Aktuale
Kompanitë e huaja kanë miliona euro borxh ndaj shtetit
Kompanitë e huaja që veprojnë në Kosovë i kanë borxh shtetit të Kosovës plot 3 milionë e 827 mijë euro. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në total borxhi i bizneseve ndaj shtetit, duke përfshirë ato vendore e të huaja, ka arritur mbi 218 milionë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Nuk janë vetëm bizneset vendore që nuk i paguajnë tatim shtetit. Të rregullta në tatime del se nuk janë as kompanitë e huaja që veprojnë në Kosovë. Borxhi i tyre ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) ka arritur në 3 milionë e 827 mijë euro.
Megjithatë kjo është shumë më pak krahasuar me borxhin nga bizneset vendore. Prej 90 mijë bizneseve, sa mendohet se janë të regjistruara në Kosovë, gati gjysma e tyre nuk ia paguajnë tatimet shtetit.
Sipas Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në total borxhi i bizneseve ndaj shtetit, duke përfshirë ato vendore e të huaja, ka arritur mbi 218 milionë euro.
“Borxhi i të gjitha bizneseve që kanë ndaj ATK-së është 218,490,944.87 euro. Borxhi i bizneseve të huaja të cilat veprojnë në Kosovë është 3,827,564.05 euro, kurse bizneset private kanë borxhe prej 214,663,380.82 eurosh”, kanë thënë për gazetën nga Zyra për Informim në ATK.
-
Infrastrukturë18 hours ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Aktuale3 days ago
Si u blenë 30 hektarë tokë për 25 euro ari në Malishevë?, vazhdon gjykimi ndaj ish-kryetarit Ragip Begaj
-
Infrastrukturë3 days ago
Nënshkruhen kontratat për ndërtimin e segmentit Kijevë-Dollc
-
Ndërtim2 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Çfarë është ndërtimi modular?
-
Infrastrukturë3 days ago
Konsorciumi i udhëhequr nga Züblin fiton projektin e madh të rrugëve ujore në Gjermani
-
Infrastrukturë3 days ago
Jinzhao i Kinës fiton kontratën e ndërtimit të portit prej 405 milionë dollarësh