Aktuale
Kulla e rojtarëve të Kishës që u dogj nga serbët
Pak kulla kanë mbetur në Deçanin që dikur ndërtimin prej guri e kishte parësor. Shumica dërrmuese u shkatërruan në luftën e fundit në Kosovë, bashkë me shkatërrime e dëme të tjera që po kryente Serbia e asaj kohe fillimisht në njerëz e më pas në godina, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në mesin e atyre që u dogj e gati sa s’u rrafshua ishte edhe ajo e Demëukajve. Ani pse ishte nën mbrojtje shtetërore si monument kulture. E pikërisht duke qenë e tillë, në vitin 2002, me një fond nga SIDA suedeze, kulla u ringrit. Me pak ndryshime, pothuajse ashtu siç ka qenë. Gurët që kishin mbetur në strukturat e moçme ishin shënjuar me numra, dhe janë rikthyer pikërisht në vendin ku kanë qenë dikur, atëherë kur u ndërtua për herë të parë, e që kryefamiljari thotë se bëhet fjalë për çerekun e parë të shekullit XIX.
Në sallonin që ka adaptuar në përdhese, Haxhi Demëukaj mirëpret miq e mysafirë. Nga aty, 73 vjeçi rrëfen gjithë historinë e kullës e të familjes. Nami nis te Sali e Bilall Rrusta, babai i të cilëve e ndërtoi kullën. Familja që mbrojti Manastirin e Deçanit për më shumë se një shekull nuk pati mundësi ta ruajë kullën e vet nga serbët.
Ringritja nga themeli
Demëukaj thotë se për herë të parë kulla, si objekt i fortifikuar banimi është ndërtuar në mes të viteve 1820-25.
“E ka ndërtuar babai i Salih e Bilall Rrustës”, thotë Demëukaj.
Kohë tjetër ndërtimi përmend Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore, që në listën e vet me të cilën e ruan këtë objekt si monument kulture e përshkruan si ndërtim të gjysmës së dytë të shekullit XIX. Cilado që të ketë qenë koha e ndërtimit, ajo u shkatërrua thuajse tërësisht në luftë, për t’u rindërtuar pak metra më larg e me disa ndryshime..
-
Infrastrukturë2 days ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim3 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale3 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Aktuale3 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Infrastrukturë3 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë1 day ago
Tenderi mbi 2.5 milionësh i “Prishtina Parking” ngjallë dyshime