Connect with us

Infrastrukturë

KEK-u nënshkroi 98 kontrata duke shkelur konkurrencën

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës për dy vite me radhë që nga 2018-ta e deri me 2020 lidhi 98 kontrata të negociushme me vlerë prej 377 mijë e 140 euro duke shkelur kështu konkurrencën.

Kjo është bërë e ditur në bazë të raportit të auditimit për Korporatën Energjetike të Kosovës.

Gjithashtu KEK-u kishte negociuar me 46 OE (media audio-vizuele) kontrata, çmimi i të cilave fillonte prej 2,000 euro deri në 8,400 euro në vit.

Por që KEK-u nuk kishte kërkuar nga asnjëri OE që të sillte çfarëdo dëshmie lidhur me numrin dhe llojin e audiencës (shikuesve, lexuesve), pra kapaciteti i secilit OE në drejtim të realizimit të objektivave të synuara të KEK-ut ishte i panjohur, shkruan Shqip.com.

KEK-u kishte lidhur këso kontrata vit pas viti duke shpenzuar mesatarisht 162 mijë euro në vit, pa e matur asnjëherë efektin e këtyre kontratave.

KEK-u nuk ishte efikas në menaxhimin e kontratës për riparimin e stacionit veprues. Kontrata është zbatuar me 10 muaj vonesë.

Disa aktivitete të prokurimit kishin rezultuar jo efektive për shkak të qasjes jo të duhur e prokurimit.

Së paku 81 mijë euro janë të bllokuara në stoqe me afat të skaduar të garancisë, (periudhë garantuese 12 mujore).

Bazuar në analizën e katër kontratave për blerje të kushinetave, rezulton se rreth gjysmës së kushinetave të blera iu skadon afati i garancisë ndërsa janë ende në depo, sepse nuk hyjnë në përdorim as 12 muaj pas blerjes.

Kjo mund të paraqesë problem sidomos nëse kushinetat e blera janë me defekte.

Po ashtu në këtë raport janë parapara edhe rekomandimet./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Komuna e Vushtrrisë i dha tender 147 mijë euro kompanisë që nuk i plotësoi kriteret

Published

on

Zyra Kombëtare te Auditimit ka gjetur se Komuna e Vushtrrisë kishte shpallur fituese një kompani e cila nuk i kishte plotësuar kriteret.

Tenderi për të cilin ishte zgjedhur operatori ekonomik që nuk i plotësonte kriteret ka qenë për “ndërtimin e rrugëve lokale në tetë fshatra” Loti 1 në vlerë 147 mijë euro.

Kompania fituese sipas ZKA-së nuk kishte plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, pasi që kishte bashkangjitur një marrëveshje me një gurëthyes e cila nuk ishte valide për periudhën e implementimit të projektit, raporton Kallxo.com

“OE fitues, për tenderin e sipërpërmendur, nuk ka plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, pasi që ka bashkangjitur marrëveshjen me një gurëthyes, e cila kishte afatin e skadimit deri më datën 11.10.2022, po ashtu, ky gurëthyes kishte licencë operimi vetëm deri më datën 11.10.2022. Më tutje, raporti final për këto punë është nënshkruar më 24.10.2022 në vlerë 147.859 euro, dhe afati i kryerjes së punëve është 50 ditë. Rrjedhimisht OE fituese nuk ka pasur marrëveshje valide për periudhën e implementimit të projektit”- konstaton Zyra Kombëtare e Auditimit.

Në raportin e ZKA-së thuhet se përzgjedhja e kësaj kompanie ka ndodhur si rezultat i kontrolleve të brendshme jo efikase në procesin e vlerësimit të tenderëve konform kritereve të përcaktuara në dosjen e tenderit dhe në njoftim për kontratë.

“Përzgjedhja e OE fitues që nuk përmbush kriteret e përcaktuara me njoftim për kontratë dhe dosje të tenderit, rezulton me shpërblimin e OE dhe në kundërshtim me kërkesat ligjore. Kjo mund të rrezikojë implementimin dhe mos arritjen e objektivave të parapara në projekt”- thuhet në raportimin e auditimit.

Për Komunën e Vushtrrisë raporti i auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2022 ka rezultuar me 21 rekomandime, prej tyre pesë rekomandime të reja, 15 të përsëritura dhe një pjesërisht i përsëritur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Komuna e Prizrenit ua lehtëson bujqve depërtimin në tokat e tyre

Published

on

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se është duke vazhduar realizimi i projekti të DBZHR-së “Hapja e rrugëve fushore” në fshatrat e Komunës së Prizrenit.

“Ndërtimi i infrastrukturës për bujqit do ta lehtësoj depërtimin në tokat e tyre për t’i punuar, gjë që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e bujqësisë.

Aktualisht ekipet përkatëse janë duke punuar në zonën e fshatit Korishë dhe do të vazhdojnë në rajone të tjera të territorit që administrohet nga Komuna e Prizrenit.”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ndikimi ekonomik i Manifesta 14 ishte 20.2 milionë euro!

Published

on

Manifesta 14 Prishtina shpalosi rezultatet kryesore nga anketa e saj e pavarur publike.

Studimi, i realizuar nga Instituti GAPdhe UBO Consulting, shqyrtoi aspekte të ndryshme të efektit të bienales në Prishtinë.

Veçanërisht, ndikimi ekonomik i Manifesta 14 ishte mbresëlënës me 20.2 milionë euro, me një kthim në investim 4 herë më shumë se shpenzimet publike.

Anketa e pavarur tregon se Manifesta 14 zgjeroi kuptimin për kulturën bashkëkohore, u angazhua me komunitetet lokale dhe ndikoi në ndryshimin e perceptimeve ndërkombëtare për Kosovën.

Për më tepër, trashëgimia e Manifesta 14 do të qëndrojë në Qendrën për Praktikë Narrative, një institucion kulturor në zemër të Prishtinës i menaxhuar nga profesionistë vendas.

Ne i gëzohemi Manifesta 14 Prishtina për suksesin e saj, fuqinë transformuese të artit dhe kulturës dhe ndikimin e qëndrueshëm në peizazhin kulturor të Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending