Connect with us

Trashëgimia

“Kullat e sahatit në Shqipëri – historia dhe arkitektura”, na kujton si matej koha në periudhat e lashta

Published

on

Autori Dritan Çoku nëpërmjet këtij studimi monografik është munduar të na jap thjesht dhe qartë këtë gjini ndërtimore me emërtimin “Kullat e sahatit në Shqipëri” – historia dhe arkitektura.

Prej kësaj pune kërkimore mësojmë se në Shqipëri janë ndërtuar kulla sahati në njëzetë e një qytete.

Të mbërritura në ditët e sotme, të plota arkitektonikisht, janë njëmbëdhjetë kulla sahati, ndërsa një është në trajtë rrënoje.

Prej këtyre dymbëdhjetë që ekzistojnë sot, njëmbëdhjetë kanë statusin juridik “monument kulture” të kategorisë së parë dhe mbrohen nga ligjet e shtetit shqiptar, ndërsa njëra, pjesë integrale e arkitekturës së bashkisë së qytetit të Durrësit, nuk e gëzon këtë status.

Kjo gjini monumentesh ka historinë e saj arkitetonike, pra gjatë jetës së saj ajo ka evoluuar e ndryshuar në periudha kohe, duke u përshtatur me zgjidhjet e reja në funksion të ndryshimeve për matjen e kohës nga ajo me tingull në atë me fushë pamje dhe tingull.

Studimi “Kullat e sahatit në Shqipëri” na bën me dije se si matej koha në formën e saj më primitive, me anë të Diellit, rërës, vajit dhe ujit, deri në matjen e kohës me orë me tingull dhe fushë pamje dhe tingull.

14 vite punë voluminoze kërkimore për të sjellë para lexuesve monografinë “Kullat e Sahatit në Shqipëri”.

Ideja nisi si një dëshirë për të dokumentuar kullat e sahatit në trojet shqiptare, por më pas gjithçka u materializua në një monografi me rreth 500 faqe, ku përmes qindra fotove dhe materialeve të nxjerra nga arkivat autori Dritan Çoku realizoi një vepër, ndoshta e vetmja në llojin e saj./Media Ndërtimi.

Trashëgimia

Komisioni Evropian shpall shtatë vende të reja që marrin Etiketën e Trashëgimisë Evropiane

Published

on

Në një festë të trashëgimisë kulturore të pasur dhe të larmishme të Evropës, Komisioni Evropian ka shpallur vendet fituese të Etiketës së Trashëgimisë Evropiane për vitin 2023. Me marrjen e kësaj etikete, 7 vende historike nga i gjithë kontinenti janë njohur për rolin e tyre të rëndësishëm në historinë dhe kulturën e Evropa dhe zhvillimi i Bashkimit Evropian.

Faqet fituese janë:

Cisterscapes – Peisazhet cisterciane që lidhin Evropën (Austri, Çeki, Gjermani, Poloni, Slloveni)

Manastiri i San Jerónimo de Yuste, Cuacos de Yuste (Spanjë)

Zoti ynë në muzeun e papafingo (Holandë)

Teatri Mbretëror Toone (Belgjikë)

Kalevala (Finlandë)

Romanian Athenaeum (Rumani)

Sant’Anna di Stazzema (Itali)

Etiketa e Trashëgimisë Evropiane u krijua nga BE në 2011 për të promovuar ndjenjën e përkatësisë dhe identitetit mes evropianëve. Ai thekson vendet që kanë luajtur një rol kryesor në formësimin e historisë së përbashkët të kontinentit tonë. Etiketa u dha për herë të parë në vitin 2013. Përzgjedhja e këtij viti e çon numrin total të vendeve me etiketë në të gjithë Evropën në 67.

Llojet e vendeve të pranueshme përfshijnë:

monumentet

zona natyrore, nënujore, arkeologjike, industriale ose urbane

peizazhet kulturore

vendet e kujtimit

mallrave kulturore

objektet

trashëgimi jomateriale e lidhur me një vend, duke përfshirë trashëgiminë bashkëkohore

Çdo vend pjesëmarrës i BE-së mund të propozojë deri në dy vende për të marrë etiketën, e cila jepet çdo dy vjet. Një panel evropian i ekspertëve të pavarur zgjedh një vend për çdo vend pjesëmarrës. Bazuar në këtë rekomandim, Komisioni Evropian cakton vendet që do të fitohen me etiketën. 7 lokacionet e këtij viti u zgjodhën nga 16 vende kandidate./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Shumica e grave në Maqedoninë e Veriut heqin dorë nga trashëgimia e pronës

Published

on

Statistikat në Maqedoninë e Veriut tregojnë se gratë në shumicën e rasteve heqin dorë nga trashëgimia e pronave familjare, vetëm për të mos prishur raportet me vëllezërit e tyre.

Të dhënat e regjistrit të Kadastrës tregojnë se as çereku i pronave të paluajtshme nuk janë në emër të grave.

Njëra nga gratë që ka hequr dorë nga prona e prindërve është edhe Emine B, për shkak të, siç thotë ajo “të mos më mbyllet dera e shtëpisë së babait” në të cilën tani jeton i vëllai, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Sapo kam hapur bisedën e trashëgimisë u ndie një frymë e ftohtë, një situatë e tensionuar. E dini i është te familjet shqiptare dhe pas kësaj, nga frika se më mbyllet dera e shtëpisë së babait, tani e vëllait, nuk e kam hapur kurrë bisedën e trashëgimisë”, thotë ajo.

Edhe Lidija Andovska nga Shkupi nuk ka arritur të trashëgojë një pjesë të konsiderueshme të pronës familjare, pasi kështu kishin vendosur prindërit e saj.

“Djali konsiderohej si shtyllë e familjes dhe ai duhej të trashëgonte pronën për të prezantuar forcën, por edhe besueshmërinë e familjes. Personalisht kjo më ka kushtuar shumë, pasi në mungesë të kapitalit fillestar, për dallim nga vëllai im, unë e kam pasur shumë më të vështirë që të ndërtoj biznesin tim si floktare”, thotë ajo.

Në Ligjin për trashëgiminë, gratë dhe burrat trajtohen në mënyrë të barabartë. Sipas ligjit, personat që mund të paraqiten si trashëgues janë: të gjithë pasardhësit e personit të ndjerë që ka lënë prona pas vete, i adoptuari dhe pasardhësit e tij, bashkëshorti ose bashkëshortja, prindërit ë tij, vëllezërit dhe motra dhe pasardhësit e tyre, si dhe gjyshi dhe gjyshja dhe pasardhësit e tyre./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

11 asete të reja i shtohen trashëgimisë kulturore të Kosovës

Published

on

11 asete të reja iu shtuan Kosovës në listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme.

Kështu bëri të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në një postim në Facebook.

Ndërkaq këto janë 11 asetet e reja që i shtohen kësaj liste:

Tuma e Shpenadisë – Prizren;

Tuma e Gjinocit – Suharekë;

Vendbanimi shumështresor i Topanicës – Kamenicë;

Vendbanimi prehistorik i Hisarit – Suharekë;

Sahat Kulla dhe Muzeu Arkeologjik – Prizren;

Shtëpia e familjes Pomaku – PrizrenKroi i Beledinjës – Prizren;

Shtëpia e Adem Aga Gjonit – Prizren;

Shtëpia e Zekirja Sokolit – Prizren;

Ndërtesa e Kuvendit të Vjetër – Beledije – Prizren;Kompleksi i Sarajit të Vjetër – Prizren./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending