Aktuale
Kosova shpenzon miliona euro për konsullatat dhe ambasadat
Rreth 5.6 milionë euro në vit paguhet qiraja për objekte ku janë të vendosur konsullatat e ambasadat e Kosovës, nëpër vende të ndryshme të botës. Kurse rreth 1.4 milionë euro qeveria shpenzon për qiranë e objekteve të institucioneve në vend.
Ministri i Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar, i tha Ekonomia Online, se buxheti të shtetit qiraja e objekteve i kushton rreth 7 milionë euro, prej këtij buxheti 80% shpenzohet për qiranë e konsullatave e ambasadave.
“.. çdo vit për ambasada për konsullata edhe qiranë brenda Kosovës paguhet përafërsisht 7 milionë edhe prej 7 milionëve 80% është pagesa e qirave jashtë Kosovës, përkatësisht ambasadave dhe konsullatave”, tha ai.
Ministri thotë se janë të përkushtuar në ndërtimin e objekteve të reja ku do të vendoseshin institucionet publike, por që nuk ka dhënë ndonjë afat se kur mund të ndodh kjo e as sa objekte planifikohen të ndërtohet.
“Ne si Ministri e Administrimit Publike jemi të përkushtuar së pari për ndërtimin e institucioneve të ndryshme që pagesa për qiranë nga buxheti i Republikës së Kosovës çdo vit të ulet dhe të kemi një akomodim dhe menaxhim më të mirë”, sqaroi Yagcilar.
Shoqëria civile vazhdimisht ka kritikuar shpenzimin e parasë publike për qira të objekteve me arsyetimin se vendosja e institucioneve nëpër objekte private, ndodh edhe për shkak të interesave të caktuara, ngase me mjete e paguar do të ndërtoheshin objekte të reja.
Institucionet vazhdimisht kanë premtuar se do të gjendet një zgjidhje për institucionet publike që veprojnë në objekte private, që mos të shpenzohet buxheti për qira.
-
Infrastrukturë3 days ago
Pse nuk filluan punimet për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë?
-
Infrastrukturë1 day ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë3 days ago
Srebrenica do t’i riemërtojë rrugët duke injoruar gjenocidin
-
Dizajn2 days ago
Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Aktuale1 day ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë1 day ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Aktuale2 days ago
USAID dhe Agjencia Kadastrale diskutojnë çmimet e shitblerjes dhe vlerësimet e pronave