Connect with us

Infrastrukturë

Kostoja e jetesës në Prishtinë, 1500 € metra katrorë për ta blerë një banesë në qendër

Published

on

Data baza më e madhe në botë, Numbeo ka bërë një përmbledhje rreth kostos së jetesës në Prishtinë.

Sipas kompanisë e cila liston të dhëna reale për treguesit e strehimit,

Çmimi për metër katror për të blerë një banesë në qendër të kryeqytetit janë këto
Nga 1.100 euro deri në 1.543 € si dhe 2.500 €.

Çmimi për metër katror për të blerë apartament jashtë qendrës:
varijojnë nga 832.00 € deri në 700 euro.

Prishtina ka kosto prej 31.06% më të lirë krahasuar me Tiranën (pa qira).

Qiraja në Prishtinë është mesatarisht 22.59% më e ulët se në Tiranë.

Apartament (1 dhomë gjumi) në qendër të qytetit me qira kushtin nga 300 € deri në 250 euro.

Apartament (1 dhomë gjumi) Jashtë Qendrës 224.38 € deri 180 euro (psh. në Fushë Kosovë)

Apartament (3 dhoma gjumi) në qendër të qytetit 537 € deri në 400 më e lira.

Apartament (3 dhoma gjumi) Jashtë Qendrës nga 376 € deri në 300 euro.

Kostot mujore të vlerësuara për një familje, sipas statistikave të Numbeo prej katër anëtarësh janë (1,262,88 €) pa qira.

Kostot mujore të llogaritura për një person të vetëm janë më shumë se 365.39 €, duke mos e llogaritur pagesën e qirasë.

Paga mesatare mujore neto në Kosovë, e pa tatimuar është  444,67 €.

Sipas të dhënave të Numbeo, norma e interesit të hipotekës në përqindje (%), vjetore, për 20 vjet me normë fikse është 4.38 përqind./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Komuna e Prizrenit harton projektin për rrugën “Shaip Spahiu” pa konsultime

Published

on

Praktika e hartimit të projekteve për intervenime në hapësirat publike të qytetit, pa zhvillimin e konsultave me të gjithë hisedarët, që prej fazave të hershme, po vazhdon që të aplikohet nga Komuna e Prizrenit. Shembulli i fundit është projekti për rrugën “Shaip Spahiu” i prezantuar së fundmi para numrit të vogël të banorëve dhe bizneseve të kësaj rruge.

“EC Ma Ndryshe” prej shumë vitesh kërkon nga organet komunale që ta ndryshojnë këtë qasje, dhe të aplikojnë gjithëpërfshirjen në planifikim, sidomos të hapësirave publike, pasi që ato shfrytëzohen nga grupet e ndryshme të komunitetit. Mos përfshirja e të gjithë hisedarëve në planifikim po rezulton me projekte që nuk po kanë qëndrueshmëri.

EC përsërit thirrjen ndaj organeve komunale të Prizrenit që pjesëmarrjen publike ta shohin si proces gjatë të cilit qytetarët përfshihen në vendimmarrje, në identifikimin e problemeve si dhe mundësive për zhvillim. Përfshirja e publikut në planifikim kontribuon në ndërtimin e zgjidhjeve zhvillimore më të qëndrueshme dhe të adaptueshme për interesat e hisedarëve të ndryshëm. Gjithashtu ky proces fuqizon demokracinë lokale, besimin në institucione publike, ndjenjën e përkatësisë dhe pronësisë për hapësirat publike, si dhe fuqizon komunitetin dhe qytetarinë aktive. Prandaj, EC rekomandon Komunën e Prizrenit që ta ndryshojë qasjen dhe projektet për intervenime në hapësirat publike ti hartojë në konsultim që prej fazave të hershme me të gjithë hisedarët./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Kryeministri Rama publikon pamje nga punimet për zgjerimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar pamje nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë.

Në një postim në Facebook ai shkruan se ky projekt si pjesë e korridorit të 8-të, do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi.

“Mirëmëngjes dhe nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ku aktualisht po ndërtohet nënkalimi dhe ura automobilistike, një projekt që do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Puna për projektin e korridorit 8 erdhi pas marrëveshjes tripalëshe mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, më shumë se 2 vite më parë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Në Zvicër zbulohet një lloj i ri i materialit termoizolues me bazë bimore

Published

on

Një organizatë hulumtuese zvicerane ka zhvilluar një lloj të ri materiali termoizolues që vepron gjithashtu si një lavaman karboni.

Materiali, i njohur si “biochar”, është bërë nga lëndë të para me bazë bimore ose produkte të mbeturinave dhe krijohet përmes një procesi të veçantë trajtimi termik.

Ai u zhvillua nga Empa, laboratori federal zviceran për shkencën dhe teknologjinë e materialeve.

Biochar vepron si një lavaman karboni, duke lidhur përgjithmonë CO2, por mund të përdoret gjithashtu në bujqësi për të rritur pjellorinë e tokës pas prishjes së ndërtesave.

Sektori i ndërtimit përbën 40% të konsumit të energjisë, 30% të emetimeve të gazeve serrë dhe 36% të mbetjeve të gjeneruara në BE, llogarit Empa.

Raportohet se ky material ka potencial të madh për të reduktuar gjurmën ekologjike të ndërtesave me materiale lidhëse afatgjatë të CO2./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending