Ndërtim
Kur kashta përdoret për të ndërtuar stadium
Një ‘kopje’ e stadiumit ‘St.Petersburg’ të qytetit të St.Petersburgut por me anë të kashtës është ndërtuar në qytetin Stavropol në Rusi, shkruan espnfc.com, përcjellë Ndertimi.info. Ajo u ndërtua për të tallur projektin prej 619 milion eurosh të stadiumit të St.Petersburgut i cili do të jetë mikpritës i Kupës së Botës.
Kjo arenë e cila kushtoi 580 euro u financua nga fermeri Roman Ponomaryov. Ajo është e përbërë nga 4500 dengje kashte, në ‘ulëset’ e të cilit mund të zënë vend rreth 300 spektatorë.
“Është mirë që njerëzit të ngazëllehen dhe të krijojnë një atmosferë sportive përpara Kupës Botërore”, tha Ponomaryov për Associated Press, duke shtuar se krijimi i tij ishte një satire e butë e projektit shumë të shtrenjtë të Zenitit.
Aty tanimë është organizuar edhe turneu i parë, fillimisht për vendasit, gjatë vikendit.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kontraktori austriak Strabag blen prodhues të qëndrueshëm të materialeve të ndërtimit
-
Infrastrukturë3 days ago
Rruga Prishtinë-Pejë po bëhet, protestat s’po ndalen, banorët e 3 fshatrave kërkojnë ndihmën e Albin Kurtit
-
Infrastrukturë3 days ago
Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!
-
Infrastrukturë2 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë3 days ago
“Kryevepër arkitektonike”, Rama mbron velën e betonit në Durrës
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Aktuale2 days ago
Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për shkarkim trafiku
You must be logged in to post a comment Login