Aktuale
Kapitalizimi i bankave në rritje edhe gjatë tremujorit të tretë
Sistemi bankar e ka rritur nivelin e kapitalizimit edhe gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, treguesi më i rëndësishëm rregullator, ai i mjaftueshmërisë së kapitalit, në fund të shtatorit rezultoi 16.4%, nga 16.3% që ishte në qershor dhe 15.7% që ishte në fund të vitit të kaluar.
Mjaftueshmëria e kapitalit ngelet mjaft e lartë, duke pasur parasysh se niveli i kërkuar nga Banka e Shqipërisë është 12%. Ky tregues mat raportin mes kapitalit rregullator dhe aktiveve me rrezik të bankave, kryesisht kredive dhe investimeve të tjera.
Kjo tregon se sistemi bankar ka mjaftueshëm kapitale të vetat për të mbuluar rreziqet e investimit të marra përsipër. Në tremujorin e tretë, bankat e kanë rritur kapitalizimin, pavarësisht një rritjeje të kënaqshme të kreditimit.
Kjo tregon se rritja e mjaftueshmërisë së kapitalit ka ardhur kryesisht nga rritja e fitimeve dhe nga injektimi i kapitalit shtesë nga aksionerët e bankave. Në nivele të larta paraqitet edhe gjendja e likuiditetit.
Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti mes aktiveve likuide, me maturim deri në një vit dhe detyrimeve afatshkurtra me të njëjtin maturitet, në fund të shtatorit ishte 38.9%. Ky raport ka rënë lehtë gjatë tremujorit të tretë, për shkak se bankat kanë rritur kredinë si forma kryesore e investimit afatgjatë.
Sidoqoftë, raporti aktual është gati dy herë më i lartë se minimumi prej 20%, i parashikuar në rregulloren për administrimin e rrezikut të likuiditetit. Një nivel i lartë likuiditeti nënkupton se bankat kanë aftësi të mjaftueshme për t’ju përgjigjur tërheqjeve të mundshme të fondeve të depozituara nga klientët.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë3 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë2 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Infrastrukturë7 hours ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Infrastrukturë9 hours ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Aktuale2 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Aktuale8 hours ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë1 day ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj