Connect with us

Infrastrukturë

Kontraktuesit ‘qëllimisht’ nuk saktësojnë vijat kadastrale për asfaltimin e rrugëve

Published

on

Një ndër problemet më të theksuara të investimeve publike në Kosovë është dinamika e realizimit të punimeve. Kjo është vërejtje e cila ngritët në vazhdimësi nga qytetarët dhe adresohet në raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Gjatë një viti, komunat kanë në dispozicion rreth 145 milionë euro për investime kapitale. Por, komunat ballafaqohen me sfida të ndryshme gjatë procesit të ekzekutimit të punimeve. Kjo ndodh kryesisht për katër arsye: mos planifikimi i duhur i projektit investues, mos zotimi i plotë i mjeteve financiare në buxhet për projektin investues, konteste pronësore në terren dhe mungesa e kapaciteteve teknike dhe profesionale të kompanive private për kryerjen e punëve publike.

Mos planifikime të duhura të projekteve lidhen me rastet kur institucionet nisin investimin pa pasur projekt ose ekziston projekti, por është i përgjithësuar (jo projekt detaj teknik). Ndër arsyet kryesore për vonesat në këtë drejtim janë:

  1. Mos llogaritja ose mos përfshirja e duhur e materialeve që do të përdoren gjatë ekzekutimit të punimeve;
  2. Mos saktësimi i infrastrukturës publike ekzistuese në një terren investues, si shtritja e kabllove të rrymës, internetit, telefonisë, gypave të ujit;
  3. Nënvlerësimi i kostos për kryerjen e punimeve, ku kompanitë private aplikojnë me çmime që nuk janë reale për treg dhe pastaj gjatë fazës së investimit, kompania nuk siguron materialin e specifikuar në kontratë, gjë e cila pastaj shkakton ndërprerjen e punimeve dhe vonesa në ekzekutimin e punimeve.

Kontestet pronësore janë problemet më të shpeshta që hasen gjatë ekzekutimit të investimeve publike. Kjo mund të ndodh për shkak se autoriteti kontraktues nuk i ka saktësuar vijat kadastrale (publike-private) gjatë hartimit të projektit, apo për shkak se projekti ka nisur së ekzekutuari pa u përfunduar shpronësimi.

Në disa raste, pronarët e tokave në afërsi të të cilëve kryhen punimet, çështjen e shpronësimeve e kanë adresuar në gjykatë, dhe pa një vendim gjykate nuk mund të vazhdohen punimet në terren.

Mungesa e kapaciteteve teknike dhe profesionale të kompanive private që marrin punë publike është arsye shtesë që shkakton vonesa në kryerjen e punëve në terren, shkruan në raportin e Institutit GAP “Sfidat e komunave në menaxhimin e investimeve, shpenzimeve, të hyra dhe pronave”.

Autoritetet kontraktuese nuk bëjnë vlerësim të duhur sa i përket kapaciteteve implementuese të kompanive private për kryerjen e punëve publike. Në shumë raste, kompanitë private janë të angazhuara në shumë projekte njëkohësisht.

Infrastrukturë

Ndahet grant mbi 8 milion euro për 11 Komuna

Published

on

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna.

Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e komunave, kanë nënshkruar marrëveshjet në kuadër të Grantit të Performancës Komunale.

“Në kuadër të këtij bashkëfinancimi janë paraparë projekte për rregullimin e shtratit të lumenjve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e fushave sportive, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekte të tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe rritjen e zhvillimit ekonomik lokal” ka shkruar në Facebook Krasniqi.

Komunat përfituese janë Rahoveci, Obiliqi, Skenderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja.

“Projektet në komunat përfituese janë bashkëfinancim i MAPL-së, donatorëve dhe komunave në vlerë mbi 8 milionë euro”, ka shkruar tutje Krasniqi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Tenderi mbi 2.5 milionësh i “Prishtina Parking” ngjallë dyshime

Published

on

Tenderi i Komunës së Prishtinës për “Prishtina Parking”, i cili kap shifrën e 2.5 milionë eurove, po ngjallë dyshime.

Ilir Kërçeli – zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar përshkrimin e punës që i është vënë projektit ‘Prishtina Parking”.

Sipas arsyetimit të komunës së cila është rëndësia e këtij projekti, aty thuhet se me “Prishtina Parking” Prishtina synon të ketë një ndikim pozitiv që rrit cilësinë e jetës, promovon qëndrueshmërinë dhe përmirëson përvojën urbane në përgjithësi.

“Ky është përshkrimi me të cilin Komuna e Prishtinës do ti shpenzojë 2,533,000.00 milion euro. Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës: N.P.L. “Prishtina Parking” synon të fillojë zbatimin e projektit të Qytetit të Smart. Me këtë projekt, Prishtina synon të ketë një ndikim pozitiv që rrit cilësinë e jetës, promovon qëndrueshmërinë dhe përmirëson përvojën urbane në përgjithësi. Projekti synon të përmirësojë efikasitetin e menaxhimit të parkimit në zonat urbane dhe tregtare, të përmirësojë fluksin e trafikut dhe të ofrojë një përvojë parkimi efikase dhe tërheqëse për banorët dhe vizitorë”, ka shkruar Kërceli./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Tregu global i pajisjeve të ndërtimit pritet të bjerë 8% këtë vit

Published

on

Viti i kaluar filloi fuqishëm për Evropën, me shitje të shpejta falë grumbullimit të porosive nga viti 2022. Nga mesi i vitit këto ishin përmbushur kryesisht dhe tregu u pa të ngadalësohej – veçanërisht për sa i përket marrjes së porosive.

Megjithatë, shitjet me pakicë qëndruan mjaft mirë dhe si rezultat tregu evropian ruajti nivelin e lartë të shitjeve që ishte parë në vitin 2022.

Rezultati për vitin 2023 ishte më i mirë se sa ishte parashikuar në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, kur u raportua se marrja e porosive po binte ndjeshëm. Megjithatë, duket se do të ketë një rënie në shitje këtë vit, dhe Off-Highway Research e vendos atë në një rënie prej 6%.

Shitjet në pjesën tjetër të botës ranë 8% në 2023, me një rënie të mëtejshme prej 14% të parashikuar për këtë vit. Tregjet më të mëdha në zhvillim priren të jenë prodhuesit e mallrave, dhe si rezultat, shitjet e pajisjeve rriten dhe bien në varësi të kërkesës për materiale dhe çmimeve.

Drejtuesi i çmimeve të mallrave priret t’i bëjë shitjet e pajisjeve në pjesën tjetër të botës më të paqëndrueshme se në tregjet e tjera. Parashikimi për pjesën tjetër të tregjeve botërore bazohet në premisën se presionet aktuale inflacioniste të viteve të fundit do të vazhdojnë të ulen në 2024 dhe 2025, duke ulur kërkesën për mallra dhe për rrjedhojë pajisjet për nxjerrjen e tyre në ekonomitë e mëdha në zhvillim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending