Connect with us

Ambienti

Lumi Vjosa do te shpallet Park Kombëtar

Published

on

Ministria e Turizmit dhe organizata amerikane “Patagonia” nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit.

Në këtë Memorandum zotohen se do të punojnë së bashku për rritjen e shkallës së mbrojtes së lumit Vjosa dhe dëgëzimeve me statusin “Park Kombëtar”. Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë.

Fushata ndërkombëtare për shpalljen Vjosës “Park Kombëtar” ka hyrë në një fazë të re, pas vendimit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për të nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me organizatën amerikane “Patagonia” me qëllim rritjen e shkallës së mbrojtjes së lumit të Vjosës.

Në janar, Vjosa mori statusin “Park Natyror” duke u bërë për herë të parë pjesë e zonave të mbrojtura, ndërsa tanimë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Patagonia zotohen se do të punojnë së bashku me qëllim arritjen e shkallës më të lartë të mbrojtjes.

Ky konsiderohet një hap i madh i shumëdëshiruar nga aktivistët në gjithë botën, për krijimin e Parkut të parë Kombëtar për një lumë të egër në Europë.

Në ceremoninë dedikuar nisjes së këtij bashkëpunimi, ishin pjesëmarrës kryeministri Edi Rama, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, CEO i Patagonia Ryan Gellert, organizata që bëjnë pjesë në koalicionin europian “Save the Blue Heart of Europe” si Riverwatch, EuroNatur, EcoAlbania, të ftuar nga trupi diplomatik, donatorë dhe ekspertë mjedisorë./Media Ndërtimi.

Ambienti

Sheffield, qyteti me më shumë pemë në Europë

Published

on

Qyteti anglez, Sheffield, i cili dikur njihej më së shumti për çelikun, prandaj edhe është mbiquajtur “qyteti i çelikut”, sot në vend të industrisë “ushqen” gjelbërim.

Qyteti me nëntë herë më shumë pemë se njerëzit ka pak më shumë se gjysmë milioni banorë të cilët janë dakord se natyra duhet të ushqehet.

Qyteti ndodhet në bashkimin e pesë burimeve ujore, lumit Don dhe katër degëve të tij: Sheaf, Rivelin, Loxley dhe Porter Brook, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në evolucionin e Sheffield. Uji i vrullshëm nxiste rrotat e ujit dhe qindra mullinj që nga shekulli i 12-të.

Por fakti që Qyteti i Çelikut është sot kampioni britanik në gjelbërimin urban konfirmon se vetëm ndryshimi është konstant. Besoni apo jo, më shumë se gjashtëdhjetë për qind e zonës është e mbuluar me parqe, pyje dhe kopshte, duke përfshirë një të tretën e Parkut Kombëtar të Distriktit Peak. Autoritetet e qytetit janë të vendosur të ruajnë natyrën dhe plani i tyre është që qyteti të reduktojë emetimet e karbonit në zero deri në vitin 2025.

Sot, me rreth 4.5 milionë pemë që rriten në të gjithë qytetin, Sheffield ka më shumë pemë për person se çdo qytet tjetër në Europë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Nxehtësia ekstreme në Ballkanin Perëndimor është përkeqësuar

Published

on

Banka Botërore e Kosovës ka njoftuar se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të nxehtit pritet të rriten edhe më shumë në pak dekada në vijim.

Në njoftim thuhet se për shembull, Tirana, Shkodra, Vlora, Mostari, Sarajeva dhe Shkupi janë deri në 4.5-7.5°C më të nxehtë në verë krahasuar me rrethinat e tyre rurale. Po ashtu, shumë qytete në rajon tejkalojnë nivelet e sigurta të grimcave PM2.5 dhe janë ndër më të ndoturit në Evropë.

“Raporti rekomandon veprim në tre fronte kryesore për t’i bërë qytetet në rajon më të gjelbër. Së pari, të zvogëlohet shtrirja urbane dhe qytetet të bëhen më kompakte. Kjo mund të bëhet nëpërmjet investimeve për rigjenerimin e zonave urbane për të rritur dendësinë, inkurajimin e përdorimit të përzier të tokës në zonat kryesore dhe rizhvillimin e hapësirave tashmë të përdorura”, thuhet në njoftim.

“Së dyti, qytetet duhet të ulin emetimet e tyre. Fokusi duhet të jetë në sektorët kryesorë duke përfshirë transportin, ndërtesat dhe menaxhimin e mbetjeve. Së treti, qytetet duhet të ndërmarrin veprime për të zvogëluar nxehtësinë ekstreme urbane dhe për të rritur gatishmërinë për të”, thuhet tutje në njoftim.

Masat, të tilla si çatitë e gjelbra, parqet dhe kopshtet urbane, dhe ligatinat e ndërtuara, duhet të promovohen duke pasur parasysh kostot e tyre të ulëta të zbatimit dhe përfitimet e larta mjedisore dhe sociale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Deri në qershor peshkatarët mund të peshkojnë, por janë të obliguar t’i lirojnë menjëherë

Published

on

Peshkatarët në Kosovë do t’u ndalohet peshkimi me rrjetë, deri më 30.05.2024. Ata do të lejohen të peshkojnë, por janë të obliguar që t’i lirojnë pastaj përsëri.Ky është vendimi i Federatës së Peshkatarëve Sportiv Rekreativ të Kosovës (FPSRKS), i cili është marrë në mbledhjen e bordit ekzekutiv të kësaj federate, më 06.04.2024.

Në një bisedë për Kallxo.com, kryetari i FPSRKS, Milaim Vitia e ka konfirmuar se është marrë vendimi për ndalimin e peshkimit me rrjetë në territorin e Kosovës, për shkak të shumimit të peshkut, i cili sipas tij ndodhë deri në muajin qershor, varësisht nga llojet e tyre.

“Nga data 08.04.2024 të bëhet ndalesë e të gjitha llojeve të peshkut në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kjo ndalesë vazhdon deri më datën 30.05.2024. Arsyeja e ndalesës është shumimi i peshkut me faza. Peshkatarët kanë të drejtë vetëm të peshkojnë dhe të lëshojnë pa prezencën e rrjetës mbledhëse” – thuhet në vendimin e FPSRKS-së.

Sipas Vitisë, ata e kanë parë gjendjen në terren dhe kanë vlerësuar se nga 3,000 peshkatarë që janë të regjistruar në Federatë, për secilin prej tyre zënia e një sasie peshkë të bëhet pasi të shumohen.“Duke parë terrenin edhe tash e kemi qit vendim që mos t’i zënë me mijëra kilogramë (peshk) në këtë muaj, se për çdo ditë t’u dal në teren secili peshkatarë 5kg dhe 7kg (peshk), e kemi vlerësuar se 3,000 peshkatarë, gjithë atë peshkë me marrë, le të shumohet peshku, tani le të zinet” – tha Vitia për KALLXO.com.Se a ishin pajtuar këta peshkatarë që janë pjesë e Federatës, për moszënien e peshkut deri në muajin qershor 2024, Vitia ka thënë se shumica janë pajtuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending