Connect with us

Aktuale

‘Kam punuar për kursim të buxhetit’, thotë Betim Reçica i akuzuar për dallavere me tenderin e autostradës së Gjilanit

Published

on

Ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica i akuzuar për keqpërdorime në tenderin për autostradën e Gjilanit, ka thënë se çdoherë ka punuar në dobi dhe kursit të buxhetit.

Ai këtë deklaratë e ka dhënë të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku bashkë me të po akuzohen edhe tre zyrtarët tjerë, Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari Betim Reçica në fjalën hyrëse ka thënë se prokuroria speciale nuk ka arritur të sigurojë asnjë provë që të vërtetojë se është kryes i veprave penale për të cilat akuzohet.

“Nga analiza e aktakuzës do të vëreni se aktakuza nuk është e mbështetur në prova të ligjshme dhe nuk përmban asnjë provë të ligjshme më të cilën do të vërtetohet se unë në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm apo pozitave tjera kam kryer ndonjë vepër penale. Në ministri punoj që 14 vite asnjëherë nuk kam pasur ndonjë aktakuzë, çdo herë kam punuar në dobi dhe kursim të buxhetit. Për mua ka qenë absurde dhe e pakuptueshme se si nuk përfillet një organ gjyqësor si OShP-ja”, ka thënë i akuzuari Reçica.

Ai ka thënë se po akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare për shkak që i kishte kompensuar me paga shtesë punëtorët e ministrisë e që sipas tij, ky kompensim ka ndodhur duke u bazuar në ligj dhe marrëveshje ndërkombëtare, ku sipas tij, në Qeverinë e Kosovës janë aprovuar dhe votuar tri projekte që kanë interes kombëtar.

“Këta punëtor e përbëjnë zinxhirin e punës së ministrisë dhe si të tilla kompensimet kanë qenë komplet ligjore. Theksoj se përveç asaj që ka qenë ligjore dhe janë kompensuar punëtorët nuk ka asnjë element që unë muj me u njollos dhe mu akuzu kinse kam përfituar në emër tim apo të dikujt tjetër, çdo rrogë është kompensim për punët e jo përfitim i kundërligjshëm”, ka thënë Reçica.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së  Kosovës më 15 shkurt 2021, Reçica po akuzohet se në cilësinë e Ushtruesit së detyrës së Drejtorit te Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës gjatë vitit 2017, me qëllim të përfitimit financiar për kompaninë “Gjoka Konstruktion” nga Tirana, ushtroi ndikim të drejtpërdrejtë te Isa Berisha, Kryetar i Komisionít Rivlerësues dhe Leonora Limani e Mirdit Emini, anëtar të këtij komisioni, që ishin vartës të tij, duke i vënë në presion kohor që rivlerësimin e tenderit për ndërtimin e Autoudhës së Gjilanit ta kryejnë për 10 ditë.

Gjithnjë sipas aktakuzë, i akuzuari Reçica kishte kërkuar nga anëtarët e këtij komisioni që të shkojnë në takim me ministrin Pal Lekaj, e që pastaj ta shpallin fitues Operatorin Ekonomik “Gjoka Konstruktion” edhe pse nuk i përmbushte kriteret e tenderit më mirë se OE & GP& “Papenburg Adriani”, që e kishte rekomanduar Komisioni Rivlerësues, i cili për shumën prej 1,630,487 euro kishte ofruar çmim më të ulët se “Gjoka Konstruktion”, me çka për këtë shumë ka dëmtuar buxhetin e Kosovës./Media Ndërtimi.

Aktuale

Vazhdon largimi i Evropës nga gazi rus, hapet tubacioni i ri i gazit Norvegji-Poloni

Published

on

Gazi ka filluar të rrjedhë në Poloni përmes një tubacioni të ri “Baltik Pipe”, thotë operatori i gazsjellësit të vendit Gaz-System.

Tubacioni, i cili shkon nga Norvegjia përmes Danimarkës, është një pjesë e madhe e përpjekjes së Polonisë për t’u larguar nga varësia e gazit rus.

Megjithatë, puna për tubacionin filloi vite përpara pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, raporton skynews.

Gazi filloi të rrjedhë pak pas orës 4 të mëngjesit të sotëm (koha e Mbretërisë së Bashkuar) dhe tubacioni ka një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metra kub.

Ai vjen një ditë pasi u zbuluan rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën, megjithëse Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Poloni në prill pasi Polonia refuzoi kërkesën e Rusisë për të paguar në rubla.

Ndryshe, sabotimi është shkaku më i mundshëm i dëmtimit të tubacioneve të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

ATK inkason mbi 700 mijë euro borxhe nga bizneset

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se pas një aksioni të djeshëm në disa subjekte biznesore, të cilët kanë borxhe të pa-paguara, ka inkasuar borxhe në vlerën mbi 700 mijë euro.

Ky aktivitet është realizuar në regjionin e Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjilanit.

Në kuadër të këtij aksioni, sipas ATK-së, mbledhësit tatimor kanë mbyllur dhe sekuestruar prona të bizneseve për mos-pagesë tatimit, duke shtuar se të njëjtat aktivitete të mbledhjes së detyrueshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Përmes një njoftimi për media, Administrata Tatimore i njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime të pa-paguara, të kontaktojnë Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme dhe të paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos ballafaqohen me masa të konfiskimit.

Gjithashtu, nga ATK-ja kanë bërë thirrje që tatimpaguesit të jenë bashkëpunues në pagesën e borxheve të tyre, si dhe të njoftohen për mundësitë që ofron Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat në pagesën e borxheve tatimore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Strehimoret prej bambuje një zgjidhje pas shkatërrimit të rreth 1 milionë shtëpive nga vërshimet në Pakistan

Published

on

Përmbytjet katastrofike në Pakistan kanë prekur rreth 33 milionë njerëz, shumë prej të cilëve po kërkojnë ende strehim të sigurt pas shirave që dëmtuan ose shkatrruan më shumë se 1 milion shtëpi.

Ndërsa një e treta e vendit është e zhytur nën ujë, dhe ekspertët thonë se mund të duhen deri në gjashtë muaj që uji të tërhiqet.

E për të adresuar nevojën urgjente për strehim të banorëve, arkitekti Yasmeen Lari dhe Fondacioni Heritage i Pakistanit kanë punuar gjatë gjithë kohës për të pajisur njerëzit në provincën Sindh me aftësitë dhe materiale për të ndërtuar strehimore prej bambuje.

Strehimoret, të quajtura Lari OctaGreen (LOG), mund të ndërtohen nga gjashtë ose shtatë persona brenda pak orësh.

Sipas arkitektit Lari synimi është që të ndërtohen rreth 1200 strehimore të tilla, dhe deri tani janë ngritur rreth 350 të tilla.

Ky aksion i ndërtimit të strehimoreve prej bambuje është përkrahur edhe nga rajone tjera të Pakistanit, dhe synohet të ndërtohet 1500 strehimore për muaj.

Strehimoret nuk janë të kushtueshme, janë të thjeshta dhe nuk kanë impakt negativ në mjedis.

Çmimi për ndërtimin e një strehimoreje nga bambuja kushton rreth 25 mijë rupi pakistanezë që përkthehet në rreth 110 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending