Connect with us

Aktuale

Komuna e Prishtinës diskriminoi qytetarët rreth faturimit të tatimit në pronë

Published

on

Në tri nga gjashtë mostrat e testuar, Komuna ka lejuar zbritjet prej 15,000€ duke i evidentuar si vendbanime parësore për dy a më shumë prona në pronësinë e një tatimpaguesi, për këto raste ishte bërë nën-faturim në vlerë prej 1,395€.

Nga analiza e bazës së shënimeve të Protax-it kemi konstatuar se edhe në 60 raste tjera (prona/objekte të tatim-paguesve), ju ishte bërë zbritja e parregullt (që nuk lejohet me ligj) të vendbanimit parësor prej 15,000€ dhe Komuna për arsye të këtij nën-faturimi ka humbje financiare rreth 10,000€.

Kurse në tri mostra tjera, raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit ka zbuluar se është bërë mbi-faturim në vlerë prej 67.5€, duke mos u aplikuar zbritja adekuate e vendbanimit parësor të një prone (objekti) për tatimpaguesit.

Nga analiza e bazës së shënimeve Protax, si rezultat i mos zbritjes së vendbanimit parësor prej 15,000€ të një prone për tatimpaguesit, Komuna ka mbi-faturuar 350 tatimpagues tjerë në vlerë prej 7,875€6.

Kjo ka ndodhur si rezultat i mos deklarimit të vendbanimit parësor nga ana e tatimpaguesve dhe mos lerësimit (ri anketimit) gjatë fazës se inspektimit nga ana e anketuesve në teren.

Ndikimi Faturimi i parregullt duke i lejuar zbritjen pa bazë ligjore ka rezultuar me më pak fonde nga të hyrat për Komunën, ndërsa në anën tjetër për shkak të mos aplikimit të zbritjes që parashihet me Ligj, tatimi më i lartë padrejtësisht i është faturuar tatimpaguesve. Kjo gjithashtu mund ta vendos Komunën para një situatë që të jetë subjekt i padive nga tatimpaguesit, për shkak të ngarkesave të parregullta tatimore.

Rekomandimi i Auditorit në këtë çështje është se kryetari Ahmeti duhet të monitoroj se procesi i inspektimit/verifikimit të pronave bëhet në përputhje me kërkesat ligjore.

Gjithashtu duhet të siguroj se politikat e komunikimit me palët e interesit/tatimpaguesit janë duke funksionuar me qëllim të azhurnimit të bazës me të dhëna të sakta sa i përket aplikimit/mos aplikimit të zbritjeve të lejuara sipas kërkesave ligjore.

Neni 11 paragrafi 1 i Ligjit me nr. 06/L-005 për Tatimin në pronën e paluajtshme – Zbritja për vendbanimin parësor, paraqet: “Personi fizik, i cili vendos deri më 30 nëntor të vitit para vitit tatimor se njësia e objektit shërben si vendbanim parësor dhe e deklaron këtë në Komunë apo gjatë fazës së inspektimit, i lejohet zbritja prej pesëmbëdhjetë mijë (15,000) Euro nga vlera e vlerësuar e njësisë së objektit”./ Media Ndërtimi.

Aktuale

Tjetërsimi i pronës 10 milionëshe, i vazhdohet edhe për dy muaj arresti shtëpiak të dyshuarit

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e arrestit shtëpiak të dyshuarit Afrim Gashi, i cili u arrestua pas hulumtimit të “Betimi për Drejtësi“, nën dyshimin për tjetërsimin e pronës në Veternik, në vlerë rreth 10 milionë euro përmes dokumentit të falsifikuar.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, avokatja e palës së dëmtuar, Saranda Keqekolla-Sadiku.

Ndryshe, Policia e Kosovës më 25 gusht njoftoi për arrestimin e të dyshuarit, në bazë të urdhëresës së gjykatës.

“Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), me datë 25.08.2023 ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente me ç ‘rast është realizuar kontroll në dy lokacione të ndryshme, në një shtëpi dhe në një lokal, nën dyshimin se janë shfrytëzuar për përpilimin e dokumenteve të falsifikuara”, thuhej në njoftim.

Prokurorja e rastit, Nebahate Salihu e kishte konfirmuar se bëhet fjalë për pronën në Veternik, rast ky që është hulumtuar nga “Betimi për Drejtësi”.

“Betimi për Drejtësi” kishte hulumtuar se si një pronë në Veternik  dyshohet se përmes legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, iu është marrë palëve Nexhat dhe Gursel Sadiku, duke kaluar në emër tani të ndjerës Z.H. dhe më pas prona ka kaluar te djali i saj Ylber Hyseni, i cili edhe po hetohet.

I dyshuari Gashi ishte ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”, “Mashtrim”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Policisë, hetimi lidhur me këtë rast ka filluar bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë pas dyshimeve të bazuara se i dyshuari Afrim Gashi në bashkëveprim me të dyshuarin Ylber Hyseni, i cili gjendet në arrati, kanë falsifikuar dokumente dhe dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe prej 9 (nëntë) hektarësh me vlerë të përafërt të tregut rreth 10,000,000.00 euro (dhjetë milionë euro), me ç’rast të njëjtit pasi që kanë bartur pronat në emër të tyre i kanë parcelizuar dhe më pas i kanë shitur ato tek personat e tretë duke i mashtruar.

“Lidhur me rastin gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: 1 (një) pistoletë,  1 (një) karikator me 9 (nëntë) fishekë, 50 (pesëdhjetë) fishekë,  2 (dy) pistoleta me gas,  4 (katër) pushkë ajrore,  2 (dy) llaptopë, 1 (një) shtëpizë kompjuteri, 1 (një) telefon celular, 5680 (pesëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë) euro para të gatshme, 685 (gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë) dollar amerikan,  100 (njëqind) franga zvicerane, si dhe rreth 500 (pesëqind) dosje të lëndëve të ndryshme në brendësi të të cilave kishte: Fletë poseduese, autorizime, kopje të planeve, historik të pronave, harta kadastrale (kryesisht të Regjionit të Prishtinës), vendime, kontrata të ndryshme të noterizuara të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhej më tej në njoftimin e Policisë.

 

Ndryshe, kjo pronë, dyshohet se iu është marrë familjes Sadiku përmes manipulimeve dhe dokumenteve të falsifikuara, për çka tashmë janë hapur hetime ndaj të dyshuarit Ylber Hyseni, i cili sipas burimeve brenda Prokurorisë gjendet në arrati dhe gjykata ka lëshuar urdhërarrest për të.

Continue Reading

Aktuale

Shfuqizohet vendimi që parasheh paraqitjen e vërtetimit tatimor për t’u pajisura me certifikatë të pronës

Published

on

Komuna e Prishtinës ka shfuqizuar vendimin që parasheh paraqitjen e vërtetimit tatimor për të gjitha ata që duan të pajisen me certifikatë të pronës, të kopjes së planit apo regjistrim të pronës.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Kadastrës në kryeqytet, Donat Lushaku.

“Pas hyrjes në fuqi (21 korrik 2023) të LIGJIT NR. 08/L-176 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRMBAJNË PROCEDURA TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE DHE HARMONIZIMIN E TYRE ME LIGJIN NR. 05/L-031 PËR PROCEDURËN E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE, respektivisht në nenin 111 të këtij Ligji parashihet fshirja e nenit 29 të Ligjit për Tatimin në Pronë – që parashihte pezullimin e shërbimeve komunale si pasojë e mospagesës së detyrimeve ndaj komunës.

Në Gazetën Zyrtare është publikuar tashmë shfuqizimi i rregullores për pezullimin e shërbimeve komunale të nxjerrë nga Kryeministri në vitin 2021.

Nga e hëna, qoftë për nxjerrjen e certifikatës së pronës/kopjes së planit, qoftë për regjistrimin e pronës NUK do të nevojitet VËRTETIMI TATIMOR.”, deklaroi Lushaku.

 

Continue Reading

Aktuale

Panairi i Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale organizohet në Prishtinë

Published

on

Oda Ekonomike e Kosovës  në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës nga data 18-20 Tetor 2023, organizojnë Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale  “Prishtina 2023” i cili do të mbahet në Sheshin e qytetit të Prishtinës “Xhorxh Bush”

Me qëllim të vizibilitetit dhe promovimit sa më të madh të bizneseve pjesëmarrëse në këtë panair, këtë vit për dallim nga vitet e tjera  Panairi i Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale do të mbahet në Sheshin e qytetit të Prishtinës “Xhorxh Bush”, në shtëpiza nga druri ndërsa për ndërmarrjet të cilat kërkojnë hapësirë më të madhe do të ju ofrohen tenda. Në këtë panair do të marrin pjesë ndërmarrjet nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

Ky panair do t’ju ofrojë ndërmarrësve vendor, rajonal dhe ndërkombëtar njohuri për zgjerim të mundësive  mbi depërtimin dhe rritjen e pjesëmarrjes në tregjet e huaja, tregje të reja, mundësi ideale për rrjetëzim, krijimin e kontakte, gjetjen klientëve  të  mundshëm që ju çojnë në partneritete, bashkëpunime dhe informata të tjera mbi mundësitë e rritjes dhe zhvillimit të biznesit.

Paraqitja me kohë për pjesëmarrje në panair dhe rezervimi i vendit do të mundësoi që ndërmarrja e juaj të jetë pjesëmarrëse në  manifestimin më të madh ekonomik që organizohet në Kosovë.

Kontakto: Oda Ekonomike e Kosovës- Prishtinë,

Mob: +383 45/653-222 /Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending