitjeve u rrit me vetëm 0.2%, në tremujorin e dytë rritja ishte me 5.2% nga 11.5% në të njëjtën periudhë të vitit 2022, shkruan Monitor.al

Me gjithë frenimin e ritmeve të rritjes, volumet e ndërtimit dhe shitjeve po rriten në sektorin e ndërtimit, edhe pse treguesit demografikë dhe inflacioni i lartë nuk po e frenojnë këtë trend si në Europë.

Tregu i pasurive të paluajtshme në Europë është në një fazë stanacioni nga rënia e kërkesës, teksa lufta në Ukrainë ka krijuar një efekt psikologjik negativ për investime në pasuri të paluajtshme.

Pavarësisht ngadalësimit, ndërtuesit vendas mbeten optimistë. Pas një rënie me 8 pikë në janar 2024, treguesi i besimit në ndërtim që matet nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Ky tregues qëndron rreth 25 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues. Paralelisht me të, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje. Nga ana tjetër indeksi i besimit konsumator u rrit në disvarfor të blerjeve të mëdha në dy muajt e parë të vitit 2024.

Sektori i ndërtimit pësoi një rritje të vrullshme pas vitit 2016, kryesisht në sektorin e banesave. Rritja e lejeve në rekorde historike dhe sipërfaqes në ndërtim në pesë vjeçarin e fundit erdhi në një kohë që popullsia po pakësohet dhe po plaket nga rënia e lindjeve dhe emigracioni lartë të rinjve. Në kontradite më këto zhvillime çmimi i banesave është rritur me shpejtësi.

Ndërtimi është kthyer në motorin e rritjes ekonomike vitet e fundit. Në vitin 2022, sektori kontribuoi me 11.1 pikë % të vlerës së shtuar nga 9.4 pikë % që kontribuoi në vitin 2019. Ky kontribut u rrit më tej në vitin 2023, referojnë të dhënat jo përfundimtare.

Aktualisht, Shqipëria është vendi më i varfër i Europës dhe ka ekspozimin më të lartë të sektorit të ndërtimit në kontinent. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi kontribuoi me 11.2% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa në BE, ky sektor kontribuoi me 5.5%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Skanska do të ndërtojë një kampus të dhënash në vlerë prej 242 milionë dollarë në SHBA

Published

on

Skanska me bazë në Suedi, një kompani globale ndërtimi dhe zhvillimi, njoftoi se ka marrë një kontratë të re me vlerë rreth 2.5 miliardë SEK (242 milionë dollarë) në shtetin e Virxhinias në SHBA.

Projekti synon të ndërtojë një kampus të dhënash prej 23,000 m2.

Firma njoftoi se do të kryejë gjithashtu punë në terren dhe shërbime për qendrën e re.

“Fushërimi përfshin gjithashtu një përshtatje të një hapësire administrate dhe tre salla të dhënash,” tha Skanska.

Puna filloi këtë muaj me një datë të pritshme përfundimi deri në dhjetor 2025./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending