Connect with us

Infrastrukturë

Kompania me pronar të dënuar për korrupsion fiton 15 milion euro nga tenderët e rindërtimit

Published

on

Një kompani ndërtimore në Shqipëri me pronar të dënuar për korrupsion ka fituar 15,5 milion euro nga tenderët e rindërtimit

Euronews Albania ka siguruar vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet të Rënda, e cila më 23 nëntor të vitit 2018 ka dënuar me 2 vjet e gjysmë burg biznesmenin Ylber Kalaja i cili ka korruptuar zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Burgjeve në këmbim të fitimit të tenderëve të ushqimeve.

Një kompani me pronar të dënuar për korrupsion ka fituar 15,5 milion euro tendera nga rindërtimi.

Euronews Albania ka siguruar vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet të Rënda, e cila më 23 nëntor të vitit 2018 ka dënuar me 2 vjet e gjysmë burg biznesmenin Ylber Kalaja i cili ka korruptuar zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Burgjeve në këmbim të fitimit të tenderave të ushqimeve.

Bashkë me të gjykata ka dënuar edhe ish.zv Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Iljaz Labi bashkë 3 administratorë kompanish të tjera.

Në nisje të hetimeve biznesmeni Kalaja i ndryshoi emrin firmës së tij nga “Vllaznia” në “Dajti Park 2007” dhe pasi u dënua nga gjykata, në fund të 2018-s u dhuron 50% të aksioneve djalit të tij Desart Kalaja dhe pjesën tjetër Lulzim Qefalisë, vëllait të ish- deputetit socialist Xhemal Qefalia.

Edhe pse me administrator dhe pronar të dënuar për korrupsion, kompania vazhdon të fitojë miliona nga tenderat e ushqimeve dhe pas tërmetit të vitit 2019, një tjetër specialitet i saj u bë ndërtimi.

Nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përmes një bashkimi operatorësh, “Dajti Park 2007” ka fituar 3 kontrata me vlerë 11 milion euro, ndërsa nga bashkia Tiranë ka fituar hartimin e projektit të rindërtimit në zonën e kombinatit me vlerë 4.5 milion euro.

Ligji për prokurimet publike ndalon pjesëmarrjen në tendera të kompanive që kanë një ortak të dënuar për korrupsion dhe vepra të rënda penale ose të personave që mund të kenë kontroll një vendimmarrjen e kompanisë.

Kjo nuk ka penguar që “Dajti Park 2007” të jetë një nga 6 firmat që kanë përfituar më shumë nga tenderët e rindërtimit.

Procedurat jo transaprente që ka hartuar ministria e Rindërtimit për prokurimet në këtë fushë janë kritikuar ashpër edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, por edhe pse ka patur kritika, asnjë nga këto vendime nuk është korrigjuar.

Vetë qeveria nuk ka marrë asnjë nga kreditë që ofruan donatorët në shkurt të vitit 2020 në konferencën e Brukselit, duke i lejuar vetes që të mos ketë organ kontrollues për tenderët./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Semaforët në qendër të Mitrovicës jofunksionalë prej javësh, qytetarët ankohen për tollovinë në trafik

Published

on

Mosfunksionalizimi i semaforëve në rrugën “Shemsi Ahmeti” e cila gjendet në qendër të Mitrovicës, po bën që në këtë pjesë të bëhet kaos me qarkullimin e veturave.

Në këtë pjesë të qytetit, shihet një numër i madh i veturave dhe këmbësorëve të cilët nuk mund të koordinohen pa shenjat ndriçuese.“Tollovi, full. Sa ke një kalimtare fëmijë kesh tu e këqyrë. As nuk e dike a është në semafor as ku është?” – ka thënë qytetari Rrahman Shala.

E Besa Shala qytetare e Mitrovicës thotë se komuna duhet ta rregullojë këtë çështje.

“Komuna duhet me marrë masa. Asnjë semafor në qytet s’e ke. Prej para Bajramit nuk janë duke funksionuar”- u shpreh Shala.

Një tjetër qytetar, gjendjen e sheh si gjysmë pozitive. Rrahim Grepi thotë se qytetarët po i japin përparësi njëri tjetrit.

“Tollovia me semafora është 50 për qind pozitive dhe 50 për qind negative. Nganjëherë është më mirë se po i japin njëri-tjetrit përparësi. Shumë ma lehtë, shumë ma mirë. Që 1 muj nuk janë t’u funksionu. Për neve si taksistë është problem se jemi në qarkullim nonstop”- ka thënë Grepi.

Kurse, Granit Tmava, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka thënë më 18.04.2024, se semaforët nuk janë funksionalë prej 3 ose 4 ditësh, teksa KALLXO.com kishte bërë fotografi me datë 09.04.2024, ku shihej se semaforët nuk ishin duke punuar.

“Tash e 3-4 ditë nuk janë t’u punu për shkak se ka dalë problem diçka me softeurin. Është duke u bë rregullimi i tyre. Po presim që në afate shumë të shpejta kohore me u rregullu. Ndihmë e madhe për komunikacionin është që me qenë në funksion semaforët, mirëpo është një defekt që ka ndodhë dhe po presim që me bë përmirësimin. Sa më shpejt nënkupton mund të ndodhë brenda ditës, nesër, varësisht deri sa të bëhet zgjidhja e problemit”- ka thënë Tmava./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Dhurimi i pronave, sa tatim paguajnë shqiptarët, risitë e ligjit te ri, kategoritë që përjashtohen

Published

on

Trashëgimia apo dhurimi i pronave nga qytetarët shqiptar nga një familjar tek tjetri, kanë bërë që të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatimi i paguar të dyfishohen.

Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,  në vitin 2023, janë paguar 84.4 milionë lekë në formën e tatimit nga ata individë që kanë bërë dhurime apo kanë lënë trashëgimi, me një rritje prej +116.6 për qind.

Vlera tatimore e paguar gjatë vitit të kaluar, ka qenë në bazë të ligjit të vjetër të tatimit mbi të ardhurat, sipas të cilit përjashtonin nga tatimi dhurimet brenda trungut familjar, raporton SCAN TV.

Konkretisht, sipas ligjit, të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria nuk tatohen.

Ndërsa në rastet e tjera norma tatimore e aplikuar është 15 për qind. Ndërsa ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat, i cili ka hyrë në fuqi në Janar të 2024, përcakton se përjashtohen nga tatimi:

dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë ligjorë në rradhë të parë dhe të dytë;

dhurimet dhe trashëgimitë të marra nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5 milionë lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues.

Si dhe kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme.

Edhe në këtë rast, përajshtimi nga tatimi bëhet nëse trashëgimtari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguara janë tatuar paraprakisht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi.  Në rastet e tjera norma tatimore është 15 %”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillon konferenca ‘Fortmed 2024’ në Universitetin Politeknik të Tiranës

Published

on

Konferenca Fortmed 2024 nisi sot në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Fortmed është një Konferencë Ndërkombëtare mbi Fortifikimet e bregut të Mesdheut. Ky është edicioni i shtatë i këtij eventi, i cili, duke nisur nga Tetori 2015, është zhvilluar në Valencia, Firenze, Alicante, Torino, Granada dhe Pisa.

Ky edicion i Konferencës Fortmed është organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me Università di Pisa, Università degli Studi di Firenze dhe Universitat Politècnica de Valencia (UPV), dhe është mbështetur nga Istituto Italiano di Cultura, Ministria e Kulturës and Qendra Muzeore Durrës.

Continue Reading

Trending