Connect with us

Infrastrukturë

Kosova përmes Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit shënon progres në Informim dhe Vëzhgim

Published

on

Agjencia e Mjedisit të Evropës ka publikuar vlerësimin parafinal për rrjedhën e të dhënave ne EIONET për vitin 2021.

Krahasuar me vlerësimin paraprak, Kosova ka shënuar sërish progres në procesin e raportimit duke përmbushur 100% të obligimeve të planifikuara për raportim për këtë vit, dhe i prinë listës së vendeve që kanë përmbushur këtë obligim raportues.

Në kuadër të vlerësimit për ketë periudhe, për 6 fusha relevante të raportimit, Kosova ka marrë pikët maksimale për secilën nga fushat e raportimit, përkatësisht për raportimin e të dhënave vjetore për cilësi të ajrit, raportimin online të të dhënave për cilësi të ajrit, raportimin për emisionet në ajër, raportimin për gazrat serrë, raportimin për zonat e mbrojtura, raportimin për cilësi të ujërave dhe raportimin për sasi të ujërave.

Viti 2021 shënon vitin me progresin më të madh në historinë e raportimeve në EIONET/EEA, që ka realizuar Kosova përmes AMMK, nga viti 2011 (57%), viti 2018 (60%), viti 2019 (67%) dhe viti 2020 (89%).

Ky sukses është arritur falë punës dhe përkushtimit të ekspertëve të AMMK dhe bashkëpunimit me institucione tjera monitoruese në nivel kombëtar, si dhe mbështetjes nga donatorët përmes projekteve të ndryshme.

Njëherë ky sukses tregon edhe përkushtimin e AMMK në përmbushjen e detyrimeve tona në raport me Agjencinë e Mjedisit të Evropës dhe në procesin e integrimeve evropiane.

Infrastrukturë

Komuna e Gjakovës hap afatin për konsultime publike të Hartës Zonale

Published

on

Komuna e Gjakovës, përkatësisht drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, duke filluar nga data 23 maj 2022 deri me datën 21 qershor 2022, shpallë të hapur afatin për konsultime dhe sugjerime publike ne lidhje me draftin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Hartën Zonale Komunale.

Ndërsa, me datë 10 qershor, e premte, me fillim prej orës 13:30, në Sallën e Kuvendit Komunal, në objektin e ish- Bankosit, mban Konsultim Fizik me Publikun./Media Ndërtimi.

Draftin e këtij dokumenti, mund ta gjeni në ueb faqen e komunës së Gjakovës, në linkun e më poshtëm:

https://kk.rks-gov.net/…/Draft-i-Vleresimit-Strategjik…

Continue Reading

Infrastrukturë

Asfaltohet njëri segment i “Muharrem Fejza”, nuk përdoret rrjeta për të ruajtur rrugën nga gropat  

Published

on

Që nga orët e hershme të mëngjesit të së premtes ka nisur të asfaltohet njëri segment i rrugës “Muharrem Fejza” duke përfshirë rrugët lidhëse prej rrethrrotullimit të rrugës “B” në drejtim të lagjes Mati përkatësisht deri te rruga “Ibrahim Oruçi”.

Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave-KK Prishtina njoftoi se të premten më 20 maj do të asfaltohen hyrjet në rrugët lidhëse dhe rruga “Muharrem Fejza” nuk do të mbyllet këtë ditë për qarkullim.

Qarkullimi në këtë rrugë do të mbyllet për dy ditë:

E premte, 20 maj 2022, prej orës  06:00-18:00.

E shtunë, 21 maj 2022, prej orës  08:00-18:00.

“Kërkojmë nga banorët e lagjes që automjetet mos tii parkojnë në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për arsye se pengojnë realizimin e punimeve dhe automjetet mund të dëmtohen gjatë spërkatjes me emulsion.”, shkruan në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Mirëpo, gjatë punimeve të shtrirjes finale të asfaltimit nuk është përdor rrjeta në mënyrë që kjo rrugë t’i përballoj krijimit të gropave.

Ndryshe nga Komunat, Ministria e Infrastrukturës ka premtuar se do shtoj cilësinë e punimeve gjatë asfaltimit të rrugëve, duke përdorur kështu produkte të reja dhe efektive.

“Sanimet më nuk do të bëhen si në të kaluarën, por do të përdoren rrjeta, para se të shtrohet shtresa e asfaltit.”, kishte deklaruar zv.ministri i Infrastukturës Hysen Durmishi.

“Prej projektit në projekt vazhdojmë të punojmë për një Prishtinë sa më funksionale dhe praktike.”, është ky zotimi i Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave të Komunës së Prishtinë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshja për fasadimin e Soliterave në Ulpianë

Published

on

Lajm fantastik për banorët e lagjes “Ulpiana” e ka cilësuar  kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, marrëveshjen ku do të fasadohen ndërtesat ikonike në kryeqytet.

“Nënshkruam “Marrëveshjen e Bashkëfinancimit” me Millennium Foundation Kosovo për rinovimin dhe përmirësimin e furnizimit me energji të ripërtërishme në Ndërtesat Shumëbanesore, të njohura për qytetarët si ‘Soliterët e Ulpianës’.”, deklaroi Rama.

Renovimi është projekt i përbashkët i Komunës së Prishtinës me Bankën Botërore dhe fondet e Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), si një nga shtatë komunat që është përzgjedhur për renovimin e objekteve të vjetra.

Komuna e Prishtinë për një projekt të tillë nuk ka organizuar paraparakitsh asnjë debat publik në të cilën do të mund të shprehshin mendimet për sa i përket këtij renovim në ndërtesat ikonike të Prishtinës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending