Connect with us

Infrastrukturë

Kërkohet sërish pikëkalimi kufitar në Debëlldeh, çështja do shkojë deri në Bruksel e Washington

Published

on

Forumi për Bashkëpunim e Zhvillim Ndërkufitar mbështet banorët e brezit kufitar në kërkesën për pikë kalimin kufitar në Debëlldeh të Vitisë.

Banorët e brezit kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ka më shumë se dy dekada që po kërkojnë hapjen e vendkalimit kufitar në fshatin Debëlldeh të Vitisë.

Mbështetje për kërkesën e tyre po marrin edhe nga Forumi për Bashkëpunim e Zhvillim Ndërkufitar. Këta të fundit po thonë se këtë çështje do ta drejtojnë edhe tek ndërkombëtarët.

Në këtë kuadër, dje në Viti është zhvilluar një takim mes banorëve nga dy anët e kufirit me drejtues të Komunës së Vitisë.

Takimi u organizua nga Forumi për Bashkëpunim e Zhvillim Ndërkufitar në krye me Sabri Kadriun, i cili u prit në zyre nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, transmeton PlusTV.

Haliti tha se Komuna ka përkrahur vazhdimisht kërkesat e banorëve për pikë kalimi kufitar me shtetin fqinjë dhe sipasj tij, për këtë më herët, i është drejtuar edhe Qeverisë së Kosovës, por pa përgjigje.

Lidhur me këtë, i pari i Vitisë ka kritikuar mos zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2010 mes ish ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës Bajram Rexhepi dhe ish ministres së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Gordana Jankullovska, për kalimin kufitar, si nevojë e qarkullimit të banorëve nga të dyja anët e kufirit./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

U barten me vendime të falsifikuara, 10 hektarë tokë në Qyshk të Pejës i kthehen pronës shtetërore

Published

on

Pronës shtetërore i kthehen afro 10 hektarë të tjerë të tokës së tjetërsuar, në afërsi të Kullës së Ministerit në Pejë (Qyshk), ka njoftuar ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

“Falsifikatorët, tjetërsuesit dhe zhvatësit e shoqërisë kosovare, kishin tjetërsuar hapësirën prej 9,6 hektarë, duke vazhduar kështu traditën tashmë të njohur të tjetërsimit të pronës shtetërore, në këtë rast tek pjesëtari i komunitetit serb Mitar Blagojevic.”, deklaroi ministri Peci.

Sipas ministrit aktual të Bujqësisë, pasi mekanizmat e drejtësisë kanë verifikuar që procesi i bartjes është bërë nga vendime të falsifikuara duke u thirrur në një vendim të vitit 1976, Mitar Blagojevic mes të tjerash ka deklaruar:  “Kurrë në jetë nuk kam pasë tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë”.

“Guximi, parimësia dhe angazhimi ynë për rend, ligj dhe dekriminalizim po sjellin frytet e saja.

Vazhdojmë tutje…”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Faton Peci./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Banorët e Shipitullës ankohen se KEK-u nuk po ua kompenson objektet

Published

on

Banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit po ankohen se KEK-u nuk ua ka kompensuar objektet nga të cilat duhet të largohen për shkak se nga aty do të nxirret thëngjill për prodhim të rrymës. Ata kanë edhe ankesa të tjera për të cilat presin zgjidhje.

Përveç kësaj, banorët që kanë mbetur ende pa u zhvendosur nga fshati Shipitullë të Obiliqit, janë në hall edhe me pronat, raporton RTKlive.

Ata pretendojnë se ndryshe nga pronat, KEK-u nuk ua ka kompensuar edhe objektet. Nga kjo zonë do të nxirret thëngjill për prodhim të rrymës.

Përveç kësaj, shqetësim tjetër kanë edhe rrugën që i lidh me komunën e Obiliqit për të cilën ankohen se pritet të mbyllet.

“Ju kemi drejtuar KEK-ut, ministrit, kryeministrit, gjithkund jemi ankuar, nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri sot. Kjo rrugë që na lidh me Obiliq parashihet me u mbyll, për t’i kryer shërbimet na ose duhet të shkohet në Fushë Kosovë ose në Prishtinë. Çka o tu ndodh këtu është tmerr”, tha Fatmir Mjekiqi.

Një banor tjetër thotë se nuk po i lejohet të ndërtojë shtëpi në pronën e tij në këtë zonë. Xhemil Mjekiqi, tha se ata nuk i kanë lanë të ndërtojnë shtëpi aty për shkak se i kanë thënë se është zonë me interes./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Srebrenica do t’i riemërtojë rrugët duke injoruar gjenocidin

Published

on

Anëtarët serbë të Këshillit Komunal të Srebrenicës kanë votuar për riemërtimin e shumë rrugëve të qytetit, për t’i nderuar viktimat serbe të luftës, por duke e injoruar njëkohësisht masakrimin e 8.000 burrave dhe djemve boshnjakë më 1995.

Me gjithë kërkesat ndërkombëtare për ta rishqyrtuar planin dhe pas bojkotit nga anëtarët boshnjakë të këshillit, propozimi për riemërtimin e 25 rrugëve në Srebrenicë dhe fshatin fqinj, Skelani, u miratua më 15 prill.

Ky vendim është cilësuar nga kritikët si tentim i radhës për ta fshirë historinë e mizorisë më të madhe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

Sipas planit, një shesh dhe një pjesë e një rruge është riemërtuar “Republika Sërpska”, për nder të emrit të entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës. Një rrugë tjetër do të riemërtohet në emër të një komandanti kontrovers serb nga Lufta e Parë Botërore.

Muajin e kaluar, misioni i OSBE-së në Bosnjë e Hercegovinë e mirëpriti Projektin Rrugët për Paqe, një nismë nga të rinjtë e qytetit për t’i riemëruar rrugët duke përdorur emra gjithëpërfshirës dhe neutral, si “Rruga e së Ardhmes”, “Rruga e Tolerancës” dhe “Fëmijët e Srebrenicës”.

Ky vendim vjen në prag të një debati të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 17 prill, ku do të diskutohet një rezolutë e OKB-së për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995, e cila pritet të votohet më 2 maj.

Rezoluta është pjesërisht e ngjashme me rezolutën për gjenocidin e Ruandës, ku rreth 800.000 tutsi dhe hutu ishin vrarë. Drafti i saj është zhvilluar nga një grup vendesh, përfshirë Ruandën, Gjermaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending