Aktuale
Ky vit kryeson për investimet publike
Shpenzimet kapitale janë zëri më i debatuar në buxhetin e shtetit, jo vetëm kur ky ligj diskutohet, por gjatë gjithë vitit. Kështu që nga hartimi dhe deri në mbylljen e vitit buxhetor, investimet publike janë në qendër të vëmendjes edhe për realizimin e tyre.
Kështu referuar variantit paraprak të buxhetit të vitit 2018 investimet publike janë planifikuar në masën 77.6 miliardë lekë, ose 4.5 % e gjithë buxhetit. Kjo vlerë është me lartë se ajo e planifikuar për vitin 2017, ku investimet janë llogaritur 74.1 miliardë lekë ose 4.6 % e buxhetit.
Niveli i investimeve publike ka pasur luhatje te mëdha gjate këtyre viteve, ku vlera më e lartë shënohet në vitin 2009 në 95.9 miliardë lekë. Referuar treguesve makro-ekonomik të këtyre viteve rezulton se vlera e shpenzimeve kapitale ne vite te jete:
2009 95.8 miliardë lekë
2010 67.4 miliardë lekë
2011 70.6 miliardë lekë
2012 61.6 miliardë lekë
2013 65.4 miliardë lekë
2014 60.7 miliardë lekë
2015 63.1 miliardë lekë
2016 59.4 miliardë lekë
2017 74.1 miliardë lekë
2018 77.6 miliardë lekë
Edhe pse thuajse jemi ne muajt e fundit të këtij viti ecuria e investimeve publike nuk është realizuar në masën e pritshme. Sipas statistikave të ministrisë së Financave, për 8 mujorin ka një realizim prej 35.1 miliardë lekë ose 47 % e gjithë planit vjetor.
-
Infrastrukturë3 days ago
Nis ndërtimi i Unazës Qendrore në vlerë mbi 3 milionë euro, punimet përfundojnë brenda 120 ditësh
-
Infrastrukturë2 days ago
Pse nuk filluan punimet për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë?
-
Infrastrukturë3 days ago
“Termokos”-i njofton se do të vazhdohet furnizimi me ngrohje
-
Aktuale3 days ago
“Duan ta shesin për 1€ arin”, avokati denoncon AKP-në, Gjykatën e Komunën për tokën e vlefshme në Fushë Kosovë
-
Auto3 days ago
Mercedes pasi anuloi modelin sedan Maybach, po dizajnon një tjetër automjet të veçantë sportiv
-
Infrastrukturë3 days ago
Durrësi, qyteti më i nxehtë i Ballkanit deri më 2040, shkak betoni dhe ndërtimi
-
Infrastrukturë2 days ago
Srebrenica do t’i riemërtojë rrugët duke injoruar gjenocidin
-
Dizajn2 days ago
Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita