KD: Qeveria jashtëligjshëm shpall 8 fituesit e tenderit 88-milionësh

0

Edhe pse është nënshkruar kontrata për “Autostradën e Gjilanit” po del të ketë komplikime.

Operatorët ekonomik të cilët u shpallën fitues këtë tender nga Ministria e Infrastrukturës po del që të mos i kenë plotësuar kriteret për ndërtimin e kësaj autostrade.

Madje gjatë shqyrtimit të ankesave të operatorëve të cilët u eliminuan, eksperti shqyrtues i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) ka konstatuar se ka pasur kritere të cilat nuk i kanë plotësuar operatorët ekonomik të cilat janë legjitimuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe OSHP, tregojnë gjetjet e Kohës Ditore.

Disa nga kompanitë janë shpërblyer me kontratë, edhe pse kishin oferta më të shtrenjta se kompani të tjera në konkurrencë, e që ishin shpallur si të përgjegjshme nga vetë Ministria e Infrastrukturës, si autoritet kontraktues.

Ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan do të kushtoj 88 milionë euro.

Traseja e autostradës do të ketë kyçje në Banullë, dhe dalje në fshatin Verbicë të Zhegofcit dhe fshatin Bresalc.

 

 

REKLAMA