Connect with us

Aktuale

Koment lidhur me Ligjin për Urdhërin Profesional të Arkitektëve

Published

on

Draft Ligji nuk është draftuar nga Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, por nga një grup pune i ngritur, me Urdhrin e Ministrit të MIE, nr.261; të 9.1.2019, grup i cili ka bashkërenduar konsultimet dhe procesin e hartimit, me përfaqësues të Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë si dhe të Shoqatave të Inxhinierëve me përfaqësimet e tyre. Ky komision, ka bashkërenduar punën me një tjetër grup të ngritur nga Ministri përgjegjës për Arsimin, me urdhrin nr.115, të 13.3.2018; “PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR PROFESIONET E RREGULLUARA NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, me qëllim përafrimin e plotë me Direktivën 36/2005/CE.

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë – pjesë e International Union of Architects UIA (organizmi i vetëm i njohur që bashkon arkitektët në të gjithë botën dhe organizata e vetme që vepron në nivel ndërkombëtar e njohur nga Unesco) – është funksionale prej një periudhe 31-vjecare, kohë e mjaftueshme për të qenë një strukturë e mirëpërfaqësuar dhe e konsoliduar. Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, për më tepër se 10 vite, ka qenë e interesuar që ky proces të formalizohet, e hapur që ky proces të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent, e interesuar që ky proces të përfaqësoj interesat e të gjithë arkitektëve me një platformë demokratike dhe jo degraduese, e interesuar që ky instrument që ofrohet, të përcaktoj kriteret për mirëfunksionimin dhe organizmin e profesionit të arkitektit, duke respektuar autonominë profesionale dhe parimin e shqyrtimit të pavaruar, garantimin e standarteve dhe ushtrimin e formalizuar të profesionit në një mjedis profesional ende të identifikuar tranzitor.

Nuk ka një projektligj surprizë, sepse ka vite që punohet për këtë projektligj, përtej paragjykimeve shpesh populiste dhe te adresuara gabim.

Kjo eksperiencë nuk është e izoluar vetem në mjedisin shqiptar, në të njëjtin format profesioni i arkitektit është i rregulluar në shtete si Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Suedia, Spanja, Belgjika, Bullgaria…Amerika dhe Kanada etj. Jemi përpjekur të ndjekim modelet më të mira, jo vetëm si referenca, por edhe si praktika funksionale në terma afatgjatë-duke mundësuar harmonizimin ligjor dhe dispozita të përbashëkta.

Duhet theksuar se ky është një angazhim shumë serioz i Organeve Ligjvënëse dhe Ekzekutive të Republikës së Shqipërisë. Puna e bërë deri më sot prej tyre, është raportuar dhe në kuadër të raportimeve të Shqipërisë në lidhje me përafrimin e Acquis për Kapitullin 3, që drejtohet nga MFE, dhe është prezantuar edhe në Komitetin për Tregun e Brendshëm, të mbajtur në prill 2020.

Procesi në tërësi dhe hartimi i draft ligjit kuadër, që harmonizon kuadrin bazë të funksionimit të UP, është përshëndetur nga Komisioni Evropian i cili ka dhënë suportin për të asistuar Republikën e Shqipërisë nëse do të kishte cështje për të cilat do të lindte nevoja për konsultim dhe u konsiderua si progres i dukshëm në kuadër të punës për përafrimin me direktivën 36/2005/EC./Media Ndërtimi.

Shkrim nga Matilda Pando, kryetare e Shoqatës së Arkitektëve Shqiptarë.

Aktuale

Energjia Elektrike pritet të shtrenjtohet sërish

Published

on

Mosekzekutimi i subvencionit prej 100 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës para pak muajve tash mund t’i kushtojë Kosovës deri në 5 milionë euro në ditë import, ose mund të sjellë shtrenjtim të energjisë.

Kosovarët prej ditësh po përballen me reduktime të energjisë elektrike. E që të kjo të parandalohej, Zyra e Rregullatorit kishte propozuar një subvencionim prej 100 milion eurosh nga shteti i Kosovës.

Këto mjete qeveria i ndau që të blihet energji më e lirë, por që nuk u ekzekutuan asnjëherë.

Nga KEDS thonë se edhe në rast se kjo ndodhë, tash është vonë.

Viktor Buzhala, zëdhënës në këtë kompani, paralajmëron se Kosova mund të paguajë shifra marramendëse për import të rrymës muajve të dimrit.

Nga Shoqëria Civile thonë se mos ndarja e mjeteve për energjinë nga Qeveria, do të mund t’iu kushtojë kosovarëve me rritje enorme të tarifave të rrymës.

Në këto ditë  vendi ka prodhuar afër 120 mega vat në orë më pak sesa nga kërkesa e konsumatorëve.

Continue Reading

Aktuale

AKP shpalli shitjen e re të aseteve përmes likuidimit nr. 58 

Published

on

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.58. Lista e tenderëve për privatizim me këtë valë të shitjeve përmban 40 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes shitjes së aseteve me likuidim nr.58 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 7 shtator 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull.

Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Bashkëlidhur (si më poshtë) gjeni shtegun me  listën e aseteve të tenderuara në këtë valë të shitjeve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Reagon “Prishtina Parking” për kontratën prej 750 mijë euro

Published

on

Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” SH.A. sqaron opinionin publik rreth disa shkrimeve dhe reagimeve të aktivistëve politikë lidhur me vazhdimin e kontratës “Shërbime për Menaxhimin e Parkingjeve”, ku vlera indikative për 36 muajt e ardhshëm është 750,000.00€ (shtatëqind e pesëdhjetë mijë euro).

Ndërmarrja sqaron se kjo nuk është shuma që do t’i paguhet Operatorit Ekonomik, por në bazë të kontratës së nënshkruar, Ndërmarrja do t’i paguajë kompanisë 15 % të të hyrave për çdo shërbim që kryen kompania e kontraktuar nga Ndërmarrja.

Ta zëmë, nëse Operatori Ekonomik kryen shërbime nga të cilat Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” inkason 100€ (njëqind euro), nga kjo shumë 15 % e të hyrave (15€) do t’i marrë kompania e kontraktuar për të kryer shërbimet.

Gjithashtu në bazë të kontratës së nënshkruar, Operatori Ekonomik ka për obligim të furnizojë stafin me pajisje elektronike si telefona dhe printer digjital, ndërtimin e një server room, vijëzimin e të gjitha parkingjeve në të gjitha lagjet e Prishtinës, vendosjen e tabelave vertikale, mirëmbajtjen e sistemit, si dhe trajnimin e stafit për përdorimin e sistemit.

Është me rëndësi të theksohet se kompania e kontraktuar ka krijuar softuerin dhe tre aplikacione: aplikacioni ku palët paguajnë me sms, aplikacioni për banorët rezident si dhe aplikacioni për smart phone, ku për to është investuar një shumë e konsiderueshme e mjeteve nga kompania e kontraktuar.

Prishtina Parking me punën dhe angazhimin e treguar është shndërruar në një Ndërmarrje model në vend, andaj çdo tentim për të prishur imazhin nga informata të pasakta të sponzorizuara që kanë dështuar të implementojnë sisteme të tilla, është i papranueshëm për ne.

Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” SH.A. fton mediat dhe qytetarët që për çdo informatë të drejtohen pranë zyreve të Ndërmarrjes dhe të mos publikojnë njëanshëm qëndrime nga individë politik.

Continue Reading

Trending