Featured
Kulla e Sahatit në Gjakovë, që e pësoi nga malazezët më 1912
Orët gjigante të vendosura në maje të një kullë njihen si emblemë e qyteteve kosovare në kohën e sundimit osman. Një e tillë gjendet po ashtu në qytetin e Gjakovës. Ajo është e vendosur në qendrën e “Çarshisë së Madhe “ në vendin e quajtur “Fusha e Sahatit”.
Ky objekt është ndërtuar menjëherë pas ndërtimit të Xhamisë së Hadumit dhe daton nga viti 1957. Procesi i ndërtimit thuhet se është iniciuar nga Hadum Aga me donacionin e portës së lartë të asaj kohe. Me zhvillimin e shpejtë të zejtarisë dhe tregtisë u shfaq nevoja të vendosej një rregull që të përcaktonte kohën e punës nëpër qytete.
Me lindjen e kapitalizmit lind edhe mendimi se koha është flori dhe duhej të shfrytëzohej ne mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo kullë mbijetoi deri në vitin 1912 kur u dogj Çarshia e Gjakovës nga ushtria malazeze dhe me ç’rast është vjedhur mekanizimi i orës dhe është bartur në Mal të Zi.
Në 100 vjetorin e rrënimit të objektit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës e rindërtoi objektin në afërsi të themeleve ekzistuese duke u bazuar nga foto-materialet nga arkivi i QRTK-së në Gjakovë.
Objekti i vjetër kishte gërshetim të materialeve të ndërtimit, duke filluar nga guri, tulla e pjekur e druri. Themelet e objektit të vjetër kanë qenë të ndërtuara tërësisht nga guri, muret deri në nivelin e vrojtimit ishin të punuara nga kombinimi i gurit dhe tullës së pjekur dhe mbi nivelin e vrojtimit ka qenë i ndërtuar nga konstruksion druri i mbuluar me plumb.
Dimensionet e objektit janë 4.10×4.10 m (gjerësia) kurse lartësia rreth 30 metra. Objekti i ri i rindërtuar është nga materiale të forta kombinim mes tullave dhe betonit dhe është tentuar të ruhet pamja e më hershme.
Në fasadën perëndimore janë vendosur gurët origjinalë me mbishkrime nga objekti i vjetër, ndërsa kulmi është i mbuluar me plumb. Shumë arkitektë nuk ishin të kënaqur me pamjen që Sahat Kulla e Gjakovës mori pas rindërtimit duke e quajtur atë një kopje të varfër të origjinalit.
Problemi kryesor qëndron në arkitekturën e kullës që është suvatuar e ngjyrosur në ngjyrë të bardhë dhe si shkas kryesor për mos arritjen e origjinaliteti mendohet të jetë dokumentacioni, dëshmitë e pakta mbi gjendjen e mëhershme, por shikuar si tërësi në atë që përfaqëson vlerësohet se është arritur të ruhet deri diku tërësia kompozicionale.
-
Infrastrukturë23 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë22 hours ago
Tenderi 1.2 milionë euro që u vlerësua nga ‘dostat’ për t’ia dhënë shokut të Përparim Ramës!
-
Infrastrukturë20 hours ago
Zv.ministri Durmishi njofton një projekt të ri, në rrugën Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Infrastrukturë23 hours ago
Banorët protestojnë gjatë fillimit të punimeve të rrugës Kijevë-Dollc
-
Aktuale3 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë3 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
You must be logged in to post a comment Login