Lokali i shqiptarëve zë vendin e parë në “London Lifestyle Awards” në Londër

0

Në edicionin e tetë të London Lifestyle Awards, i cili u mbajt mbrëmë me një ceremoni mahnitëse, fitues në kategorinë “Coffe Shop of the Year”, u zgjodh një bar i dy shqiptarëve, Sam Maqedonci dhe Dini Shahini “My Place Soho”.

Shqiptarët kthehen për të dytin vit me radhë dhe prap rrëmbejnë çmimin e parë në këtë kategori. Çmimi i parë u morë nga ta në vitin 2016-të.

Kjo ngjarje e madhe që organizohet tash e tetë vite në Londër, sjellë stilin e jetesës dhe feston arritjet fantastike të industrisë së jetesës përmes kësaj ceremonie të ndarjes së çmimeve.