Aktuale
“Kosova e Re”, investimi më i madh në Kosovë sipas ministrit Lluka
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në fjalën e tij me rastin e panairit të produkteve vendore ka thënë se investimi më i rëndësishëm në këto vitet e fundit në Kosovë është ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”, i cili do t’i eleminojë humbjet e bizneseve sa i përket energjisë.
“Projekti “Kosova e Re”, është investimi më i madh në Kosovë. Ky është kapaciteti i parë i cili është bërë për të zëvendësuar kapacitetet e Kosovës A. Kjo do të ndikojë në përmirësimin e ambientit dhe ajrit. Fokusi ynë është që t’i eleminojmë humbjet e bizneseve sa i përket energjisë elektrike. Ndërtimi i Kosovës së Re do të ketë ndikim indirekt edhe tek bizneset. Projekt tjetër është edhe Kosova B. Duhet t’i kemi 20 përqind të kërkesave për energji nga energjia e ripërtritshme. Kemi një bashkëpunim me Bankën Botërore, ku do të marrim një kredi për energjinë e ripërtritshme. Sektori i energjisë ka nevojë jashtëzakonisht të madhe për investime”, tha ministri Lluka.
Lluka me këtë rast ndau edhe mirënjohje për punëdhënësit më të mëdhenj përgjatë këtyre 10 viteve.
-
Infrastrukturë10 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Infrastrukturë9 hours ago
Tenderi 1.2 milionë euro që u vlerësua nga ‘dostat’ për t’ia dhënë shokut të Përparim Ramës!
-
Aktuale2 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë2 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Infrastrukturë2 days ago
Shumica e banesave në Gjilan janë të banueshme dhe pa certifikatë të përdorimit!
-
Infrastrukturë2 days ago
2 miliardë euro kostoja e totale e linjës hekurudhore nga Durrësi në Bullgari