Kompania kosovare ndërton kullën ekologjike në Zvicër

0

Në prani të personaliteteve të shumta, ndërmarrësve dhe medieve zvicerane që kishin ardhur, ka filluar ndërtimi i kompleksit “Quartier des Cèdres”. Vëllezërit Orllati janë 80% financues të këtij projekti dhe, po ashtu ndërtues (Orllati Real Estate).

“Quartier des Cèdres” është një projekt ambicioz, i cili është paraparë të finalizohet deri në vitin 2025, ndërsa dje u vu gurthemeli i këtij kompleksi ekologjik prej 11.000 m2, me 17 ndërtesa, 700 banesa dhe 1600 banorë të rinj.

Elemen i veçantë i këtij kompleksi është kulla që do të jetë një ndër më të lartat në Zvicër, respektivisht 117 metra, e cila do të mund të shihet nga Franca. Ajo do ketë rreth 200 apartamente dhe 2500 m2 hapësira komerciale, njofton nga vendngjarja albinfo.ch. Karakteristikë e saj do të jenë drunjtë e mëdhenj (mbi 80) dhe drunjtë e vegjël gjelbërimi (mbi 3000), që do jenë pjesë e pamjes të kësaj kulle.

Ky lloj konstruksioni kërkon njohje specifike të teknikës ndërtuese.

Në fjalën e saj hyrëse, ministrja Jacqueline de Quattro përshëndeti familjen Orllati për punën e tyre të shkëlqyer të ndërmarrësve si dhe këmbënguljen në realizimin e projektit ambicioz “Quartier des Cèdres”. Sipas De Quattro, ky projekt është në pajtim me kohën dhe nevojën e kohës, duke evituar copëzimin e territorit dhe shtyn kulturën e ndërtimit nga kuantiteti drejt kualitetit.

Truri i kësaj storje të bukur të diasporës shqiptare në Zvicër, Avni Orllati, i lindur më 1974, me modestinë, por edhe me mprehtësinë e një ndërmarrësi të suksesshëm, tha se nuk synon të rrisë grupin e tij, por ta jetësojë, i cili veçse numëron 750 punëtorë, të angazhuar në 70 deri në 90 punishte.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here