Connect with us

Infrastrukturë

“Kosova ka humbur 40 milionë euro si pasojë e dëmtimit të bizneseve nga ndërprerja e energjisë”

Published

on

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se kriza energjetike në vend është “krizë e prodhuar në Kosovë” për shkak të mungesës së një strategjie zhvillimore dhe energjetike.

Ai, në një intervistë për Ekonomia Online, ka treguar se, në bazë të hulumtimeve të AKB-së, që nga fillimi i reduktimeve të “ashpra”, Kosova ka humbur rreth 40 milionë euro si pasojë e dëmtimit të bizneseve nga ndërprerja e energjisë.

Në baza ditore, Shahini thotë se, për 25,000 mijë biznese sa janë përfshirë në hulumtim, të cilat përdorin gjeneratorë, shpenzimet për derivate kapin një shifër rreth 1 milion euro.

“Ekonomia e Kosovës po kalon në faza të krizave të njëpasnjëshme, së fundi edhe nga ajo energjetike, e cila është krizë e prodhuar në Kosovë në mungesë te një strategjie zhvillimore dhe energjetike”.

“AKB ka bërë një studim hulumtues, lidhur me krizën dhe efektet e saj në ekonominë e Kosovës. Nga data 16 gusht, kur ka filluar reduktimi i ashpër, kemi hulumtuar mbi 25.000 biznese që përdorin gjeneratorë të ndryshëm për të kompensuar energjinë elektrike”.

“Këto biznese janë duke i shpenzuar mbi 600 mijë euro në ditë vetëm për derivate të gjeneratorëve. Së bashku me bizneset që e përdorin gjeneratorin herë pas here (jo 6 orë në ditë ndalet rryma), kjo shifër kap shumën prej 1 milion euro në ditë”.

Në aspektin e përgjithshëm ekonomik, kjo shkakton humbje edhe te shitjet e produkteve, shërbime dhe gastronomi.

Gjatë kësaj periudhe, në ekonominë e përgjithshme, vlerësohet se janë humbje rreth 40 milionë euro nga mungesa e energjisë, krizat e energjisë dhe mungesa e saj e vazhdueshme.

Qeveria ka ndarë rreth 40 milionë euro për ta paguar rrymën në veri, e po aq ka krijuar edhe humbje në tërë Kosovën për shkak të ndërprerjes së energjisë.

“Nuk kemi rezultate që ndonjë biznes është mbyllur nga kriza, por nëse kjo vazhdon bizneset mund të mbyllen sepse energjia është organi kryesor i ekonomisë dhe zhvillimit të saj, duke përfshirë këtu edhe energjinë elektrike, por edhe derivatet e naftës dhe benzinës”.

Kosova nuk ka strategji për të dalë nga kriza energjetike, por Kosova ka pasë mundësi të dalë nga kjo krizë. Kanë qenë disa momentume qe Kosova i ka lëshuar dhe nuk i është përgjigjur kërkesave të investitorëve dhe blerësve të huaj.

“Së pari, refuzimi mbi një vjet e gjysmë i rezervave të gazit nga fondi i MCC-së. Së dyti duke refuzuar disa shtete qe kanë kërkuar thëngjill nga Kosova me kompensim me energji elektrike, siç është Maqedonia, me të cilën kanë pasur disa takime por nuk kanë arritur marrëveshje sepse koncepti i Qeverisë se Kosovës nuk është i lidhur me ekonominë e tregut. Së dyti, Serbia ka kërkuar në formë indirekte dhe direkte thëngjill. Rreth 400 milionë euro produkte të gatshme vijnë nga Serbia në Kosovë. Në këtë rast kemi pasur mundësi që ta ulim bilancin tregtar me këto shtete, të cilin e kemi negativ aktualisht”.

Më një fjalë, Kosova ka rezerva të thëngjillit për 600 vjetët e ardhshme, ndërsa ballafaqohemi me mungesë të energjisë elektrike. Vetëm Kosova nga Ballkani Perëndimor ballafaqohet me këtë mungesë edhe pse çmimin e energjisë e kemi me të shtrenjtin në Ballkan.

Infrastrukturë

Gjendje e rëndë infrastrukturore në qendrën e Kulturës në Fushë Kosovë – Komuna s’përgjigjet

Published

on

Objekti i Qendrës së Kulturës në Fushë Kosovë është në gjendje të mjerueshme. Përveç se objekt i vjetër, shihet se edhe uji ka depërtuar, muret janë qarë e mbuluara nga myku.

Ambienti nuk duket aspak në nivel as për nga pastërtia e as për nga interieri. Këtu ushtrojnë një grup valltarësh, që jeta e puna e tyre po rrezikohet çdo ditë, raporton Insajderi.

Në këtë objekt ushtrojnë grupi i valltarëve “Ansambli Zëri i Kosovës”, ushtrimet e të cilëve janë ndërprerë për shkak të kushteve të rënda./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Kurti: Procedura e tenderimit për rindërtimin e Stadiumit të Gjilanit në vlerë 15 milionë euro, javën e ardhshme

Published

on

Prej takimit të fundit në tetor 2022, Gjilani sot e ka Qendrën e Re të Mjekësisë Familjare, Mireshi shumë shpejt do të bëhet me çerdhe të re, ndërkaq sot përuruam parkun “Banja” me 17 mijë m2 dhe fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” me vlerë 2.4 milionë euro.

Për vitin tjetër katër janë projektet kryesore:

– Stadiumi i qytetit për të cilin janë ndarë rreth 15 milionë euro. Procedura e tenderimit fillon javën e ardhshme.

– Unaza rrugore që në total do të kushtojë rreth 26 milionë euro e që është buxhetuar për vitin 2024.

– Bulevardi i qytetit në vlerë prej 12 milionë euro me 20 mijë m2, hapësirë publike, me infrastrukturë nëntokësore, me parking nëntokësor, gjithashtu i buxhetuar për vitin e ardhshëm.

– Autostrada e Gjilanit në të cilën po vazhdon puna në sajimin e problemeve që janë paraqitur së fundmi me rrëshqitjen e dheut e që kanë shkaktuar vonesa drejt finalizimit të saj deri në Bresalc, kurse për vazhdimin e saj deri në Dheun e Bardhë tashmë është ndarë buxheti dhe në fillim të vitit tjetër do të fillojnë procedurat e prokurimit.

Kryetari Alban Hyseni ka vazhduar që të paguaj borxhet e komunës nga e kaluara. Për dy vjet në zyre tashmë janë paguar rreth 10 milionë euro, e për vitin e ardhshëm kanë mbetur më pak se dy milionë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Shpejtim Bulliqi shpërblen me tender gjysmë milion euro kompaninë e pronarit të afërm me VV-në

Published

on

Pushteti i Shpejtim Bulliqit në Komunën e Podujevës, ka shpërblyer me tender kompaninë e pronarit të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Eljesah Podvorica. Kompania “Eing Com” e “El-BAU” në Podujevë ka fituar tenderin për “Mirëmbajtje verore dhe dimërore të rrugëve”, në vlerë prej gjysmë milion euro.

Komuna e Podujevës ka hapur tender për kontratën “Mirëmbajtje verore dhe dimërore e rrugëve”. Tender ky që me datën 10 nëntor të këtij viti iu dha kompanisë “VIA EGNATIA” “VAAKAL” “Natyra”, Prishtinë, me vlerën totale të ofertës 330,268,29 euro.

Por, vetëm pas 19 ditëve kjo kontratë u anulua.

Me 29 nëntor të këtij viti u njoftua se për këtë kontratë është shpërblyer, kompania “Eing Com” e “El-BAU” Podujevë, me vlerë totale të ofertës, 547.492.12 euro.

Ky tender rriti vlerën për 237,224 euro, pothuajse njëfishin e shifrës paraprake.

Eljesah Podvorica, jo rrallë herë është parë në shoqërinë e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.org

Në vitin 2021, deputeti i LVV-së, Sali Zyba dhe pronari, Eljesah Podvorica ishin së bashku në një vizitë në Therandë.

Dyshja shihen në një fotografi në shoqëri edhe të disa personave për rreth.

Podvorica, gjithashtu në vitin 2019 ishte parë në shoqërinë e deputetit të VV-së, Nijazi Isakut.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me pronarin e “Eing Com” e “El-BAU”, Eljesah Podvorica, i cili e mohoi të ketë lidhje me pushtetin e VV-së në Podujevë.

“Une punoj edhe me Mitrovicën, punoj edhe me ndërkombëtarë, edhe atje paskam pushtet a”, tha Podvorica për Insajderin.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me Komunën e Podujevës, por deri në publikimin e këtij teksti, nuk kemi marrë përgjigjje./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending