Është mbajtur takimi mbi temën e rivitalizimit të shtigjeve aktuale dhe krijimit të shtigjeve të reja për biçikleta në kryeqytet.
Në këtë takim morën pjesë kryetari i Marakli t’Biciklave Berat Rakovica dhe Drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale të Kryeqytetit, Krenar Xhaferi dhe përfaqësues së Task Forcës për Komunikacionin në Prishtinë.
Në këtë takim u tha se kjo drejtori ka zotuar mbi 300’000 € për shënjimin dhe rivitalizimin e shtigjeve/korsive të biçikletave vetëm për këtë vit.
Ndërsa u tha po ashtu se në planifikim të “Rrugës A” është edhe pjesa e shtegut të bicikletave me standardet më të larta në rajon.
Grupi ‘Marakli t’Biciklave’ mbeten të përkushtuar ndaj anëtareve në avokim për kushte më të mira në komunikacioni dhe jo vetëm./Media Ndërtimi.