Connect with us

Infrastrukturë

Komuna e Junikut lidh marrëveshje me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për ndërtimin e urës që e lidh me fshatrat Gjocaj dhe Jasiq

Published

on

Komuna e Junikut ka përfituar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal projektin “Ndërtimi i Urës që lidh Komunën e Junikut me fshatrat Gjocaj dhe Jasiq”.

Ishte Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ai i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të këtij projekti.

Shehu theksoj se vitin e kaluar fshatrat Gjocaj dhe Jasiq kane qenë pike e investimeve duke asfaltuar rrugët që lidhin këto dy fshatra me komunën e Junikut.

Ndërsa ky projekt është vazhdimësi e premtimeve të dhëna që këto dy fshatra do përkrahen nga kryetari.

Kryetari i komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka për përkrahjen e vazhdueshme që kjo ministri ka për komunën e Junikut.

Shehu u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Tenderi 2.9 milionë euro për furnizim me mobilie për institucionet publike përfundon në OSHP

Published

on

Tenderi 2.9 milionë euro i Agjencisë Qendrore të Prokurimit për furnizim me mobilie për institucionet publike ka përfunduar në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Tenderi i shpallur më 28.12.2023 është pezulluar për shkak se konsorciumi “Standard Home Furniture L.L.C.” & “NNP Standard Plus” më 20.03.2024 është ankuar në Gjykatën e Tenderëve.

Ky konsorciumi është ankuar në OSHP pasi AQP e ka refuzuar kërkesën e tyre për rishqyrtim si të pabazuar bashkë me ankesat e katër operatorëve të tjerë ekonomikë. Konsorciumi “Standard Home Furniture L.L.C.” & “NNP Standard Plus” edhe pse ka ofertuar në të tre lotet e këtij tenderi, në asnjërin prej tyre nuk është rekomanduar për kontratë.

Në ankesën e tyre 15-faqëshe në të cilën janë renditur katër pretendime, ata pretendojnë se AQP ka rekomanduar për kontratë në Lotin e 3-të ofertën e papërgjegjshme ekonomike.

Në pikën e parë të ankesës, ata pretendojnë se Agjencia Qendrore e Prokurimit në refuzimin e kërkesës për rishqyrtim AQP pretendimet e tyre i ka deformuar dhe nuk i ka trajtuar në formën e kërkuar.

Në pikën e dytë të ankesës, ata pretendojnë se grupi i operatorëve ekonomikë i rekomanduar për kontratë në LOT 3 – Furnizim me inventar shkollor, ka nënshkruar vetëm aneksin 1 të dosjes së tenderit, por nuk ka prezantuar deklaratë të specifikacioneve teknike të detyrueshme, për mallrat e ofruar.

Më tej, në pretendimin e tretë ankimor thuhet se te kërkesa për realizimin e kontratave në tri vitet e fundit, grupi i rekomanduar kanë prezantuar projekte në vlerë 1 milion e 400 mijë euro, por nuk kanë prezantuar dëshmi se ato janë kryer në tri vitet e fundit. Po ashtu, në këtë pikë thuhet se njëri prej anëtarëve të grupit, “Madekos” ka prezantuar referenca për furnizime me pajisje medicinale, të cilat nuk kanë kurrfarë lidhje apo ngjashmëri me natyrën e tenderit.

Ndërsa në pretendimin numër katër të ankesës, thuhet se grupi i rekomanduar për kontratë në LOT-in 3, ka krijuar broshurë me përshkrim të saktë të çmimeve, duke e marrë nga aneksi 1 i dosjes së tenderit, e që sipas kësaj ankese, nuk ka qenë e lejueshme.

Në tenderin 2.9 milionë euro të AQP-së kanë aplikuar 8 ofertues, prej të cilëve 7 janë grupe të operatorëve ekonomikë, ndërsa vetëm një ka ofertuar si kompani e vetme. Rreth tre muaj nga shpallja e tenderit, më 06.03.2024 AQP ka publikuar vendimin për dhënien e kontratave për të tri LOT-et. Një grup i operatorëve ekonomikë është rekomanduar në dy LOT-e.

Në LOT-in 1 për furnizim me tavolina pune dhe dollapa është rekomanduar grupi i operatorëve ekonomikë “Wood Corporation” dhe “Madekos” me vlerë prej 148 mijë e 812 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Tirana, çmimet më të larta në rajon për apartamentet/2,545 euro për metër katror

Published

on

Qendra e Tiranës gëzon çmimet e banesave më të shtrenjta në krahasim me kryeqytet e tjera të vendeve të Ballkanit me një çmim prej 2,545 euro për metër katror.

Sipas “NUMBEO” që mat çmimet për produktetet e konsumit, por edhe për ato të shërbimeve, vetëm Beogradi gëzon vlerë më të lartë për sa i përket çmimeve të apartamenteve, shkruan Scan TV.

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut Shkupi paraqitet si vendi me çmimin më të vogël, rreth 1900 euro, për të vazhduar me Prishtinën, Podgoricën e të tjera.

Tirana prej vitesh tani si një qytet i mbipopulluar nga shqiptarët dhe jo vetëm, ka njohur rritje konstante për sa i përket rritjes së çmimeve të banesave, ku në varësi të zonave “stampohet” dhe vlera e apartamenteve.

Rritja e kostove të ndërtimit, migrimi apo urbanizimmi dhe rritja e taksës janë disa nga faktorët kryesorë që pritet të vendosi rekorde të reja përgjatë vitit 2024,  për çmimin e banesave me një rritje që pritet të shkojë deri në 20% më shtrenjtë se vitin e kaluar.

Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se sektori i pasurive të patundshme ishte tregu ku ishin investuar paraja më e madhe ne krahasim me sektorët e tjerë.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar në sektorin e pasurive të patundshme janë investuar rreth 103.18 mln euro, me një vlerë totale përgjatë viit 2023 që shkon përafërsisht në 325.45 mln euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro

Published

on

Dy ditë më parë janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmenti Kijevë-Dollc (llotet 2,3 dhe 4).

Vlera e ktyre kontratave është 21 milionë euro. Punimet pritet të fillojnë brenda pak ditëve.

Kontratat e kompanive fituese të tenderit tashmë janë publike.

Në garë kanë qenë gjithsejtë 26 operatorë, shkruan Indeksonline.

Loti 1 do të ketë vlerën e 7.3 milionë eurove dhe do të ndërtohet nga Rukolli, Saba Belca dhe Elmazaj Konstruksion.

Loti 2 ka vlerë mbi 6 milionë euro dhe do menaxhohet nga Empreus, Jaha Compani, Premium, Toifor, NNT ABC SHPK dhe Metag Insaat Ticaret.

Loti 3 është me vlerë më të ulët me 5.4 milionë euro dhe do të punohet nga kompania Lika.

Loti 4 ka vlerën më të madhe me mbi 9 milionë euro. Kompanitë fituese janë Famis CO-HC, SH.A KIT-AK, Gradnje, KAG-Asphalt Company./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending