Kush është Alejandro Aravena, dhe si arriti ta fitoi çmimin prestigjioz në arkitekturë

0

Alejandro Aravena është Laureati i parë i çmimit prestigjioz “Pritzker” nga Kili, përkatësisht Amerika e Jugut. Arkitekti Aravana fitoi çmimin “Pritzker”, në vitin 2016 që konsiderohet si çmimi dhe nderi i arkitekturës më të shquar të Amerikës .

Duket e natyrshme që një arkitekt kilian të lëvizte për të hartuar  projekte të tilla të cilat njoftimi i “Pritzker” i quajti “projekte me interes publik dhe ndikim social, përfshirë strehimin, hapësirën publike, infrastrukturë dhe transport “. Kili është një vend me tërmete të shpeshta, historike dhe cunami, një vend ku fatkeqësitë natyrore janë të zakonshme dhe shkatërruese. Kjo është edhe arsyeja që Aravanen e shtyu të investojnë dhe projektoj këto lloj ndërtesash.

Aravena morri diplomën e tij të arkitekturës në vitin 1992 nga Universiteti Katolik i Kilit dhe më pas u zhvendos në Venecia të Italisë për të vazhduar studimet e tij. Ai krijoi firmën e tij “Alejandro Aravena Architects” në vitin 1994. Ndoshta më e rëndësishmja është kompania e tij, “ELEMENTAL” e cila filloi në vitin 2001 kur Aravena dhe Andrés Iacobelli ishin në Shkollën e Lartë të Dizajnit të Harvardit në Kembrixh të Massachusetts.

Aravena dhe grupi Elemental janë të njohur për ndërtimin e “shtëpive në rritje”, një formë e strehimit bazë të përballueshme në vendet urbane ekonomikisht të gjalla dhe të realizuara pjesërisht me subvencione qeveritare. I quajtur “gjysma e një shtëpie të mirë” nga Aravena, ky lloj strehimi u dha qytetarëve më të diskriminuar mundësinë për të luajtur një rol në përmirësimin e gjendjes së tyre ekonomike.

Për të ndërtuar ato projekte banimi, Aravena punoi drejtpërdrejt me njerëzit për të cilët ishte projektuar hapësira për të siguruar suksesin e produktit përfundimtar.

Aravena ka punuar në projektin e parë të tillë në vitin 2003-2004 në qytetin e Iquique, në veri të Kilit. Kompania “Elemental” u ngarkua me dizajnimin e strehimit për 100 familje me fonde nominale të siguruara nga qeveria. Në fund, ata zhvilluan “gjysmën e një shtëpie të mirë” për secilën familje që siguronte një shtëpi me gjërat themelore, një kuzhinë dhe një banjo, me hendeqe në mes të shtëpive për familjet të cilat mund të  shtonin dhomat sipas nevojës dhe kur ishte e mundshme financiarisht.

Rezultati është një lagje gjithnjë në ndryshim me investime të vazhdueshme, në të cilën rriten vlerat e strehimit.

Pas tërmetit dhe cunamit të Kilit në vitin 2010, Aravena u përfshi në rindërtimin e qytetit të goditur rëndë të Constitución, ku ndërtoi “Villa Verde Housing” më 2013. Projektet e këtij arkitetkti për të ndihmuar  bashkvendasitë e tij vazhdojnë edhe më tutje. Pra, qëllimi i këtij arkitekti për të ndihmuar familjet të cilët nuk kishin një vend strehim e dërgoj edhe deri tek fitimi i çmimit “Pritzer”.

Në vazhdim po paraqesim disa nga projektete e tilla të cilat Alejandro Aravena i ka projektuar, të cilat kryesisht janë kolektive.

/Ndertimi.info/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here