Mali i Zi merr kredi nga BERZH-i për ndërtim të rrugëve

0

Si pjesë e përpjekjeve të saj për të përmirësuar integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor, EBERZH ka siguruar një hua prej 40 milionë euro për të kontribuar në financimin e rindërtimit të 216 km të rrugëve kryesore të Malit të Zi.

Kredia do të shtrihet në tre pjesë në Ministrinë e Transportit dhe Çështjeve Detare. Kësti i parë prej 10 milionë eurove do të përdoret për një pjesë të rrugës midis qyteteve të Rozhajës dhe kufirit me Serbinë, raporton RTKlive.

Pjesa e dytë dhe e tretë, secila prej 15 milionë eurove, pritet të vihen në dispozicion në 2018 dhe 2019 për përmirësimin e segmenteve rrugore Podgoricë-Danilograd dhe Tivat-Jaz në pjesën jugore.