Aktuale
Kundërshtohet rrënimi i përmendoreve në Shkup, por procedurat vazhdojnë
VMRO-DPMNE-ja kritikon politikat e qeverisë së Zoran Zaevit për ndalimin e punës dhe prishjen e projektit “Shkupi 2014”.
Sipas tyre, LSDM po shkatërron figurat që përfaqësojnë etnitete të ndryshme, siç është ajo e Nënë Terezës.
VMRO-DPMNE-ja thotë se me rikthimin e tyre në Qeveri, do të rindërtojnë atë që tani po i shkatërron LSDM-ja e Zoran Zaevit.
“Kjo është shenjë se Qeveria zhytet në mungesë të ideve ndërsa Maqedoninë e fut në një krizë ende më të thellë. Në rrethana të këtilla, është e pritshme që Qeveria e paaftë e Zaevit nuk po mundohet që t’i zgjidh problemet e vërteta por po merret me dekonstruktim e objekteve tanimë të ndërtuara dhe me pengim e ndërtimit të përmendores së Nënë Terezës e cila është krenari edhe e shqiptarëve edhe e maqedonasve. Gjithçka që Qeveria e paditur e LSD-së do të rrënojë në këtë periudhë, VMRO-DPMNE do e rindërtojë me rikthimin në Qeveri”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së, raporton Alsat M.
Grupi i punës për detektimin e pasojave nga ”Shkupi 2014” në kuadër të Ministrisë së Kulturës, po punon në përfundimin e elaborateve për të gjitha përmendoret e këtij projekti, të cilat më vonë do të dërgohen për shqyrtim në seancë qeveritare. Koordinatori i këtij grupi Mirosllav Gërçev thotë se deri tani në Ministrinë e Kulturës i kanë dorëzuar elaboratet për “Aleaksandrin”, “Qoseton” dhe përmendoren në ndërtim e sipër të “Nënë Terezës” ndërsa thotë se së shpejti pritet që t’i përfundojnë elaboratet edhe për përmendoret tjera. Ai insiston në paligjshmërinë e vendosjes së shumicës së përmendoreve, të parapara në projektin “Shkupi 2014”.
“Të gjithë ata përmendore, në një ose tjetër mënyrë, janë epilog i një krimi të cilën e ka kryer VMRO-DPMNE-ja për 11 vite me radhë. D.m.th. vet ata janë përmendore të krimit dhe të shkeljeve e shkatërrimit të shtetit të së drejtës. Ajo që sot duhet të ndodhë është që institucionet të fillojnë përsëri ta kryejnë punën e tyre”, tha Mirosllav Gërçev, Koordinator i grupit punues për “Shkupi 2014”.
Ministri i kulturës Robert Alagjazovski, dje tha se pret raportin e grupit të punës për “Shkupin 2014” dhe më pas atë do ta kalojë për shqyrtim në Qeveri. Sipas tij, projekti Shkupi 2014 ka shkelur shumë procedura ligjore. Sipas rrjetit të gazetarisë hulumtuese BIRN, 33 milion euro janë shpenzuar nga Qeveria e kaluar për gjithsej 34 përmendore nga projekti “Shkupi 2014”.
-
Infrastrukturë3 days ago
Pse nuk filluan punimet për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë?
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë3 days ago
Srebrenica do t’i riemërtojë rrugët duke injoruar gjenocidin
-
Dizajn3 days ago
Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Aktuale2 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë2 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Infrastrukturë3 days ago
Bypass-i i Radhimës, gati në qershor, lehtëson ndjeshëm trafikun gjate sezonit