Featured
Kjo kompani pret dritën jeshile për ndërtimin e Hidrocentralit në lumin Bistricë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ka marrë një aplikim për ndërtimin e një hidrocentrali në lumin e Bistricës, në një seksion të kanalit të Çukës.
Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Alb BB Auditing” sh.p.k. dhe “Qendra e Vlerësimit dhe Zhvillimit të Pasurive Ujore” sh.p.k. ka riaplikuar pranë këtij institucioni pas dështimit një vit më parë për të siguruar dritën jeshile për ndërtimin e HEC-it “Saranta”.
Shkak për mosmiratimin e aplikimit herën e parë duket se ka qenë kapaciteti shumë i ulët prodhues prej 1 MW, pasi tashmë projekti ka dyfishuar fuqinë e instaluar në 2 MW.
Sa i takon shoqërive, “ALB BB Auditing” ka si veprimtari kryesore kryerjen e misioneve të kontrollit ligjor, të llogarive dhe të ekspertizave kontabël, ndërsa nuk paraqet asnjë eksperiencë në fushën e energjisë apo ndërtimit.
Ndërsa shoqëria “Qendra e Vlerësimit dhe Zhvillimit të Pasurive Ujore” sh.p.k., e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në vitin 2012, rezulton të ketë kapital prej vetëm 100 lekësh të reja. Përshkrimi i kompanisë thotë se ajo merret me vlerësimin e pasurisë ujore, por edhe zhvillimin e hartimin e projekteve për realizimin e ndërtimeve civile, industriale e hidroenergjitike.
Kjo është kërkesa e dytë pranë Ministrisë së Energjisë për ndërtimin e një hidrocentrali prej 2 MW, pas kërkesës për ngritjen e HEC-it “Gunja” pranë fshatit Guri i Bardhë.
Sakaq, interesi më i madh i investitorëve të brendshëm e të huaj është në lidhje me ndërtimin e parqeve fotovoltaike për shfrytëzimin e energjisë diellore.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë3 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë6 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Infrastrukturë2 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Aktuale2 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë8 hours ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë1 day ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë2 days ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York